Ja, çfarë i dallon banorët në vëndlindje dhe ata në mërgim?!

Reportazhe | Zef Prenka | 19.08.17 | 16:27

Nga intervista ( të rastit) që bëra gjatë pushimeve në vëndlindje, në Shqipëri, në pjesë territoriale të vëndlindjes, tashmë të kontestueshme ( demarkimi) dhe të një serbi nga Graćanica ( takim rastësie), vërejta shumë ndryshime të pikpamjeve mbi realitetin politik, ekonomik dhe sociologjik.

Fillimisht me të zbritur në oborrin e shtepisë, patem një përshëndetje po aq normale dhe të zakonshme, sikur ne,të kishim qenë në piknik dhe jo në mërgim( një vit të plotë !).
-Si jeni? Si kaluat rrugës?
A pritet shumë në Merdarë?
Çfarë plani ke për keto dy-tri javë? Kur ktheheni? Kah doni të ktheheni, prap në Merdare, Medvegjë apo Dheu i bardhë…?! A ndjeve se sa ndeshje fatale kanë ndodhur?

Si përgjigje merrnin: .. nuk e di sakt, do shohim …!?

Kishim një dasëm dhe një „kanagjeq“ martesë të një kusherirëje.
Në darsem takuam miq e dashamirë që, kishte shumë vite pa i takuar..
Me disa u ç“mallem, disa injoronin, disa tjerë xhelozonin … Ne ndiheshim sikur para 30 vitesh, gazmor, të hareshëm, i rrespektonim miqësinë, ndërsa të tjerët ( vendasit ) nuk i kishin ato tipare. Nuk kërkohej angazhimi i rinisë ( si dikur), sepse… tash s’kemi nevoj për askënd të sherbej musafirët, të gjitha i bëjnë kamarierët e paguar…!

Edhe në kanagjeq ishte po thuaj e njëjta kulturë organizimi…

Takova miq të vjetër dhe unë u kënaqa! Kënaqësia ishte deri sa kujtonim ditët e rinisë.
Nostalgji e shkurtër!!!
Të gjithë, pra të gjithë ishin preokopuar me zgjedhjet e përgjthshme të 11.Qershorit dhe me ato lokale që mbahën në Tetor.
Pra, i tërë angazhimi ishte kryesisht interesi për ndonjë përfitim nga politika!
Bisedat ishin sikur “ me humor“, por shumë me ambicje…PAN-i ,LAA VV, komuna, drejtorat, ministrat…
Edhe unë dhash një kontribut të vogël…
Nuk mundëshe të qëndroja indiferent dhe të mos jepje sygjerimet. Më preokoponte forma dhe mënyra se, si ata e shihnin ardhmerinë! Nga politikanët kërkova unitet dhe përgjegjësitë ti ndajnë me të rinjët e shkolluar, të mos paracaktohën “ poste “ para se të dihën sa vota do ketë, ai/ajo, në zgjedhje.
Ata që kanë vazhdimisht marrëdhënje punësimi t’i lënë ambicjet përsonale, të punësohën ata që s’kanë në familje të punësuar etj.
Një kritikë që bëra, kishte të bëjë me infrastrukturën e qytetit, fshatrave etj.
Komuna resp.ministria e mjedisit sikur nuk kanë çasje në këtë dukuri shëmtuese…Ndërtime pa plan, pa strategji për të ardhmen! Kush ka „lekët“ mund të ndërtojë çfarë të dojë dhe ku të dojë!!! Nuk njohin konkurrencën në biznes, ekonomi dhe territoriale.
Objekte gjgante banesore, biznesore dhe ato, derë në derë. Rrugët ( sidomos nëpër fshatra) janë dëmtuar aq shumë sa që, edhe dy-tri vite do bëhen të pa kalueshme.
Nuk kujdeset askush për ekologjinë, shtratin e lumenjëve, hyrje daljet në vendbanime, pamja e jashtme e tyre etj.Më shumë ka pompa derivatesh se sa automjete( ekzagjerim imi!)
Edhe bizneset janë orjentuar në atë që thuhet“ të fitoj pa mundi e djersë“!
Pra, asgjë nuk prodhohet, pos birrës së Pejës, nga e cila ishte stërmbushur çdo kënd( qoshe) me shishe të thata sepse, na thanë që nuk i marrin veq atyre që janë në „gajbe“ arkë…!?Shishe plastike kudo.Gropa në rrugët nacionale gjithkund, aq sa rrezikonin jetën e çdo vozitësi!
Disa miq edhe pse i ftoja për kafe e llafe, nuk gjenin kohë, sepse kishin lënë punët t’i kryenin tani, kur mërgimtarët të vijnë…
Drini i bardhë, dikur plazhi më i preferuar i Gjakovarëve, tani është kthyer në lum, llymi, ujra të zeza, mbeturina të të gjitha llojeve.
Pra, vendlindje më erdhi keq për Ty, e bukura e ime, tani je nën dhunë të „ekspertëve“ që, s’ti njohin vlerat, s’ta njohin bukurinë që, frymzoheshin edhe poetët por, edhe kalimtarët e rastit..
………
Udhëtuam nëpër Shqipëri deri në jug.
U ndalem në Ksamil! Uji, ajri, pozita gjeografike, trashegimia kombëtare historike dhe mikpritja e atyre zonave ishte mahnitëse.
Saranda- kjo perlë bregdetare, bukuri përrallore pothuaj e ngulfatur nga makinat, sepse kishte vetëm dy rrugë: njëra të shpie brenda dhe tjetra të nxirrte jashtë qytetit.S’kishte rrugë alernative, s’kishte „Tranzit“ që t’a shpëtojë“ banuesin e përkohshëm“ – turistin!


-Butrinti, histori e lashtë, identitet dhe vlerë e rrallë e paraardhësve tanë, i stërmbushur me turistë shqiptar e të huaj. Hyrja 200 Lek p.P. por rregullimi jo i knaqshëm…Aty duhet të investoj shteti sepse mund të llogaritet „fabrikë parash“ në të ardhmen..

-Syri i Kaltër, “ mrekullia e tetë“ nënës natyrë në botë!
Aty gjithashtu kishte një taksë, por ndërtim rrugicash dhe kushte për vizitorë nuk ishin as minimum.Aty duhet po ashtu të kujdeset shteti.
– Kalaja e Gjirokastres, një monument i lashtë, nga më të vjetrit. Atë ditë kishte po thuaj 300 turistë të huaj.Ishte mirë e mbajtur edhe pse kishte korridore që, duhej hapur për vizitorët…!
Nga jugu drejt veriut, radhas, në Kryeqytetin e Shqiptarëve -Tirana .
Ka prosperua por, do akoma më shumë gjelbrim dhe sheshi kryesor përveq ujit, do duhej që të „mbjellin“ lisa në vazo të mëdha ( tonëshe), lëvizëse dhe në kushte normale të qëndrojnë,(afër 40 sish), kur duhet miting të largohen me kran…!
Nga tradicionalet zgjodhem ushqimin dhe udhetuam deri në Fishtë!
„Mrizi i zanave“ një guzhinë tradicionale, me prodhime vëndore ( lokale).
Verë Kallmeti, uji burimi dhe gatesë Bio, fare!
Aty nuk kishte asnjë vërejtje!


-Boga e Rugovës, pjesa më atraktive e turizmit në Kosovë!
Pjesë kontekstive demarkacionit.Gjithmonë e jona! Politika do ta falë( shes) apo dhuron…
Sa e mallshme, e dhimbshme të falet( shitet) api dhurohet…! E pa falshme!!!

Serbi me iniciale S.Ć. me tha: …“Boga mi… më mirë do kishte qenë që të luftonim para 50-60 vjetesh që të knaqeshim si tashti.Na patem kujtua se humbem çdo gja ketu, e nuk e kemi ditur që, kjo luftë na sjelli përfitime dhe pasuri marramendëse.Na edhe nga shqiptarët po përfitojmë edhe nga Beogradi por, pasha zotin edhe nga nderkombtarët.
Tash ia vlenë me qenë serb.
Gja s‘ na mungon veq femijve që s’kemi sa duhet…!
I thash,“ „harami“ nuk shkon gjatë! A nuk frigohi që iu mbetë në fyt, a“?
„Jo, jo“ tha, vet po na japin, nuk asht haram…! U ndava i dëshpruar, i pa pushuar dhe i pa v…

Por, mërgimtarët dijnë edhe të defrehën. Ne u mblodhem nga lagja jonë“mahalla e poshtme“ siç e kanë emërtuar dhe organizuam një mbrëmje të pa herruar…( fotot „flasin“ vet)
Z.P.
Gusht 2017

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen