Cikli “Kultura Shqiptare ne Shoqerine Amerikane”

Arkivi | admin | 24.04.11 | 08:19

Cikli “Kultura Shqiptare ne Shoqerine Amerikane”

Tome Mrijaj gdhend ne mermer viganet e kultures shqiptare

Eleonora Gjoka-rrezore.com

Eleonora Gjoka

 

Monsinjor Dr. Zef Oroshi, nje nga figurat me te shquara shqiptare akoma nuk njihet sa duhet nga populli i tij. Nga 40 kleriket qe denoi regjimi komunist, te tjere shpetuan shume pak, midis tyre edhe Zef Oroshi, ne saje te guximit qe pati per tu arratisur me 1952.

 

Vjen ne New York me 1955 dhe jeton midis 20-30 familjeve katolike shqiptare, qe kishte atehere. Fillimish themeloi “Lidhjen Katolike Shqiptare.” Me inisiative, me largpamje, shtron tek keta bashke – shqiptare ndertimin e kishes Katolike shqiptare amerikane. E paimagjinueshme kurajua, vendimi, puna per te mbledhur fondet per kishen e re “Zoja e Keshillit te Mire,” ne Bronx. Vlera te medha ka ngritja e ketij institucioni, per bashkimin e shqiptareve, edukimin e tyre, trasmentimin e kultures dhe traditave tona.

 

Fan Noli ka merita per ngritjen e kishes Ortodokse Shqiptare dhe ne te njejtin rang, me te njejtat vlera eshte dhe Dom Zef Oroshi me punen e tij per ngritjen e Kishes se pare Katolike Shqiptare ne Amerike. Noli kishte mbeshtetjen e qindra emigranteve shqiptare, shume prej te cileve biznesmene, te ardhur ne Amerike me deshire per te jetuar me mire. Kurse Dom Zef Oroshi u mbeshtet ne shume pak familje azilantesh, shumica pa familje, te ikur nga atdheu per te shpetuar jeten, nga kasaphanat qe kurdisnin tradhetaret e kombit qe solli ne pushtet serbi, nepermjet sistemit komunist.   

 

Ne Kishen e Nolit, ajo e Shen Gjergjit ne Boston, drejton At Artur Liolin, me disa qindra te moshuar e dhjetra te rinj qe frekuentojne kishen dhe shkollen.

Disa here kemi shkuar me Shoqaten e Shkrimtareve ne kete Kishe, po ashtu kemi vizituar varrin ku prehet im Zot Fan Noli, ne perkujtimoret e tij.

 

Po te shkosh te Dom Pjeter Popaj, vazhduesi i Monsinjor Oroshit, tek Kisha “Zoja e Shkodres,” do te gjesh mijra vete per cdo te diele.  Lexoni librin me vlera te Z. Tome Mrijaj, mesoni per Monsinjor Doktor Z. Oroshin, gjigandin e mendjes dhe te vepres. Lidhjet e Tij me Nolin, letershkembimet, shkembimi i experiences, nuk jane te botuara ne asnje nga 6-te vellimet jo te plota te Nolit.

 

Studjuesi i talentuar, Z. Tome Mrijaj, na njeh me shqiperuesin, publicistin, botuesin e buletineve kulturore, themeluesin dhe drejtuesin e shtypit katolik, ate qe themeloi e drejtoi kishen, intelektualin e palodhur, luftetarin per bashkimin e kishave shqiptare, vizionarin largpames e me kurajo te forte, mbi te gjitha atdhetarin e madh te lirise se popullit te vet, qe akoma po vuan pasojat ateisto – komuniste.

 

Tome Mrijaj, i jep vendin e merituar Mons. Dr. Zef Oroshit, ne librin Nje jete e shkrire per fe e Atdhe. Ai “ndezi nje qiri te pashuar per te,” sic thote Klajd Kapinova ne prezantimin e librit.

Gjate gjithe jetes Dom Zef Oroshi udhehiqej ne punen e tij te palodhur, nga  tre koncepte bindese: Fe, Atdhe, e Perparim.

 

Figuren e shquar te Monsinjorit (Titull i dhene direkt nga Papa Pali i Gjashte me 1974 ) autori e jep me se miri, gjate gjithe librit. Mons. Zefi ishte udheheqes i lindur. Aftesite e tij natyrale ai i zhvilloi me vullnet, edukate e studime. Njihte mire psikologjine e shqiptarit dhe me durim arriti ti bashkoje rreth kishes “Zoja e Keshillit te Mire,”

qe me vone e nderuan me emrin: “Zoja e Shkodres.”

 

Eshte histori ne vete, se si me te vertete Zoja e Shkodres, ( pikture e nje nene me nje femije ne dore – Shen Marise me Krishtin ) perfundoi ne Kalabri, kur erdhen turqit ne Shkoder me 1478, si e rikthyen vellezerit arbereshe, aprovimin nga Vatikani e vete Papa, deri ne realitetin e sotem tek Kisha “Zoja e Shkodres” ne New York. Kush nuk ka mundesine te shkoje tek kjo Kishe per ta pare, le te lexoje librin e Z. Tome Mrijaj, ku do te shohe se ajo nuk eshte thjesht shtepia e Zotit, as ndonje qender e rendomte kristiano – kulturore shqiptare. Kjo eshte Qendra me e madhe ne Amerike, kombetare, shoqerore, kulturore e Shqiperise.

 

Personazhet e Tome Mrijaj, jane heroj reale. Dr. Zef Oroshi eshte hero i tille i qe i ka dhene kultures sone, ka punuar per shqiptarizmin ne vazhdim te rruges se Fishtes e Mjedes.

 

Vepren e Monsinjor Oroshit e zhvilluan dhe e cuan me tej nxenesit e tij, Imzot Zef Simoni, Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjeter Popaj, Msgr. Dode Gjergji, Dom Lush Gjergji, Dom Anton Kcira, Dom Nikoli Pergjini, Dom Viktor Dedaj, etj.

 

Per Marie Shllakun, bijen e Shkodres, martiren e Kosoves, eshte shkruar ne librin tim “Imazhi i Gruas nga Mitologjia ne Boten Reale,” duke u referuar sipas librit te hulumtuesit, studjuesit, shkrimtarit, aktivistit fetar e shoqeror qe ka komuniteti yne, kolegut tim, Z. Tome Mrijaj, anetar i Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptaro – Amerikane.

 

Monsinjor Oroshi ishte I pregatitur per te gjitha.

Nje dite ai po kthehej nga Connectikut dhe cfaqi deshiren per te kaluar nga varrezat ”Sanit Remont” Aty ecen ne kembe deri te “Saint Peter’s Square. Tome Mrijaj mendoi se po shkonin drejt varrit te Dom Lazer Sheldise. Ne cast, Monsinjor Oroshi e pyeti se c’mendonte per rrasen perkujtimore te vendosur pak me tej!

I habitur Toma shikonte ne fytyren e Dom Oroshit dhe ne foton qe ishte vendosur ne rrasen e varrit, duke mos kuptuar se c’ndodhte.

Po! Ishte pregatitur Monsinjor Oroshi dhe per ditet e ameshimit, e kishte gati vendin ku do prehej me dinjitet pas nje pune aqe frytdhenese ndaj vellezerve te gjakut, te fese dhe te Kombit te vet.

Do te ikte per te vazhduar Lutjet drej Perendise, per Malesoret e mire te cilet e kishin mbeshteur ne planet e veta largpamese.

 

Po me duket shume heret Monsinjor ” I tha Toma me keqardhje!

Kjo eshte shtepia qe do te vijme nje dite dashje pa dashje, u pergjigj  si i menduar Mns. Zef Oroshi!

Aty ne ate varr, pervec datave te Lindjes dhe te Largimit,

Ndodhet dhe Lutja e pershpirteshme”

“ZOJA E SHKODRES, LUTU PER MUE”

 

 

Ja si shkruan z. Tome ne nje moment, per nje tjeter njeri me vlera te vecanta, Dom Nikolinin:

Thirrja meshtarake ze fill ne nje kamp internimi ne Shqiperine komuniste ateiste, ku Nikolini ishte syrgjynosur bashke me prindet.

Kur dy vellezerit e tij u arratisen per ne Sh.B.A, Nikolini degjonte fshehtazi radjon e Vatikanit ne vitin 1951, dhe I drejtohej me lutje, “Zojes se Shkodres”, Pajtores se Shqiperise.

 

Sot ai eshte ndihmes famulltar,aktiv dhe njeri I palodhur ne kishen,

“Zoja e Shkodres” Ne New York.

Ne librin qe po analizojme, me beri pershtypja gadishmeria e Dom Nikolinit per t’u gjendur prane njerezve sa here e therriste nevoja.

Po aty une gjeta dhe gadishmerine e Dom Nikolinit per te ndihmuar kolegen time dhe mesuesen e femijeve te mi ne shkollen “ Vasil Shanto ” Tirane, Dardanesha Gashi – Andoni, bijen e Profesor Ahmet Gashit njerit nga njerezit me reputacion ne shoqerine tone.

 

Eleonora & Kostandin Gjoka

Nju Jork

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen