Koha e filozofit ,“Lavdrim Marrëzisë”, apo e profesorit tonë ,“Fundrrinat“!

OP-ED | admin | 13.04.12 | 16:29

 

Nga Miradije Gashi-Stuttgart 

Miradije Gashi

 Kur hesht ndihem e thyer, kur nuk hesht e çmendur! Më mundon diçka kur shkruaj, edhe më shumë kur nuk shkruaj! Vallë ka diçka që nuk t‘zhgenjen sot?!  Ndalem pyes veten time, ç’është duke ndodhur? Koha e filozofit R.“Lavdrim Marrëzisë”, apo e profesorit tonë M.“Fundrrinat”!  Ajo qe më bënë përshtypje çuditërisht  është se si padashur zëri im i brendshëm peshperit, vallë duhet ndërgjegjësuar këta njerëz?  Teksa imagjinoj këtë pyetje,  hedh shkarazi një vështrim shkrimit të profesorit, edhe pse s’dua ta rikujtoj serish atë skicë të dhimbjes së para pesëmbëdhjetëvjetësh. Me vjen të qaj edhe të qesh, kur ne fakt nuk është aspak për të qeshur sepse  s’me pelqen te përkufizohem në gjëra që hapin plagë. Edhe nese arrij për një çast të perceptoj ndryshimin ndërmjet “Fundrrinave”dhe “Lavdrim Marrëzisë”, më duket dilema qëndron sot e tërë diten në rendin e shoqërisë tone djallëzore të cilët shtiren si miqë! Alternativa e fundit ka mbetur të shkruarit, por kërkohet ndryshuar përfytyrimi dhe koncepti i vetëdijes së vetë qytetarit nga shprehjet kaq vulgare, kaq intolerante. Po nga këta filozofë dikurë lexuam; se njeriu mëson nga paturpësia, nga egoizmi, nga injoranca, mëson nga pavetëdija më një fjalë mëson nga gjestet e ulta.  Nëse gjithçka vazhdon me ritme intrigash dhe inskenimesh nga njerëz që nuk kanë mënyrë tjetër për të jetuar, vetëm fjalorin me një shkallë intelekti të ulët, të lë për të dyshuar së vërtetë është ngritur një shtresë njerëzish më veset më të këqija vetëm për të rrënuar këndo e kudo. Ndjenjë kjo që ka kohë në shoqërinë tonë është krijuar një hendek midis tinzarëve të një çorganizimi  të organizuar dhe atyre nacionalistëve të dorës së parë që punojnë për të mirën e Kombit dhe Trojeve Etnike! Kjo na bënë të kuptojmë  së përveç që jetojmë larg atdheut, jetojmë jetën  edhe ne kontrast duke u përballur me djallëzitë e ndryeshme, të dhëmbjës sepse vetëm një shpirt që ka vuajtur me të vërtetë shumë, mund ta kuptojë ç’është njeriu, ç’është krijuesi, ç’është mëmëdheu, ç’është kurbeti,! Ne pothuajse çdo ditë kemi nevojë të takohemi për mes mediave të shkruara, por vetëm me gjuhën e miqësisë, e jo ndryeshe. Ne librin “ lavdrimet e marrëzisë“,  lajka luan rol të madh në jetë kur është ne pyetje etja për lavdi, bile nuk merr parasyshë maturinë  vazhdon tej dokrrave duke mos e nuhatur vërbërinë jetëshkurtër të dokrrës. Në të vërtetë kjo është komedia që luhet çdo ditë ne mesin tonë! E në këtë lojë ka njerëz që po bien viktimë nga egoizmat! Marrëzia merr nëpër këmbë edhe vetë drejtësinë e vazhdon gjithnjë me ironi e nuk  njeh pendesë, as keqardhje, nuk shqetësohet për ligësitë që bënë, s’kanë as turp as dashuri atdheu. Të marrët, nuk zgjedhin metoden e veprimit, thurin me fjalorin aq sa dinë, aq sa i lejon kaptina e kokës për të bërë shkarravina. Kënaqen dhe tallen kudo, nuk dinë t‘respektojnë të vlersojnë presidentin, ministrin, shkenctarin, atdhetarin, redaktorin, krijuesin, mësuesin etj! Ndërsa njerëzit e urtë e të ditur janë të varfër, durojnë dhembjen, janë shpirtmëdhenj! Kërkesa e parë nuk është një parakusht i nevojshëm për të ecur mbarë por vjen më shumë si rezultat i mendjes, vetëdisiplinës e vendosmërisë në këtë rrugë. Gjëja më e lartësuar tek njeriu është arsyeja. Nëse arsyeja dominon tek njeriu, ai i lë pas të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me obskurantizmin dhe egoizmin, pra bëhet i aftë për të qëndruar mbi këtë nivel !!!

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen