Opinion mjaft interesant nga Dedë Preqi

OP-ED | Dedë Preqi | 13.03.18 | 00:00

Dedë Preqi
ËSHTË KJO KRENARI MBI PARE, APO NJË BUDALLAKI SHQIPTARE

Sëcili popull e ka nga një e më shumë budallaki, të cilat kanë dallim nga njëra-tjetra, por kjo e jona, me b…mbi pare, e huazuar nga cilido popull i huaj, nuk duhet lakmuar dhe kjo përgjegjësi varët nga vetë ndërgjegjësimi i një populli, i cili në mungesë të ndërgjegjësimit dhe kulturës i tejkalon normat morale në cilindo rreth shoqëror, sikur ç’janë edhe kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët.

Ndërkaq, nuk do të thotë se, dikush i ka kushtet dhe mund të vendos vetë për gjëra të tilla, duke i paguar këngëtarët e adhuruar sipas qejfit të vet, të cilëve në një aheng të caktuar, në shenjë adhurimi e respekti i mbulon me pare, por bashkësia njerëzore në një shoqëri demokratike ekziston dhe vepron në saje të përgjegjësisë dhe ndërgjegjës që ndjenë njeriu për njeriun dhe populli për popullin.

Këto gjeste mbi të cilin mbështetët ky pohim ndodhin në shumë treva shqiptare edhe në Kosovë, por në veqanti në trevat shqiptare të Maqedonisë, kur në dasma dhe ahengje të ndryshme « parelinjtë » hedhin të holla dhe gjuajnë sikur fara në arë, duke mbuluar këngëtaren, apo këngëtarin në shenjë të mendjemadhësisë dhe asaj budallakisë së tij, që ndoshta pas ahengut nuk është në gjendje ti bëjë bukë as familjes së vet…

Nuk do të thoja se kjo traditë e ka burimin te traditat shqiptare, nëse i referohemi edhe traditave të huaja me gjeste të tilla, sidomos traditave turke, të cilat në fakt, që nga vitët e fundit, as ky popull nuk i zbaton këto mbeturina të kohës së vet osmane, si shprehi e natyrës primitive dhe abuzive brenda një shoqërie, e cila në këtë mënyrë nuk lë përshtypje normale dhe as njerëzore.

Kur emocionet e këtyre njerëzve të dalldisur nën ndikimin e alkoolit dhe daulleve të tupanave, dalin jashtë çdo forme normale e morale, duke hedhur dhe mbuluar këngëtarët me të holla që të disponojë mendjemadhësinë e tyre dhe rrethin se kinse është dikushi, duhet të na vret mendja dhe ndërgjegja edhe ndaj atyre njerëzve që janë motrat e vëllezërit tanë, të cilët janë shdërruar në lypësa të rrugëve, duke shtrirë dorën për një metalik, që të mbushin barkun e tyre të zbraztë nga uria.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të mësojë dhe këshilloj njerëzit që kanë këto pasione, të cilat shdërrohen në sjellje të çoroditura dhe nuk i takojnë kulturës e traditës shqiptare, por shembujt e tillë dhe dukja e gjestëve të këtij lloji, e zbret në një nivel të ulët dhe paralizon ardhmërinë e një populli, që ka traditë të vjetër të vlerave dhe manifestimëve të tilla në hambarin e vet kulturo-njerëzor e tradicional.

Jeta nuk do të thotë tjetër përveçse, të kënaqësh dhe të përbushëni dëshirat vetëvetës, edhe pse është e pa mundur të definohet kuptimi i jetës në mënyrën e përgjithshme te një individi, apo populli, por të marrësh përgjegjësinë që është e mundur në ndryshimin dhe kuptimin e saj, duke formuar fatin e një njeriu, apo fatin e një shoqërie, nga e cila je i rrethuar rreth e rrotull, sikur që është edhe kjo shoqëri e jona me plot sakrifica dhe mjerim e skamje nga njerëzit dhe pushtetët e korruptuara.

Derisa brengosjet janë të mëdha në mesin e shoqërisë tonë, kemi edhe plot budallakija tjera, që për një dasëm, apo aheng harxhojnë shuma marramendëse, sikur shembulli konkret nga komuna e Gjakovës, që vet deklarohen se për një dasëm kanë shpenzuar 100 mijë franga zvicërrane. Është e vërtetë se vetëm disa njerëz mund të shpenzojnë aqë të holla, por asnjëri nuk do të thoshte se ky është një standart i arritur, apo një standart i lartë i një ardhmërie njerëzore, duke bërë një gjë të tillë, që ndoshta, të gjitha këto shpenzime do të shdërrohen në momente të hidhura e të padëshirieshme, kur qiftat brenda një kohe të shkrutër do të deklarohen për shkonorizim, një gjë e cila ka ndodhur shpesh herë.

Të gjithë ata që me këto « budallaki » e shembuj të çmendur, mendojnë se janë të mëdhenj e të pasur, mendojnë se janë krenar dhe dikushi, që munden t’ua kalojnë të tjerëve dhe atë kapital e kanë fituar vetë me djersë, apo edhe pa djersë, në mënyra të tjera, kanë të drejtë edha ta shpenzojnë ashtu sikur dëshirojnë vet, por në realitet, këto janë momente e përjetime çasti, vetëm të njerëzve që kanë tipare e vetëdije të ulët njerëzore, të cilët nuk peshojnë aqë rëndë, por godasin thellë rrethin dhe shoqërinë tonë, e rrethuar dhe e shtrënguar nga kushtet dhe rethanat e jetës.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen