OH! Nga poeti Martin P.Lleshi

Rrezore | Zef Prenka | 06.02.18 | 23:36

 

Martin P. Lleshi

OH!

N’dritën e thyeme n’vetullën e një mali
dy pika loti vetëtinë qerpikun
n’trokin e lodhun me një qerre kali
afër me t’largëtit s’dallojnë mistikun

N’dorën e akullt n’fushnajë t’panteonit
t’dalun prej parzmi qysh n’zanafillë
shpërhapjeve t’ngrysuna n’gjizje t’faraonit
n’drunj t’vdekun blozue sythat n’kërcyllë

N’rrathët sizmik trandet merkali
n’synin e kohës n’retinë t’shtresueme
n’flatra t’kalituna hireve të zjarrit
plagëve të mbjelluna n’bjeshkët e bekueme

Tundue asht koha me gjarpën dykrenash
gjethëmbështjellë bulëzue ndrunin e vdekun
n’lavde t‘ pafekondueme barsun me hijena
n’trojen e lodhun yjet jan mekun

Po bie muzgu mëngjeseve të bardha
rrudhosun reliefet k’putun n’gërshanë
lumejve të gjallë po u shtohet radha
baticave të natës vërshue me hanë

N’pritje të yjeve zemrue asht qielli
n’aureolen hyjnore përhitun jan retë
n’vetullën e një mali vonue asht dielli
mallkimet e namuna trandën në det

Psalmeve t’thimuna n’sirtarët n’kallkan
n’shkaben e lashtë n’reliktet e mija
evropë converze mos m’thuej ballkan
Zot-ynë m’dha emën Adam-Pellazgo
Iliro-Dardania.

03.04.2016

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen