Mentaliteti kosovar në peshojë të drejtësisë!

Analiza & Komente | admin | 09.03.14 | 16:25

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve ndarje , ka kuptime të ndryshme, po në të shumtën e rasteve kjo fjalë përfundon në demin e njërës palë;
-Si për shembull ndarja e festave ka kuptimin , në festat nacionale të krijuara gjatë historisë . Ndarja e çmimeve (e librave, e dhuratave bëhet në bazë të vlerave si krijues, veprimtarë etj ). Ndarja administrativo-tokësore, ndarja e të ardhurave. Ndarja shoqërore e punës në familje në kolektive, po edhe në shoqëri . Ndarja e fjalëve në fund, në të përditshmen e të folurit në vlerësim debat, apo në ndonjë takim kulturor me fjalë të ëmbla e afron dikë, po edhe e hidhëron! Ndarja e punëve midis pjesëtarëve të familjes, gruaja (nga burri). Ndarja e tregjeve (te botës) nga superfuqitë. Vija e ndarjes kufitare krahinore apo rajonale gjithherë dikush është i dëmtuar marrim shembull rrudhjen e trojeve tona që kemi pësuar një ndarje kufijsh të pa drejtë në dëmin e kombit tonë. Ndarja e shoqërisë në klasa është një temë që do ta rrahim sot e cila në kohët e fundit ka lëshuar rrënjë si fenomen i ndarjes në familjes vëlla nga vëlla pa drejtësisht , me rrena intriga , mashtrim deri ne një degradim të shoqërisë sonë duke e cenuar moralin në sheqerinë karakterin dhe faktorin njeri.
Ky fenomen është në kundërshtim me të vërtetën e të tashmes, por as në të kaluarën nuk eshët përballur shoqëria kosovare me aq një nivel të ultë ne etiken njerëzore , morale të kulturës dhe të drejtësisë. Sot njeriu i sëmurë , njeriu i moshuar , i plagosuri , i varfëri
ish luftëtarët , ish të burgosurit politik nga regjimi serb, janë të ndarë në klasa bile
në klasën ma të fundit si pjesë e shoqërisë kosovare. Fenomenet e tilla nuk janë në përputhje me të drejtën, me rregullat a me ligjet e shoqërisë se zhvilluar, po kjo plagë në Kosove është shumë e shprehur. Aty ku duhet te shprehet realiteti solidariteti dhe humaniteti , pikërisht, aty shkelet, aty nuk mbrohet drejtësia duke filluar nga organet shtetërore deri të anëtaret e familjes së ngushtë!.
-Mendim i padrejtë epet në vazhdimësi për këtë kategori njerëzish ndoshta si ma krah thamë nga vet ndërgjegjja e tyre duke e ruajture etiken njerëzore , bien viktimë e atyre grackave dhe manipulimeve të tjetrit qe ne shpirt e kane paranë.
Në mënyrë të padrejtë, me padrejtësi rreshtohen ca kategori njerëzish ne polin tjetër ; jo siç është e vërteta dhe e drejta, duke i mbajtur anën dikujt dhe duke e shkelur të drejtën e tjetrit hasim në të përditshme e shoqërisë kosovare. Këto fenomene ne segmentet shoqërore prapë gjykohen shpesh përmes shtypit, apo nga gazetarë të ndryshëm , po edhe të pajisur me etiken e qytetarit ngrehin zërin e tyre .Ky fenomen i së keqes gjykohet edhe përmes humorit , që shpesh gjërat nga humori janë realitet dhe shpesh ndikon që humori të ndërhyj në këto veprime negative dhe ta realizoj synimin kritik ndaj të keqes qe reflektohet në parametrat shoqërore. Po , në ketë rang të krijimtarisë letrare hynë edhe krijimtaria satirike siç është një fjalë popullore „Qesh e ngjesh „.Shkrimet satirike janë që fshikullojnë me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të sarkazmit i lufton të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve dhe të shoqërisë. Edhe karikaturat janë shpesh të shoqëruara me tekste dhe dialogjet e personazheve zakonisht të shkruara më lart, ose më poshtë të imazhit.

image

Paraqitje e një karikature të realizuar nga vet autori i shkrimit Asllan Dibrani
ku pasqyron kryekasapin Sllobodan Milloshoiviqin në një karikaturë si synim
të rrënimit të globit botëror nga nxitja e një lufte të pa drejtë kundër shqiptarëve!
Përmbajtja e karikaturave është shumë e gjerë – thjeshtë bazuar në trajtimin komik të politikës të ditës të shprehura në vizatime, në humor ironik si citate nga kultura etj.
-Karikatura u zhvillua edhe të populli shqiptar sidomos pas luftës se dyte botërore sidomos në revista të ndryshme të botuara në gazetat ditore dhe javore. Arti gjerman në karikaturë ishte më i dominuari në Evropë .Disa nga këto karikatura janë për t’u konsideruar si propagandë e pastër nga perspektiva e sotme edhe me pasoja të gjëra në shoqërinë tonë. Në këtë kontekst tematik, po ju sjellim edhe një humor nga aktorët tanë nga e cila përmes humorit sjellin edhe gjysmë të vërteta, apo edhe si të vërteta nga e cila pasqyron ndarjen e një familje. Përmes asaj skene humoristike pasqyron drejtësinë në peshojë ne realitetin kosovar , për shkaqe te interesave të ngushta sa qe protagonistet kryesor janë tre vëllezër nga i cili në prizmin moral përpiqen të dalin ma trima , ma të besës .ma heronj ata qe kishin ikur nga lufta se sa ai që kishte qëndruar me armë në dorë duke e mbrojtur atdheun!!!???…

)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen