Reportazh nga Pasditja Kulturore,që u mbajt me 23.06.2019 në Stuttgart

Reportazhe, Rrezore | Zef Prenka | 25.06.19 | 23:36

Në Stuttgart u mbajt dhe u realizua me sukses „Pasditja Kulturore“;Promo,Teatër, Argëtim nën organizimin dhe realizimin e QKSHSH.

Kjo ngjarje kulturore në Kryeqytetin e Landit Baden-Würtembergut- Stuttgart, tuboi jo vetëm bashkatdhetarët mërgimtar (shumica  prej tyre veprimtar dhe intelektual të pa lodhshëm të vlerave kombëtare),pastaj, institucione e asociacione nga Shqipëria, Kosova dhe të Gjermanisë.

Fillimisht programin e shpalli të hapur Sekretarja e QKSHSH në rolin e moderatores znj.Gjylie Lecaj.

Znj.Gjylije Lecaj- Sekretare e QKSHSH

Pas minutes në heshtje për të gjithë
të rënët për liri, të cilën para pak ditësh u festua 20 vjetori i Lirisë së Kosovës, fjala i takoi Zv.Kryetares së QKSHSH, znj.Mimozë Ahmetaj, e cila, elaborimin e aktivitetit të Qëndres e përshkroi si s’ka më mirë; me gjuhë karakteristike pa asnjë gabim sintaksor, me intonim zanoresh që të kënaqte veshin dhe jepte mesazh tek secili i pranishëm se si duhet të flitet gjuha jonë amtare.

Znj.Mimoza Ahmetaj- zv.Kryetare e QKSHSH

Edhe musafirët ishin koshient dhe të relaksuar me profesionalizmin e këtyre dy zonjave që,përfshi edhe znj.Asime Krasniqi, janë pa dyshim krenaria e jonë e QKSHSH- së dhe më gjërë.

Sekretarja dhe Zv.Kryetarja e QKSHSH
Znj.Gjylije Lecaj & Znj.Mimoza Ahmetaj

Në rendin e parë në formë gjysmërrethi, që rrethonte Skenën uleshin, ( nga e djathta) z.Vitor Spaqi-Kryetar i QKSHSH, Konsulli i përgjithshem Republikës së Shqipërisë në Gjermani Mr.Arten Hanku me znj.Hanku, zt.Martin Çuni, znj.Shkurta Dauti z.Pal Sokoli- Kryetar i LSHAKSH, Dr.Nusret Pllana,

Kryetari i QKSHSH zt.Vitor Spaqi me musafirët!

ndërsa nga ana majtë: Konsulli i RK në Stuttgart z.Besnik Miftaraj me znj. Miftaraj, z.Neki Lulaj me znj.Lulaj – shkrimtar, Don Albert Krista Misionar në MKSH për Gjermani, Sekretareja gjenerale e MDIS znj.Shyhrete Gosalci, znj.Maliqe Hashani- Drejtoreshë e Departamentit të Kultures në MDIS, zt.Burim Krasniqi( shef i kabinetit të zv.Kryeministrit dhe Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashit) dhe zt.Bekim Brestovci- Drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve nga UB Shqiptaro- Gjermane.

Konsulli i RK në Stuttgart shkelqësia e tij z.Besnik Miftaraj- Mik i madh i mërgimtarëve! Perfaqsuesit e MDIS, znj.Liza Gashi – Germin dhe zt.Bekim Brestovci

Pastaj Zt.Hafiz Gagica ish Kryetar i Kolegjiumit të degëve të LDK- së për Diasporë,Poeti madheshtor, zt.Mentor Thaqi,Prof Lekë Preçi – veteran i arsimit,zt.Xhevdet Syla- Kryetar i Shoqates “ Pavarësia“, zt.Jahja Gashi- Kryetar i Shoqates “ Nëna Tereze“ , zt.Ndue Lekaj – veprimtar,
Poeti Fran Tanushi- Sekretar i LKSHM.
Kryeredaktor i RTK Ridvan Berisha dhe Redaktori i Behxhet Beka etj.

Musafirë të QKSHSH

Programi filloi me paraqitjen e dokumentarit “ Ferdonija“ e autores znj.Shkurte Dauti, që të pranishmit i përlotën nga skena aq të ndjeshne dhe plot dhëmbshuri për familjen e shuar të nënë Ferdonje Qerkezi…

Laura Spaqi gjatë monologut…!

Nx.Laura Spaqi, përmes monologut përfitoi duatrokitje të gjata dhe sidomos me kënget e saja  e bëri publikun totalisht për vete..

Maestro Domenik Spaqi gjatë interpretimit!

Maestro Dominik Spaqi me Piano poashtu argëtoi të pranishmit që disa herë u shperbly me duartrokitje të gjata!
Skenari i pregaditur nga Zef Prenka dhe Gjylije Lecaj , do pasonte ndryshime të lehta, sepse, kishte kërkesa për pjesmarrje në promovime, recitime etj. që, gjetëm mirëkuptim me jurinë.

Poeti Mentor Thaqi gjatë interpretimit me monologun“ Ev shqipni ,ev“!
Një monolg përmbajtësor dhe që përkon me aktualitetin e kohës…!

Më pas, në skenë u ftua  Poeti Mentor Thaqi me një monolog të shoqëruar me tinguj pianoje nga Domeniku që përquan mesazh tek te pranishmit, për çka edhe u mirëpriten jashtzakonisht mirë!
Recital nga Poeti Neki Lulaj, “ Vdekja e dytë e Pjetër Bogdanit“ që poashtu u mirëprit fuqishëm nga salla.

Neki Lulaj- Shkrimtar dhe poet gjatë deklamimit të poezisë “ Vdekja e dytë e Pjetër Bogdanit“!

Skena u zbraz që të ngritej Dr.Nusret Pllana për të bërë reçensimin e Librit autobiografik të zt. Bekim Brestovcit.
Ishte një paraqitje briliante e Dr.Nusret Pllanes, ku me pas fjala i takoi autorit zt.Bekim Brestovci i cili , shkurtimisht e tregoi arsyen pse ky libër

Dr.Nusret Pllana duke referua librin “ Fati , Guximi dhe Suksesi i Bekim Brestovcit!

autobiografik“ Fati,Guximi dhe Suksesi“.Tema ishte shumë interesante.Libri i tij, ka një përmbajtje që, vërtetë herë – herë me dhebshuri, pastaj , përplotë sfida jetësore dhe pjesa e krenarisë për  guximin e tij drejtë sukseseve që e bëjnë një VIP të kohes  tonë.
Radha ishte të ftohej, Zef Prenka në skenë, në rolin e autorit dhe për të bërë një përmbledhje të kombinuar mbi dy skripta që,

Zef Prenka gjatë referimit të Monografisë -Vitor Spaqi- Veprimtar i shquar në atdhe e mërgim dhe Fletore informative mbi aktivitetet e QKSHSH!

QKSHSH kishte miratua vendimin për Monografi të Kryetarit të Qëndres Kulturore Shqiptare në Stuttgart z.Vitor Spaqi , Veprimtar i shquar në atdhe e mërgim dhe një Fletore informative mbi aktivitetet e kësaj Qëndre nga viti 2012 deri 2019.
Për Monografinë u tha që, kryesia me vendim unanim u përcaktuan për ketë projekt ku do autorizohej zt.Zef Prenka për t’i ftuar miq të Vitorit për t’i përmbledhur komentet dhe vlerësimet për përsonalitetin e tij.Ashtuqë, kishin arritur edhe nga Prizreni, Shqipëria,Maqedoni  Veriore, Kroaci, Mali i Zi, Gjermani, Zvicerr etj.pra nga e tërë Diaspora.
Monografia, tha Zefi, vetëm titullin e ka Monografi, në fakt është një Poligrafi sepse aty janë shumë miq të Vitorit me pronocime dhe fotografi nga aktivitete të ndryshme në vëndlindje dhe mërgim, që u përmendën me radhë…

Viror Spaqi- Kryetar i QKSHSH

Pastaj, fjala iu dha Kryetarit të QKSHSH z.Vitor Spaqi i cili falenderoi të pranishmit dhe Kryesinë e kësaj Qëndre që, siç tha ai ishte tejet i befasuar me vendimin e kryesisë dhe njekohesisht shumë emocione e kishin kapluar në momentin kur iu bë e ditur se Monografia ishte pregaditur për shtypshkronjë.

Zt.Vitor Spaqi & Zt.Bekim Brestovci duke dhuruar librat e tyre!

Ai, ketë dhuratë e pranoi si obligim dhe motivim për punë të më tutjeshme! Prandaj i falenderoj të gjithë miqët e pranishëm por edhe ata që nuk kishin mundësi pjesmarrjeje në ketë promovim u përfalë përzemërsisht.

Pal Sokoli-referim të librit “ Universi i Jetës“ i autorit Martin Çuni!

Dhe së fundit u bë promovimi edhe i librit poetik të autorit z.Martin Çuni,“ Universi i Jetës“ reçensimin e të cilit e bëri zt.Pal Sokoli.
Pozitë briliante të tij, të japin ndjenjën që, poeti flet aty-për aty me lexuesin, e vetdijëson, e zgjonë nga tretja në kujtime, i ofron freski mendore dhe shpirtrore etj.

Në koktej rasti-Dr.Bekim Balidemaj, Hafiz Gagica, Xhevdet Syla…

Grup pjesmarrësit gjatë pauzes!

 

Pjesmarrëse në event!

Foto e përbashkët me Konsullin e Përgjithshëm të RSh z.Arten Hanku!

Një pauzë 15

min.për t’u freskuar ishte rezervuar nga moderatorja znj. Gjylije Lecaj e cila si zakonisht me elegancë, sharm dhe stil prej zonje të vërtetë, e udhehoqi gjithë Skenarin  voluminoz, duke treguar shkathtesi për minutazhët e të ftuarve në Skenë.

Znj.Gjylije Lecaj

Pastaj u shfaq Monodrama e stilit “ One Men Show“ të aktorit të mirënjohur shqiptar zt.Herion Mustafaraj.

Aktori Herion Mustafaraj gjatë interpretimit në Monodramë!
Paraqitje ekstravagande!

Aktori, skenën e pushtio të tërën.Ndihej plotë zotësi dhe kurajoz!
Vetëm për pak minuta dhe Aktori e pushtoj sallën të tërë, duke e kthyer monologun edhe kombinim me dialog, që, vetëm një Aktor Hollywood-an mund të bëjë eksperimente të tilla, duke ngjallë intetesin për shikuesit tanimë të lodhur nga programi i zgjatur por shumë i pasur.
Herioni u bë në skenë „qull“ nga djersa, edhe nga vapa,por më shumë nga aktrimi profesionist!
Të qeshurat më zë të lartë tashmë s‘ mund t‘ i ndalonin edhe ata më seriozët.
Prandaj, Herioni hyri me shpejtësi në zemrat e publikut dhe ata mezi prisnin t’a përqafonin dhe të bënin foto animë Aktorin -Yll I Teatrit Profesionist Shqiptar.

Zt.Hafiz Gagica pranon Mirënjohje nga QKSHSH!

Foto e përbashkët e të gjithë lauratëve të Mirnjohjeve nga QKSHSH.

Mrekullia e këtij eventi ishte kur QKSHSH ndau edhe mirënjohje për  shumë miq meritor, por edhe për MDIS  dhe RTK.
Pas Monodrames kishte një koktej rasti dhe në mbrëmje Kryesia e QKSHSH dhe zt.Bekim Brestovci ftuanpër darkë miqë të largët.

Nuk ishim vetëm ne QKSHSH që ndamë mirënjohje, poashtu edhe neve na ndanë mirënjohje oër angazhimin, veprimtarinë dhe organizimin e mërgatës drejtë vlerave kulturore, letrare, etnografike, historike etj.që, Ministria e Diaspores dhe Integrimeve Strategjike i ndau Mirënjohje QKSHSH.Kështu Kryetari i QKSHSHz.Vitor Spaqi pranoi dhuratat nga znj.Shyhrete Gosalci – MDIS dhe nga Kryetari i LShAKSh z.Pal Sokoli.

Momenti kur Znj.Gosalci i dhuron Kryetarit të QKSHSH zt.Vitor Spaqit Mirënjohje dhe dhuratë një Libër me përmbajtje nga aktivitetet e MDIS.

Momenti kur z.Pal Sokoli ndau Mirënjohje për QKSHSH.

Në fund, do u jam shumë mirënjohës kolegëve të mijë, të Qëndres, për gjithë atë organizim madheshtor, që nga Salla, teknika dhe koktej në fund, ata ishin si çdo herë të gatshëm të përballen me sfida organizative: Sokoli Ahmetaj, Gustin Prekaj dhe Vilson Markaj, Valentini etj.
Po ashtu falenderim të veçant i drejtojmë aktorit tonë të mirënjohur zt.Vilson Spaqi për donacionin që dha ( por, edhe herave tjera ka ndarë mjete finaciare)në shënjë respekti për  ketë Manifestim kulturor; Promo, Teatër Argëtim.

Stuttgart
25.06.2019
Sektori për Informim &Media i QKSHSH
Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen