Turpi i shtetit të Kosovës, largojnë Ambasadorën e shkelqyer Lama, dhe dërgojnë në Rome një anonime

Analiza & Komente | Zef Prenka | 07.12.19 | 17:33

Turpi i shtetit të Kosovës, largojnë Ambasadorën e shkelqyer Lama, dhe dërgojnë në Rome një anonime

Skandalet në institucionet e R.Kosovës, sidomos në Presidencë dhe në MPJ, s’kanë të ndalur…!

Ambasadori është pasqyra e shtetit dhe jo „kukull për syret“ etj.
Ambasadorët janë autoriteti diplomatik dhe si të tillë e përfaqësojnë shtetin, në shtetet mike, të cilat kanë marrëdhënje diplomatike, politike, ekonomike dhe strategjike mes vete.

Pra, janë përsonalitete me peshë të madhe diplomatike dhe si të tillë duhet të përzgjidhën ata/ ato kandidat, me një pregaditje të lartë dhe që kanë një biografi të dëshmuar në shtet-ndërtim dhe jo, do si do…!?
Ajo që ndodhi me znj.Alma Lama, nuk i ka hije një shteti demokratik që, për tekët e  atyre që e kanë në dorë emërime e shkarkime të bëjnë pazare sipas simpatisë, apo edhe interesave të ngushta nepotike etj.
Shkarkimi me dekret i znj.Lama nga Presidenti Thaqi dhe zbatimi i këtij dekreti nga piuni i tij, MPJ zt.Behxhet Pacolli, s’ishte gjë tjetër vetëm një dështim total para diplomacisë dhe vlerave demokratike shtetërore, sepse, ajo u shkarkua pas dy vitesh punë të sukseshme dhe përfaqësim diplomatik i nivelit shumë të lartë, sepse Kosova nuk ishte mësuar të ketë një Ambasadore si znj.Alma Lama, e cila la gjurmë të thella në marrëdhënjet diplomatike mes Kosovës dhe Italisë!

Vlenë të ceket edhe fakti që, znj.Alma Lama, kishte një Background të përshtatshëm dhe meritor për Ambasadore, sepse, ajo përveq gjuhës letrare shqipe, që e flet në nivel të lartë gjuhësor e sintaksor,pra si gjuhë amtare, Alma flet rrjedhshëm edhe Italisht, Anglisht dhe gjuhët latine.
Me profesion Gazetare e cila është afër disertacionit, ajo u votua për deputete e Kuvendit të Kosoves dhe si e tillë la ulësen në kuvend për t’a ndihmue diplomacinë e shtetit edhe si Ambasadore!

Këto të dhëna janë të pakta në krahasim me biografinë e saj, por tejet të mjaftueshme që, të dëshmohet se, ishte në nivelin superlativ në krahasim me, para dhe pasardhëset e saja, në krye të Ambasadës së RK.në Itali përkatësisht në Romë.

Shtrohet pyetja:
Kush është znj.Lendita Haxhitasim?
Çfarë biogragie ka kjo zonjë që, as një informacion për të nuk ka populli e sidomos mërgimtarët që, nuk janë të pakët..?!
Si, mund të bëhën këso lojra të ndyra nga „elita e shtetit“, që, bëhën shkarkime të një Ambasadoreje  që shkelqeu në diplomaci, edhe në Kuvendin e RKs. dhe emërohet një tjetër ( me gjasë shoqe e znj.Vlora Çitaku dhe hiq më tepër) që,nuk e njeh askushi?

Si është e mundur që, të shkarkohet znj.A.Lama dhe subjekti politik të cilës i përkiste( LDK) pa asnjë reagim apo kërkesë sqaruese ndaj Behxhet Pacollit apo edhe vet Hashim Thaqit?!
Si nuk merret një Ambasadore e sukseshme, një deputete e vlerësuar në mbrojtje, as edhe nga shoqet e saja, deputete dhe anëtare të Forumit të Gruas në LDK?!
Si mundën kolegët e sajë – Gazetarët, por edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të heshtin karshi  kësaj dukurie fashiste që, i’u servua znj.A.Lama?!

Kujt i pengoi suksesi i Ambasadorës znj.A.Lama?

Si duket,PDK-së nuk i shkonte për shtati suksesi i saj dhe përmes saj, suksesi i shtetit të Kosovës!?
Por, jo vetëm PDK-së, suksesi o Almes “ vrau“ rëndë edhe kolegët e saj të LDK- së, sepse, ata/ato, sikur i’u gëzuan shkarkimit të kolegës së tyre…?!

Heshtin dhe nuk e dinë që kjo heshtje e tyre do i godas një nga një, të gjithë ata/ato që, gatuan në brumin e Presidentit Thaqi, piunit të tij Pacollit dhe zv.të tij A.Berisha, pastaj,Isa Mustafa, Vjosa Osmani etj.etj.

Nga ana tjetër,këto ditë pashë në media që, paska dorëzuar letrat kredenciale  te Presidenti i Italisë, një përson që se njeh askush, pra,
znj.Lendita Haxhitasim, si përson që, nuk e njeh,as lagjia e vet dhe ulet aty ku, nuk e ka asnjë meritë ( të paktën publike!)dhe askush nuk di se, si erdhi deri aty…?!
Këto lloje lojrash duhet të ndalën, të korrigjohën doemosdo dhe diplomacinë ta udhëheqin përsonalitete si znj.Lama, me dije,guxim, profesionalizëm dhe vetmohim…!
Përsonaliteti i sajë, është i pa kompenzueshëm në diplomaci sëpaku!?

Z.P.
Dhjetor
2019

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen