Gjeneratat e ardhshme nesër nuk do të dijë të flasë shqip ? !

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.07.15 | 21:29

I arsimuari ndryshon aq shumë nga i pa arsimuari, si i gjalli nga i vdekuri (Aristoteli).

Ramiz DËRMAKU
„Nëse na kanë copëtuar dhe na kanë ndarë të huajtë, pse ne sot nuk bashkohemi në mënyrë që t’i realizojmë detyrat, obligimet që kemi ndaj kombit e atdheut ! Mendoj se ky problem i rëndësishem kombëtar kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë.

Një pjesë e fëmijëve tanë, gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë! Në ditët bashkëkohore në diasporë ne jemi dëshmitarë të asaj se tek shumë fëmijë, të rinjë dhe të reja shqiptar në diasporë gjuha amtare ka kaluar në gjuhë të dorës së dytë. Këtë që themi nuk është shumë vështirë njeriu ta kuptojë, apo edhe ta përjetoj. Këtë mund ta kuptojmë e shohim më së miri nga vet angazhimi i ynë dhe i të rinjëve në diasporë, kur mungon angazhimi i familjes dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, dihet se çka i pret fëmijët e mërgimtarëve tanë. Si duket ditë e më shumë fëmijët e mërgimtarëve tanë po i nënshtrohen asimimlimit gjuhësor, sepse ata në banesat e tyre thuajse nuk përdorin gjuhën amtare por gjuhën e vendit dhe mesit ku jetojnë. Edhe këtu asgjë nuk mund të kalohet lehtë, Përsëri këtu duhet kritikuar Ministrinë e Diasporës- Minisrin dhe Ministrinë e Arësimit të Shkencës de Teknologjisë ( MASHT- së ), jo me qëllim të keqë.., por me i zgjuar nga gjumi sepse ata që janë përgjegjës për këtë. Kjo me të vertetë është shqetësuese për ne kur shohim se një pjesë e fëmijëve e çka është edhe më keqë., kemi edhe prindër të cilët vetin e quajnë intelektualë, ndersa fëmijët e tyre nuk dinë ta flasin gjuhën shqipe. Dhe shumë shpeshë gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë! Kjo dukuri negative- pra asimilimi, në vend se të luftohet nga ne ai po përkrahet nga disa matrapazë.
Kjo dukuri përbën një tragjedi e llojit të vetë. Në shumë vende perëndimore mësimi i shqipes bëhet në menyrë private nga prindërit. Në këtë kontekst vërehet edhe angazhimi jo i mjaftueshëm i prindërve në këte drejtim. Vërehet organizimi i dobët i mësimit plotësues për fëmijët tanë në diasporë. Më duket se askush nuk merret me këtë çështje! Le të ndalemi për një çast të gjithë së bashku dhe le të llogarisim se sa fëmijë shqiptarë në botë nuk e dinë gjuhën shqipe? Pse nuk komunikojnë dot me gjyshërit e tyre e me të afërmit? Le të ndalemi për një çast tek kjo gjeneratë e ardhshme që nesër nuk do të dijë të flasë shqip do ta ketë shumë të veshtirë të njohë historinë, kulturën, traditat e mrekullueshme të kombit tonë. Ata nesër nuk do të diejnë nga i kanë rrënjët e të parëve të tyre. Kjo gjenearatë e asimiluar me dashje apo pa dashje është një humbje e madhe e kombit, dhe kjo përbën një ndër fatkeqësitë e mëdha kombëtare. Meqënse jemi tek llogaria shtrohet pyetja:
„Nëse na kanë copëtuar dhe na kanë ndarë të huajtë, pse ne sot nuk bashkohemi në mënyrë që t’i realizojmë detyrat, obligimet që kemi ndaj kombit e atdheut ! Mendoj se ky problem i rëndësishem kombëtar kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë. Derisa deri dje ne na pengonte Serbia, kush po na pengon sot ?
Mërgimtarët tanë, së bashku me fëmijët e tyre dhe arsimtarët shqiptarë (jo vetëm ata të cilët punojnë vullnetarishtë ), bashkë me përfaqësuesit e diplomacisë sonë në vendet ku ata veprojnë, aktivistët e të gjitha partive dhe intelektualët tanë, duhet të marrin aksione konkrete për hapjen e shkollave plotësuese shqipe dhe për legalizimin e tyre, sepse fëmijëve të mërgimtarëve tanë ngadalë po u kanoset Asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe, dhe natyrishtë humbja e identitetit kombëtar është duke e bërë të veten. Deri tani Kosova nuk ka patur mundësi dhe kompetenca për ta bërë një punë të rëndësishme kolosale dhe kombëtare, kurse sot e ka një mundësi të tillë. Pra, me ligjet e aprovuara në bazë të Koshtetutës së vitit 1974, ishte e autorizuar ish/Jugosllavia për organizimin e formave të ndryshme të shkollimit të mërgimtarëve – punëtorëve tanë me qëndrim jashtë shtetit. Rol të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë luajtën këta faktorë relevantë: familja, mësuesi dhe shkolla. Sot kërkohet nga Institucionet Kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të atyre që jetojnë e veprojnë në trojet e tyre etnike, ( por të ndarë me dhunë nga armiqët tanë ), të ulen në një tryezë ku do të marrin vendime në nivel kombëtar, në mënyrë që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë.
Unë mendoj se tani shteti i Kosovës, ka edhe kempetenca që të merrë aksione të nivelit kombëtar, sepse të gjitha ato shtete që e kanë njohur Kosovën, ato do të lejojnë hapjen e shkollave shqipe në shtetet e tyre, ndërsa MASHT-i dhe Ministria e diasporës ti kryejë të gjitha punët tjera. Kemi patur rast të dëgjojmë se Personeli ndihmës i Konsullatës sonë në Shtuttgart (I. LL.), në vend se ta ndihmojë punën dhe funksionimin e shkollës shqipe në Badenwürttemberg, ai bënte përçarjen e punëtorëve arsimorë, të cilët këtë detyrë e kryejnë në baza vullnetare. Ministria e Arsimit e Republiës së Baden Würtembergut, për mësuesit shqipëtarë ndan një sasi të vogël të mjeteve materiale për punën e tyre. Por disa mësuesë e mësuese tona të cilët punojnë vullnetarisht, me seriozitet dhe përkushtim po punojnë për mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimui, z. I . LL. nuk u ndau të hollat. E shkaku ishte se po ata mësues duhet të kërkonin “lëmoshë”, pra të binin në gjunjë para tij! Nga mosdija apo për qëllime të cilat vetëm ai i di! Ai bëri orvatje që të gjithë personeli arsimor, pra mësuesit, ta dëgjonin atë. Ai me sjellje jo të mira .., filloi që arsimtarëve t’i hospitojë në orët mësimore, pa kurëfar paralajmërimi dhe pa kurëfarë leje, kjo i ngjanë shumë hyrjeve të inspektorëve të sigurimit, të cilët shumë shpeshë në Kosovë kanë hyrë në orët mësimore dhe i kanë nxjerrë nga ora arsimtarët shqipëtarë (Këtë ata e kanë bërë për ti frikësuar mësuesit tjerë )
Sipas z. I. LL. Thonte: Disa mësuesë, nuk duhet lejuar të ushtrojnë detyrën e mësuesit në diasporë ? ! Po, konkretishtë ata mësuesë me punën e tyre që kanë bërë me nxënës, kanë arritur rezultate inkurajuese në procesin edukativo arsimor, kulturor, muzikor, sportiv dhe kombëtar. Po ata mësuesë; siq është çifti bashkëshortor zonja Zejnie e z, Zeqir ASLLANI, z. Neki LULAJ, z. Hatixhe RAMADANI.., do ti gjeshë çdo herë në ballë të aksioneve; ç‘ofshin ato arsimore; Kuizi i Diturisë, përgatitjen e grupeve të ndryshme; kulturore, sportive, dramatike, folklorike, muzikore, valltarëve, etj. Po ata mësuesë me nxënësit e tyre shumë herë gjatë festave gjermane, jo që morrën pjesë, por ata u pritën dhe u shpërblyen me kupa, diploma, mirënjohje, për prezentim të mirë, dhe po ata krijuan dhe ndërtuan URA MIQESIE me vendësit – gjermanë, etj. Do të ishte e rrugës që njerëzit tillë duhet sa më pare ti largojmë nga vendet pëgjegjëse, sepse po ata i qesin hije të keqe imazhit të mësuesit dhe i shkatërrojnë fëmijët e mërgimtarëve tanë. Pra edhe z. M ,Gashi , duhet të largohet vetë nga kjo punë. Ajo deklaron pa fije turpi se jamë mësuese e 40- nxënësave ndersa realiteti tregon se ajo nuk ka patur kurrë numër të mjaftushëm të nxënësave. Të hollat që i ndanë pala gjermane, për kokë nxënësi, nuk i morrën disa mësues sepse ata ishin ( kështu mendonte ish . zavëndës konzuli në Shtutgart zoti I, Lladrovci) Po të informohej minitria e arësimit në Badenwürtemberg , aopo ta kuptoj këtë loj të pistë me siguri se dikush do paraqitej para drejtesise. Ndersa disa arsimtare ne klasë i kanë patur nga tetë nxënës .., e në media shkruajne ,thonë .., pa fije turpi., se mësimet e vijojnë deri në 40 nxënës. Po ta kuptojnë institucionet gjermane dikush do te ndodhet nëpër gjykatat gjermane. tëdisa ta kuptonte pala gjermane se ajo gënjen …, çka do të ndodhë ? ! Kësaj radhe po e mbyllim këtë shkrim me thënjet;

I arsimuari ndryshon aq shumë nga i pa arsimuari, si i gjalli nga i vdekuri (Aristoteli).
Person i arsimuar është vetëm ai i cili ka mësuar se si të mësojë të ndryshojë (Carl Rogers).
Personi i paarsimuar e përcepton veten vetëm si fenomen individual, personi pjesërisht i arsimuar e përcepton veten si shembull, dhe personi i arsimuar si përjashtim.
(Franz Grillparzer)
Nuk ka gjë më të marrë se ta largosh njeriun e arsimuar nga ajo për të cilën ai është shkolluar (Will Rogers).

Punuar me 12.07. 2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen