Cikël poetik nga Elena Përlaska-Kqira

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 09.04.15 | 19:50

Dje, sot dhe nesër

Nata ndjek ditën
e djeshmja mbetët
vetëm kujtim i
zbehtë i së kaluarës

Pëllumbat e bardhë të fatit
sjellin një ditë të re
si margaritar dhe dhunti
të natyrës lozonjare

E ardhmja mbetët
përherë një vizion
i paqartë dhe
formulë e fshehtësisë

*****************************

Ai dhe ajo

Ishim unë dhe ti
Befas erdhën
ai dhe ajo

Një shiqim i zbehtë
përshkoi fytyrat tona
të trishta

Me hapa të shpejtë
u larguan porsi
fantazmat e mesnatës

Ikja në heshtje
si udhërrëfyes i verbër
u përcoll me ndjenjën e fajësisë

Një dritë e zbehtë qëndron
në mes nesh
dhe reflekton
porsi pasqyr e thyer.

************************************

U ktheve përseri

U njohëm që më parë
atëherë kur pranverat
thurnin idilin e dashurisë.

Pastaj ike në një botë
të largët
duke lënë pas
një shpirtë të trazuar.

Muzgu i jetës
filloi rrugëtimin e gjatë
drejt shpresave dhe ëndrrave të reja.

E kaluara mbetët
si uji gurgullues
që kalon në urën e saj
dhe tretët në pafundësi.

U ktheve sërish
si një hije e misterit
që shpërndan retë
dhe hap rrugën drejt qiellit.

Imazhi im mendor
tani ishte
si një liqen i qetë
e pa dallgë.

Dritaret e mendjes
u hapën
drejt ngjyrave blu
të horizontit.

U takuam
nën hijën e hënës
u bashkuam
nën dritën e diellit.

Tani yjët
këndojnë për ne
himnin e dashurisë
“ Të dua“

Elena Përlaska – Kqira

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen