Urimi nga shkrimtari Mikel Gojani

OP-ED, Rrezore | Zef Prenka | 18.12.15 | 20:40

PËRSHËNDETJE I NDERUARI EDITORI I PORTALIT “RREZORE”, Z. PRENKA,
Ju uroj jubileun shumë të rëndësishëm dhe me interes tepër dimensional, 10-vjetorin e gazetës suaj elektronike, “RREZORE”.
Unë faqet e kësaj gazete i kam përcjellë që nga fillimi, po ashtu për aq sa më kanë lejuar mundësitë reale, kam bërë përpjekje që të jap kontributin tim me tema nga fusha të ndryshme të letërsisë dhe kulturës kombëtare.
Mendoj që për këtë dhjetëvjeçar kjo gazetë ka dhënë një kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave të mirëfillta, si në fushën e zhurnalistikës, politikës dhe të aspekteve të tjera letrare, artistike dhe kulturore.
Mendoj së qëllimi kryesor i kësaj gazete ishte t’i shërbejë shoqërisë shqiptare përgjithësisht, kryesisht në diasporë, si një arterie që lidh botën shqiptare në mërgatë, me rrënjët e Atdheut dhe të vendlindjes së atyre njerëzve tanë, të cilët për shkaqe të ndryshme ishin detyruar që t’i lënë vatrat e tyre shekullore dhe të migrojnë në vende të ndryshme të Perëndimit dhe në Amerikë.
Prandaj, gazeta “RREZORE”, bëri një punë kolosale që botën shqiptare kudo që është, ta unifikojë, së paku shpirtërisht, krejt me qëllimin më të ndërgjegjshëm, në ruajtjen e identiteti dhe entiteti i këtij populli, i cili historikisht ka bërë përpjekje dhe akoma bën përpjekje që t’i ruajë këto vlera kudo që gjendet anembanë globit.
Qëllimi kryesorë i RREZORES ishte (është edhe sot), që t’i shërbejë politikës shqiptare (me qëllim të përafrimit të koncepteve), t’i shërbejë letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare dhe të sjell midis këtij populli, më shumë dritë mendimi, më shumë dituri, më shumë vërtetësi…
Kriteret e përzgjedhjes për botim të teksteve të ofruara Redaksisë së Gazetës, ishin në shijet e redaktorëve përgjegjës, dhe shijet e tyre i nënshtroheshin asaj që ua prekte shpirtin; asaj që iu imponohej me vlerat që mbartnin shkrimet, madje edhe ato kur iu kundërviheshin. Ky kriter ishte edhe shprehje e frymës demokratike që pranonte brenda konceptit të saj gazeta.
Prandaj, mendoj që “REZORJA” për 10-vjet të jetës së saj, misionin e përcaktuar e kreu me dinjitet të lartë.
Uroj që gazeta “RREZORE”, edhe në të ardhmen të vazhdojë jetën e saj, duke ju uruar mbarësi dhe suksese.
Sinqerisht,
Mikel Gojani, Klinë – Kosovë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen