Në kosovë sëcili qytet me universitet, me buxhet edhe pa buxhet

OP-ED | Dedë Preqi | 06.06.13 | 22:14

Është ndjenjë e gëzimit dhe krenarisë, kur në Republikën e Kosovës lulëzojnë sot plot shkolla dhe Universitete të ndryshme, të cilat na mungonin dikur sikur buka, rastet janë të shumta dhe specifikash të ndryshme, ashtu siq thotë edhe bota e civilizuar, se shqiptarët ishin të diskriminuar dhe në përdorimin e gjuhës së vet, të së drejtës për shkollim dhe arsim.

Dikur Kosova kishte vetëm një Universitet, të hapur në vitin 1969, i cili në fillim ishte shumë i varfër nga nfrastruktura e kuadrit dhe kualifikimëve, por ishte i fortë nga kualiteti arsimor e pedagogjik, nga i cili kaluan shumë gjenerata studentësh të njohur dhe doktor shkencash e akademikë të shumtë.
Mirëpo, në kohën e okupimit serb, Universiteti dhe shkollat shqiptare në Kosovë, u shdërruan në „shkolla podrume“, sepse dyert e Universitetit dhe shkollave u mbyllën nga forcat policore serbe, që i udhëheqi sistemi totalitar i kohës, dhe në mënyrë të veqantë malltretohen nxënësit, studentët dhe intelektualët shqiptarë, me çrast në shenjë revolte e pakënaqësie nxitën trazira në popull dhe në tërë Kosovën.
Sot në Kosovën e lirë e sovrane, në prag të maturës, po përgaditët një ushtri e madhe të rinjsh, të cilët do t’ia mësyejnë studimeve në Universitete e shkolla të ndryshme të Kosovës, duke i drejtuar sytë, shpresën dhe zemrën, që përmes kësaj rinie mvarët edhe ardhmëria e vendit.
Në kontekstin e demokratizimit të vendeve e të njerëzve, sot pa droje dhe pa paragjykime hapën kufinjtë kulturorë, arsimorë por, edhe ata historikë e politik ndërmjet popujsh të ndryshëm, ashtu edhe ndërmjet shqiptarësh, për faktin se edhe shqiptarët janë pjesë e njohur e kombeve të botës, të cilët kanë identitetin e vet kombëtarë, lirinë e shprehjes, arsimimit dhe kulturës , si të barabartë me njerëzit e kombeve të lira të botës.
Arsimi në Kosovën e pasluftës
Periudha e fillimit pas përfundimit të luftës 1999, e më tutje, karakterizohet me disa reforma të reja të arsimit nga gjitha nivelet, që nga edukimi parashkollor e deri te Universitetët, duke iu afruar deri dikund standartëve bashkëkohore, por me ndihmën e shumë donacionëve Evropiane e Ndërkombëtare, dhe nga kjo periudhë fillon të zhvillohet edhe sistemi privat i arsimit, i cili në një mënyrë e lehtëson reformimin e arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional, dhe Marrëveshja e Bolonjës në Arsimin e Lartë.
Hapja e Universitetëve të reja në Kosovë, krijon mundësi dhe kushte të reja në arritjen e mundësisë së studimëve me standarte evropiane dhe amerikane, si edhe krijohet nevoja për shngarkimin e numrit të madh të studentëve nga kryeqyteti, duke u shpërndarë në qendra tjera të qytetëve të Kosovës, ku mund të përfshihen edhe studentët për rreth rajonit.
Kosova si njëri nga shtetët më të reja në botë, është një vend me një mesatare të re të popullsisë dhe një vend mjaftë dinamik, por që ka popullsinë më të varfër në Evropë, i cili më se 30 % të popullsisë jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, nga të cilat vende janë krijuar marrëdhënie të mira dhe mundësi të reja për Kosovën, si dhe bashkëpunimi në marrëdhëniet e arsimit të lartë, duke u krijuar shumë kolegje (Universitete) private në Kosovë, nga shumë vende të huaja.
Hapja e Universitetëve publike një qështje politike
Pas një liste të gjërë të Universitetëve të huaja dhe vendore në Kosovë, tani nga Ministria e Arsimit në Kosovë, është planifikuar që të hapën edhe disa të tjera kolegje Universitare, në qytetin e Gjilanit dhe të Gjakovës, kurse tani janë mbetë edhe disa qytete të vogla pa Universitete, por në këto rrethana të kësaj qeverie, ndoshta do të lulëzon secili qytet me Universitet, me buxhet edhe pa buxhet.
Mirëpo, sipas Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë, ka pak kolegje(Universitete) të cilat i plotësojnë kushtet e akreditimit si Universitet, dhe ato kolegje që punojnë sot, nuk i plotësojnë këto kritere , bazuar në ekipet e ekspertëve të kësaj fushe, të cilët e kanë verifikuar gjendjen e këtyre Institucioneve në vend.
Është edhe diçka tjetër, apo më shqetësuese për shoqërinë kosovare, që sipas statistikave të vendit, varfëria arrinë shkallën e saj 29.2 %, dhe ajo ekstreme 8.2 %, prandaj, projektet e shumë planëve kozmologjike nga qeveria momentale, duhet të bazohen në kushtet ekzistuese të popullit të Kosovës, duke mos ndërmarrë plane të cilat e ngrisin nivelin e varfërisë, nëse kjo qeverisje nuk ka prapavija të tjera, sepse sa herë që afrohen zgjedhjet e reja, propozohet , apo premtohet ndërtimi i një rruge, një ure, apo një shkolle dhe Universiteti.
Reforma më e pranueshme e kalimit të kësaj gjendje është mundësia e punësimit të atyre që kërkojnë punë, të cilët janë shumica me kualifikime të larta dhe me diploma universitare pa punë fare, në mënyrë që të krijojnë kushte për mbijetesë dhe jo të mbetën rrugëve me diploma në xhep.
As një popull në botë, por as populli shqiptarë, i cili është i etur për liri dhe dije, nuk do ta kundërshtonte hapjen e një Universiteti në vendin e vet, por hapja e shumë Universitetëve dhe mbyllja e dhjetra fabrikave në vend, nuk do koment, se është më shumë se një degradim i shoqërisë dhe rinisë kosovare, se ta quajmë një përpektivë, apo zhvillim të saj.
Duke u bazuar në këto rrethana të kësaj qeverie, me ministrin e Arsimit R. Buja dhe kryeministrin Thaqi, deri në zgjedhjet e ardhshme, Universitete meritojnë edhe qytet tjera të Kosovës, sikur që është Deqani, Klina, Kaqaniku, Vitia, Graqanica, Rahoveci, Skënderaj, Suhareka, ndoshta edhe ndonjë vend tjetër, nga e kanë preardhjen të parët e qeverisë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen