Mesazhe për fund të vitit

Diaspora | Dedë Preqi | 29.12.11 | 19:41

Në vrullin e këtyre ndryshimëve të natyrave të ndryeshme shkencore dhe shoqërore,qëndron edhe kriza e mbrendshme e kundërthënieve që paraqesin pasoja të konfliktit njerëzor,ndëmjet asaj që është e „zhvilluar“ dhe asaj që ka mbetë vetëm si një proqes jete,që mund të quhet ndryshe,jetë e „arrnuar“sociale. Sëcila shoqëri njerëzore e drejtuar me dinamikat e proqesit teknik për zhvillimin e standartit njerëzorë,përsëri ka vakum në brendinë e vet,sepse ka mangësitë e nevojave konkrete shoqërore dhe nuk i përgjigjet kriterëve që i kërkon shoqërija në tërësi.Asnjë shoqëri njerëzore gjatë historisë së vet,nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat shoqërore,nga se, gjithëherë ka ekzistue diferencimi,apo dallimi i kategorive njerëzore,i pasuri dhe i varfëri,edhe në zhvillimin e demokracisë së sotme,sepse defektet mbrenda sistemëve qeverisëse janë të pa shmangshme dhe të korruptuara,sidomos në ato vende ku dominon anarkia dhe mos fuksionimi i ligjit.

Bota e shoqërisë njerëzore e ndarë në dy tabore,njëra është parimore,e cila punon dhe i prodhon të mirat njerëzore,e cila kontribuon dhe i ndihmon zhvillimit dhe standartit të jetës njerëzore,ndërsa ana tjetër e shoqërisë i takon anës jo parimore dhe jo civilizuese,sepse prodhon të kundërtën dhe katastrofën e njerëzimit,duke prodhuar materje shkatërruese,për t’a shkatërruar njerëzimin. Për ndërtimin dhe zhvillimin e standartit njerëzorë,kërkohet shumë punë e madhe,ndërsa për të shkatërruar atë,ka pak punë… Luftërat,kurrë në jetën e tyre historike nuk i kanë sjellë diçka të mirë njerëzimit,vetëm kanë sjellë pasoja të rënda,të cilat pasoja i  bartë një kohë të gjatë,edhe pse njeriu vetë ka qenë shkakëtar i tyre. Luftërat,akoma edhe sot nuk pushojnë,as këto ditë të festave të fund-vitit.Njeriu duhet ti shtrojë pyetje vetëvetës,pse nuk ngopët kurrë me urretje,me shtypje,me turtura,me dhunë ,me masakrime dhe me lloje të tjera të ndëshkimeve dhe barbarizmave më ç’njerëzorë që ekzistojnë, njeriu kundër njeriut. Sa mirë do të tingëllonte përshembëll; Në këto ditë të fundvitit,lindën disa foshnje të shëndosha dhe të bukura,në Lindjen e Mesme,në Irak,në Avganistan,në Siri,në Egjypt dhe në vise të tjera të botës,por e ndëgjon të kundërtën,sepse vritën,apo vetë-vritën në mesin e turmave të fëmijëve dhe njerëzve të pa fajshëm,që vdesin dhe plagosën shumë prej tyre.Vritën,apo vetë-vritën qindra njerëz nëpër xhamija dhe kisha,gjatë lutjeve të tyre fetare. Kjo është forma më e çoroditur e anti-njerëzimit dhe çmenduria më e pa konceptueshme e mendjes normale.

Edhe populli shqiptarë,sidomos i Kosovës,kishte ditë të errëta dikur…i cili përjetojë në shpirtin e vet luftëra të tmershme dhe barbare nga okupatori serbo-sllav. Politika e nacionalizmit serb ndaj shqiptarëve,edhe sot e kësaj dite e ndjekë rrugën e njejtë të urrejtjes kundër shqiptarëve,e cila rrugë edhe pse është e vjetër,po aq sa është edhe vetë shteti serb, e cila rrugë po ia bënë varrin politikës që përsonifikohet me emrin Millosheviq,e që në fakt,nuk ka përspektivë,sepse është e gabuar në parim. Duhet të ia lëmë historisë,që të dëshmojë dhe të na tregojë se,kush do ta merrë çmimin e meritar për të bëmat kundër njerëzimit. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës,përjetuam gëzimin më të madh gjatë historisë tonë kombëtare,pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Populli shqiptarë i Kosovës e ndjenë obligim moral dhe njerëzorë,që ti falenderojë të gjithë miqtë vet,ku do që janë në botë,në krye më SHBA-të,të cilët kontribuan për qështjen tonë kombëtare. Nuk duhet ti harrojmë ushtarët e UçK-së,të cilët e ujitën me gjakun e tyre rrugën e këtij projekti madhështorë.Nuk duhet ta harrojmë udhërrëfyesin e madh dr.Ibrahim Rugovën,i cili ishte arkitekti i themelit të shtetësisë së Kosovës. Për shqiptarët ishte pikësynim lirija,mbi të gjitha,dhe tani mbetët përgjegjësija dhe ndërgjegja e përgjegjësisë,për ti udhëheqë Institucionet e Kosovës dhe shtetit demokratik.

Edhe shqiptarët e emigrar në vendet e ndryshme të botës,ishin pjesë e rëndësishme në themelimin e shtetit të Kosovës. Edhe pse diaspora shqiptare e shpërndarë në gjitha këndet e botës,në çdo kohë dhe çdo moment,në shpirtin e saj e ndjenë frymëmarrjen  e Kosovës dhe merrë frymë sëbashku më të. Tani pranverat në Kosovë qelin lule të bukura dhe zogjtë këndojnë këngët e tyre pa frikë.Nëse duhet të mburrëmi,mos të krenohëmi nga asgjëja,sepse kemi edhe shumë rrugë të gjatë,për të arritë në „qendër të parajsës“. Pse të mburrëmi nëse kurgjë nuk kemi bërë për shtetin tonë deri më tani,apo në vend që ta ndërtojmë,atë e kemi shkatërruar duke e korruptuar deri në masë… Tani  është fundi i vitit,Qeverija duhet  të rrëfehët para popullit,sikur para Zotit,për të mirat dhe të ligat. Edhe pse njeriu është i zënë më sjellje të mira ,apo të liga gjatë vitit,duhet së paku të raportojë,apo të rrëfejë për veprimët e veta,duke ia tërheqë vëmëndjen të tjerëve,sepse motivi është gjithmonë një përpjekje për të mirë ,apo për të keq,që duhet të mësojmë ,apo të pësojmë. Urrejtjet,sharjet,fyerjet e tjera,nuk i zgjedhin problemet,përkundrazi ato i dyfishojnë.Zgjedhja e çdo problemi është toleranca dhe durimi i qëndrueshëm.Pëngesa më e madhe për zgjedhjen e problemit,qëndron në ashpërsinë shpirtërore,në mungesë të durimit dhe tolerancës. Njërëzit e botës nuk janë të njejtë,sepse natyra i ka bërë të veqantë. Por mundemi me qenë të njejtë,vetëm atëherë kur na bashkon puna,dashurija,harmonija dhe toleranca ndërnjerëzore.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen