Studentët shqiptar nuk pajtohën me vlerësimin në baza nacionale…

Analiza & Komente | Zef Prenka | 18.04.18 | 22:53

Më pyeti çuni im!

Babi, pse ne, në mërgim edhe pse shumica janë të sjellshëm, student të dalluar, punëtor shëmbullor, e rrespektojmë ligjshmerin e shtetit etj. dhe me gjithatë jemi të nënçmuar ( si popull)…!?
Ku qëndron defekti?

Politika?
Temperamenti individual?
(Mos)Rrespektimi Ligjit?
Apo çka dhe si?!

E shiqova tim bir me adhurim!!

Përgjigjen s‘ doja të ia thoja😕 sepse, sikur i kishte goditur të gjitha me radhë…

Pas ca belbëzimeve të mia, i thash;
paj, shiqo,ne… jemi popull i vogël, besa edhe i nënçmuar padrejtësisht, sepse, ishim të sunduar shumë shekuj me radhë, na tjetërsuan nga rrënjet tona, na ndërruan idealet, prekën thellë në kulturën tonë, e bastardhuan qëllimisht, traditat u përzien,
lindi „BESA“ sepse na mësauan TRATHTINË, shkenca nuk njihej si dhe sa duhej, na mësuan SHERR, prej sherrit dhe trathtisë u bënë gjaqet dhe gjithë kjo ndodhi si në Arenë luftimesh, ku armiqët kënaqeshin me dështimet e popullit tonë gjithnjë në zhdukje në pikpamje nataliteti dhe territorri etj. djal, etj…

Pastaj prej kultures orjentale  në atë sllavo ortodokse,sepse,neve na sunduan për një shekull sllavët, ku edhe bijet e popullit tonë u rreshtuan krah tyre, për të keqën e kombit…Pushtuesit e parë ( Otoman) na lanë analfabet ndërsa sllavet e keqpërdorën analfabetizmin tonë, na futën në vëlla -vrasjet dhe propaganduan gjithandej nëpër botë, përmes diplomacisë Serboçetnike, duke na shpallur botnisht  njerëz të „eger“ dhe konfliktuoz!?

Para lufte shumë nga të rinjët u detyruan të zhvendosen nëpër botë, përshkak të maltretimeve , burgosjeve, helmimeve, e tj. të politikes dhe dhunes së paramilitarëve serboçetnik…
Shumë nga ata bien në kontakte me njerëz, politikan , profesor, policë e deri në Bundestag duke treguar  realitetin mbi popullin tonë dhe jo, propagadat e Serbisë… edhe unë bëra të njëjtën gjë, bir! Informova ku munda dhe deri në instanca të larta shtetrore gjermane për gjëndjen e popullit tonë të shumëvuajtur, bile isha edhe në orën e mësimit në Gjimnaz , me kërkesë të profesorit, që t’i informoja drejtë mbi gjëndjen reale dhe vuajtjet e popullit e në veçanti të nxënësve, mësuesve, mjekëve etj.në Kosovën tonë atëtëherë të përflakur…

Atëbotë nuk njihja gjuhën gjermane dhe fillova me Anglishtën time, por kisha vështirësi dhe një vajzë kroate me pyeti nëse di kroatisht dhe ajo pastaj e përkthente plot entuziazëm, sepse ishin të acaruar  dhe bënin luftë Kroat dhe Serb.

Pastaj filluan të ndryshonin qëndrimet ndaj “ bindjeve“ që kishin për ne.

E dinin se kush është viktima.
Filluan ndihmat humanitare gjithandej…
Paguanim 3% të pagës për fondin e qeverisë “ Bukoshi“.
Paguanim edhe për fondin
“ Vëndlindja thërret“
Çdo fundjavë ishim në teren …

Misioni katolik shqiptar ishte i vetmi institucion fetar e kombëtar i regjistruar zyrtarisht pran gjykatës federative të Gjermanisë.Shefi i Misionit ishte P. Hil Kabashi, i cili kishte depërtuar deri tek Bundeskanzelar Helmut Kohl dhe kishte informuar detalisht mbi situatën në Kosovë, pra  luante rolin e Ambasadës…!?

Lindën partitë edhe në diasporë.Aty filloj prap një shpërbërje e lidhjes ndër mërgimtarë.
Kjo ishte e dhimbshme!!!
Filluan të rinjët që kishin arrit të fitonin ca para të silleshin keq nëpër mbrëmje argëtuese, diskoteka etj.rrahje, drogë, femra të dhunuara etj.

Kjo na humbi orjentimin dhe bindja dhe vlerësimi për shqiptar sapo filloj të zbehet..
Propaganda Serboçetnike gjithnjë aludonin në një fundamentalizëm islamik ekstremist…

Në fillim askush nuk u besonte… Por ata( politika serbe) vet ishin të inkuadruar në ketë dukuri, duke shfrytzuar varfërinë e popullit dhe futën elementet ekstremiste islamike…!?

Më vonë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës filluan të krijoheshin grupe islamike që nuk i kishim pa as ndëgjua  kurrë  ndër shqiptar…Ata u bënë pjesë e një armate të „Shtetit Islamik“( ISIS), të shpallur botrisht terrorist ekstremist islamik!?

Të rinjet Kosovar u manipuluan nga njerëz të shitur gjoja në emër të All’ahut xh.h.të vrisnin njerëz të pafajshëm …!
Kjo gjëndje e rëndoj shumë autoritetin e shtetit më të ri në botë.
Politika nuk kishte çasje, në fillim që ti parandalonte keto dukuri negative.
Tani duket që po vëhet një kontrollë rreth kësaj problematike.
Shoqatat e formuara kanë bërë një punë të shkelqyeshme duke afruar mërgimtarët rreth kultures, traditës, muzikës etj. Shqiptare dhe shkollat shqipe që po veprojnë gjithandej edhe pse jo me numër të kënaqshëm të nxënësve,  së bashku bëjnë që ti thuhet Jo asimilimit në baza kombëtare dhe po integrimit dhe shkollimit deri në shkallët superiore.
Pastaj janë dalluar shqiptarët e sukseshëm më biznes të cilët janë krenaria jonë pse jo edhe kombëtare.
Ata po ndihmojnë në mënyrë të veçant ekonominë e Kosoves …

Prandaj jemi në ketë situatë ku secili duhet të ndikoj pozitivisht me sjellje, këshilla, veprime etj.që të bashkpunohet me konzullata, me Ministrinë e Diaspores ,me Ministrinë e Arsimi , që të rrugëtohet sigurtë dhe nën kontroll të institucioneve legjitime shtetrore.
Ketë përgjigje munda që ta them biri im!
Krenohu që je shqiptar, por shqiptar i edukuar mirë dhe i sjellshëm, i sukseshëm dhe human, i durueshëm dhe patriot…!

Kështu përfunduan ketë bisedë duke, lënë mundësi të vazhdimit …!

Zef Prenka

Prill 2018

Stuttgart.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen