Shqiptar apo musliman?

OP-ED | Rrezore | 13.09.20 | 13:03

Shqiptar apo Musliman, je ti që vendos kush je, jo tjetri … !

Shkruan: Bajram Kabashi

Na janë prekur gjithndaj disa njerëz të mirë (por edhe shtinjak) rreth etiketës „vend musliman“ për Kosovën nga ana e Presidentit Donald Trump, zëvendëspresidentit të SHBA-ve dhe Netanjah-ut. Në të vërtetë nuk ka Shqiptare dhe Shqiptar, përpos islamistëve politik Anti-Shqiptar, që e pranon identifikimin e tillë religjioz të një pjese të kombit. Sikurse bëjnë „bik-ërit“ e „Arnautllukut“, që janë kolona e pestë e Turqisë neootomane në këtë pjesë të Gadishullit Ilirik. Eshtë e panatyrshme dhe tendencioze (ose naive), që ta quash Kosovën „vend me shumicë Muslimane“, përkundër faktit se në bazë të imponimit konstant të „zhurmës muslimane“ dhe imponimit të tejdukshëm për ta shndërruar në Muslimane me cdo kusht e mjet atë pjesë të popullit qe 21 vite, Dardania jonë jo vetëm që „duket“ si „muslimane“, por ajo ngjanë me një vend STËR-MUSLIMAN, mu ashtu sic deshti Turqia që e vazhdoj islamizimin-asimilimin aty ku e ka lënë në vitin 1912 si dhe Serbia, që gjithmonë në histori deshti të na zhbënte me helmin shfytyrues Islam. „Shumicë myslimane“ e përdorur në kontekstin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme si ideologji, është problematike. Kjo paraqet rrezik të madh kombëtar për Shqiptarët, pasi „përkatësia“ e pa qenë muslimane e një pjese të shqiptarëve në fund të fundit mund të keq-përdoret për ngashnjime e kusuritje të politikave të caktuara botërore. Ekstremi i djathtë, që është i pranishëm si në SHBA ashtu edhe në disa shtete të BE e kanë parë Kosovën në aspektin fetarë e jo atë politikë dhe kjo mbetët tepër e rrezikshme për Kosovën, megjithëse duhet pranuar se këtë „bisht“ Kosova ia ngjiti vetës, përpara se të etiketohej nga të tjerët.
Për neve si komb i ndjekur dhe i mohuar në histori, është jetike njohja si shtet prej Izraelit, që po ashtu e ka përjetuar zhdukjen dhe mohimin shumëshekullor, por me shtetin ebre ne nuk guxojmë të ndërtojmë marrëdhënje e raporte me baza religjioze (muslimane), për tu përdorur si ngashnjyes për marrëdhnënjet e ketij shteti me vendet arabe-islamike. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me ta, pos që jemi njerëz me të mirat e të metat e caktuara njerëzore. Si gjithë të tjerët. Ne jemi vetëm Shqiptar dhe si të tillë duhet të qëndrojmë në raport me këdo, pavarësisht përkatësisë religjioze apo joreligjiozitetit të tjetrit.
Ne jemi e duhet të jem i mirënjohës ndaj cdo kujt që e njef shtetësinë e Kosovës, por jo ndaj përdorimit të religjionit të caktuar që e praktikojnë një pjesë e shqiptarësh, për qëllime të caktuara politike. Shqiptarët historikisht nuk i kanë mbrojtur ebrenjt për faktin që ishin mysliman apo të krishterë, por për faktin se etika dhe zakonet njerëzore shqiptare nuk e lejojnë mundimin, dhunën dhe poshtërimin ndaj askujt që dhunohet sic dhunoheshin e rrezikoheshin ebrenjt.
Etiketat religjioze si „shumicë muslimane“ apo „pakicë e krishterë“, e dëmtojnë unitetin kombëtar shqiptar, pasi bazohen në të pavërteta, kur të gjithë e dijmë mirë se pjesa më e madhe e popullit janë afetar, indiferent në raport me fetë apo kanë qëndrime „oportuniste“ në raport me to.
Problemi më i madh për Shqiptarët mbetët një tendencë e hapur dhe mjaft e vendosur, që Shqiptarët e Kosovës me cdo kusht e mjet të shndërrohen në Musliman!
Une tendencën e tillë Anti-Shqiptare e kam vërejtur me kohë dhe për të mos qenë as dëshmitar e as përgjegjës në këtë theqafje Anti-Shqiptare, kam ikur prej Islamit!
Konsideroj se ai vendim ishte më i miri i mundshëm, pasi të debatosh me islamistët Anti-Shqiptar është si të fëlliqesh në një thes me mut, ku sa më shumë që shprushë e zhdavaritë, aq më shumë e ndien kundërmimin e erës së padurueshme.
Ne jemi popull i vuajtur në histori, popull i destinuar për zhbërje, zhdukje e asimilim, qoftë nga tuqit, serbët, grekët apo Islami „famëlartë“, që ende nuk heq dorë nga synimi për të na zhdukur, pasi Islami nuk njef kombe (sidomos Islami tashmë global), meqenëse ai vet është e do të jetë milet/umet i „profetit“ Mohammad.
Popull global, me përkatësi të njejt religjioze !
A mos po mendoni që e-zani i trishueshëm Anti-Shqiptar, tmerron rastësisht pandërpre në „Arnautlluk“, sidomos në „Kosovistan“?! …
Jo, jo!!
Ai kushtrim tmerrues arab me thirrje të pandalshme trishtuese, bëhet me të vetmin qëllim: që secilit me ia qitë ndërmend se nuk është Shqiptar, por Musliman!
Musliman me porosi dhe detyrim, Njejt sic ndodhi në natën e errët mbi 600 vjecare turke-osmane, kur me dhunë e terror na islamizuan.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen