Sikur…!

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 22.06.18 | 10:06

Sikur…

Jam sot dhe për mot
Me botën Arabe!
Jam përmot edhe sot
Me botën Aziatike
Sot e gjithmonë do jem
Me hyjneshën Europa!
Isha dhe mbetëm i përvujt
Nga India e deri tek Afrika!

Unë jam edhe Amerika
Edhe pse larg,
jam vetë Australia!
Jam akull i veriut- Arktikut
I nxehtë si zjarr pa ndá
Si e shkreta Sahará!
Jam“ Tornado“, oqean jam
E më shumë jam puhi
Botën e dua me mirësi!

Gjithçka jam i kësaj bote
Sikur…!
Sot e dikur…
Si dikur dhe mot!
Njerëzimi të mëndojë
Sikur unë, sot!

Njeriu është unik
Me qënje dhe veti
ndahet nga karakteri
Kultura e tradita
Por, prap mbetët NJERI!

Sikur, t‘ í harrojmë
Inat e mëní
Sikur do e hjekim
T‘ mallkumen- lakmi
Sikur t’a duam- si vetën
Çdo njeri!
Ti do jeshë si unë
Dhe unë do jem, si Ti!

Zef Prenka
Stuttgart
22.06.2018

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen