Komandanti i luftës- Kryeministri i paqês!

Analiza & Komente, Diaspora | Zef Prenka | 11.01.18 | 20:15

Nga Agron Shabani,

KOMANDANTI…

Komandanti legjendarë i Dukagjinit, lideri i AAK-së dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, është hero i gjallë, respektivisht, njeri prej akterëve dhe protagonistëve kryesorë të luftës, lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Agron Shabani

Se këndejmi, e kaluara e lavdishme dhe heroike e zotit Haradinaj dhe familjes ose farfisit të tij, në menyrën me sublime dhe relevante, provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të njohur luftarak dhe kalorsiak të Haradinajve nga Gllogjani i Dukagjinit në të gjitha fazat ose etapat e ndryshme historike dhe patriotike të popullit ose kombit tonë shqiptarë. Respektivisht, epikën, mitikën, dramatikën dhe heroikën e pashoqe dhe tradicionale të Haradinajve.
Shqiptarët janë popull(komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë. Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe dramatikën e njohur shqiptare, janë simbolet dhe elementë (instrumentët) me të rëndësishme ose kryesore të qëndresës, heroizmit, sakrificës, rezistencës dhe ekzistëncës shqiptare. Duke i njohur ( rinjohur), provuar, vërtetuar ose konfirmuar kështu edhe praninë (prezencën) si dhe vet ekzistencën e pasosur ose permanente të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të të gjitha epokat ose periudhat e ndryshme historike dhe të tjera që nga Antika e largët dhe deri me sot. Kjo pavarësisht kurthave, intrigave ose dredhive të njohura të armiqve të ndryshëm shekullor ose gjakatar si dhe tradhëtarëve të kombit, për t´i kapur ose zëne në „kurthë“ shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm së bashku me qeniën e pavdekshme të iliro-shqiptarëve. Nuk dorëzohen kurrë Haradinajt Munomental dhe Emblematikë nga Gllogjani. Nuk ligën dhe s‘ dorëzohen kurrë shqiptarët e vërtetë dhe patriot si Haradinajt e Gllogjanit. Jo kurrë. Ata gjithmonë kthehën në trungun dhe pemën e tyre nacionale, familjare, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Respektivisht, kah brendia ose vetëvetja e tyre shtetërore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike, gjenealogjike etj. Kjo pavarësisht politikave, konjkuturave ose nomenklaturave të ndryshme ditore ose periodike. Aty janë edhe mitët, eposet, legjendat ose historitë e njohura mbi kryetrimin tonë legjendar, Gjergj Kastriot -Skenderbeun si dhe mbi trimat dhe tribunët tjerë shtetëror ose nacional të ngritura, skalitura ose projektuara në shkallë kushtrimi dhe amaneti të përjetëshem në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të iliro-shqiptarëve. Pa i harruar këtu edhe subjektivitetin modern dhe substancialitetin antikë në çështjët dhe aspektët e njohura fetare, kulturore, psikologjike, sociologjike, filozofike dhe të tjera të popullit (kombit) të lashtë shqiptar që i shpalosin ose deshifrojnë njëkohësisht edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me matafizikën e moralit të njohur fetarë dhe kulturorë tek iliro-shqiptarët. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe thellësinë e mendimit, besimit dhe veprimit (reagimit) të hollë dhe tepër të ndërgjegjëshëm e racional të çdo shqiptari ose patrioti të vërtetë.
Se këndejmi, mitët, eposet, legjendat ose historia e lavdishme mbi Haradinajt nga Gllogjani ose Jasharët nga Prekazi, gjithmonë na kthejnë kah brendia ose nga vetëvetja jonë tradicionale, historike, patriotike ose strukturalgjenetike. Ato janë një udhërrefyes i fuqishëm dhe tepër sublim për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhën. Amanet i Madh, Dekalog ose Testament.
Në këtë frymë, përballë qëllimëve, tendencave ose insinuatave të ndryshme djallëzore, meskine, sllavo-bizantine ose apokaliptike të demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm në çdo kohë dhe hapësirë: Qëndrojnë veprat ose përpjekjet e njohura kolosale dhe titanike të komandantit legjendarë të Dukagjinit, z.Ramush Haradinaj. Respektivisht, kauzaliteti, fisnikëria dhe çiltërsia e tij ndaj kombit dhe atdheut. Kjo pavarësisht asaj se kush janë bashkëpunetorët ose aletatët e tij dhe kënd ndodhët në pushtet Ramush Haradinaj. Madje, pavarësisht simpative ose antipative të ndryshme objektive dhe subjektive ndaj Ramush Haradinajt ose dikujt tjetër atje.
Në këtë frymë, Ramush Haradinaj dhe familja e tij, janë epoka dhe historia vet. Deshën apo nuk deshën të pajtohen me këtë fakt të gjithë ata që Ramush Haradinaj së bashku me komandantët ose çlirimtarët tjerë shqiptarë, i duan vetëm të vdekur ose të rënë dëshmorë. Ndërkohë që ushtrojnë poste ose funksione të larta nepër mekanizmat ose institucionet e ndryshme qeveritare, shkencore, kulturore, arsimore ( pedagogjike), kulturore, informative, parlamentare, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës.

ASH

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen