Luli, iku duke i lënë gjurmët, veprat e tij të madhërishme

OP-ED, Rrezore | Mikel Gojani | 19.08.13 | 20:26

NË VEND NEKROLOGU

Shkruan: Mikel GOJANI

1.

Lulzim Saliquni, nga Jagoda e Klinës, të cilin pata rastin dhe privilegjin ta njoh, meqenëse jetonim në një largësi, mirëpo komunikimi ynë kryesisht zhvillohej përmes rrjetit social të facebookut, ka ndikuar që të njihemi dhe të shkëmbejmë përshëndetje, opinione dhe përvoja në fusha të ndryshme, kryesisht nga ajo e artit dhe letërsisë.

Gjatë këtyre komunikimeve, Luli më ka lënë përshtypjen e një personaliteti me vlera shumë të rëndësishme dhe shumëdimensionale, që e bën të kujtohet dhe të rikujtohet bashkë me veprat e tij.

Luli, iku në amshim duke mbetur vlera e një dëshmie NJERIU, të një talenti në fushën e artit dhe kontribuesi të denjë i familjes dhe i shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

2.

Kujtimet, përkujtimet, rikujtimet janë orët e mira, seancat shpirtërore që e mposhtin vdekjen.

Kjo shëmbëlltyrë e çmuar, ndërkaq është këtu midis nesh bashkë me veprat dhe kujtimet; është fryma e tij, lirika e jetës dhe e sfidave të saj, e dashurisë dhe e lirisë, për të cilën punoi boll, e vdekjes gjithsesi.

Provoni të mbylleni në odeonin e heshtjes dhe të vetmisë…! A nuk i ndieni hapat e dikujt, zërin e heshtur të dikujt? Është miku ynë i dashur, Luli, që na shoqëron, që na i dëbon ëndrrat e tija dhe shpirtrat e këqij. Është engjëlli ynë rojtës.

Luli ynë i shtrenjtë dhe me shumë vlera, qysh para disa ditëve të këtij gushti përcëllues, mbylli ciklin e jetës së tij pa i mbushur akoma tridhjetenëntë vjet mbi supe.

Kur erdhi në këtë botë, tek me të qarat e fëmijërisë iu online casino bashkëngjit korit të klithmave dhe pasthirrmave të atij realiteti të trishtë. Vinte si i dërguar nga Hyji për ta luftuar këtë të keqe. Nuk u ndal së vepruari deri në fundin e jetës së tij, për ta sfiduar atë.

Luli, gjendej kudo për t’i ndihmuar familjes, vendit dhe popullit të tij. Si të gjithë idealistët e botës online casinos ishte sfidues i jetës. Ai u mor me te pa drojë.

Një ditë e zezë e këtij gushti, vdekja e pabesë, ndërkaq i kishte zënë priten, duke na lënë të varfëruar përjetë, sepse tash e tutje do të na mungojnë ato fjalët e tij të ëmbla dhe me plot peshë; buzëqeshjet e tij, ngrohtësia e tij shpirtërore.

Vepra që ka lënë pas është kështjella e tij. Është mali, lumi, fusha e shkëmbi; është vendlindja (që e deshi aq shumë).

Aty e kemi Lulin tonë të dashur në çdo kohë.

Dhe ky është ngushëllimi ynë, i familjes së tij, i çdo njërit që e ka njohur.

Dhe, besoj, se Luli do të na fal çastin e dobësisë në këtë moment të ndarjes së përjetshme kur po i derdhim disa pika lot, duke e ndjerë si një borxh të vogël kundrejt gjithë atyre veprave të mëdha që na i ke lënë.

Lamtumirë, Lul i dashur!

Pushofsh në Paqe!

Shpirti Yt që rrezaton dritë u mishëroftë në qenien Tënde.
Klinë, gusht 2013

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen