PSHDK-s dhe koalicionet fatale!

Analiza & Komente | Agron Shabani | 05.09.19 | 13:25

Agron Shabani- Politikolog

PSHDK-s dhe koalicionet fatale!

1. Në Kosovë dritat elektorale ose politike janë ndezur prap! Edhe lidershipet e atjeshme partiake dhe elektorati i tyre bashk me to… Enden dhe flasin si fitues!.Duke iu shfaqur njëri tjetrit në sfond para monitorit ose ekranit televiziv. Portreti ose fotografia e tyre. Duke u ngjarë shpesh  „statujave“ ose „përmendoreve“ të varura murëve të kohës pa kornizë.

2. Thonë se pas bixhozit dhe prostitucionit, politika është arti ose profesioni më i moçëm dhe me i preferuar në botë në kuptimin e asaj se me politikë bëhësh i njohur dhe i pasur shpejt, por edhe mund të fundosësh dhe varrosësh (për se gjallli) shumë me shpejt. Në varrin ose epitafin e një udhëheqësi dhe komandanti romak në Antikë, romakët e lashtë thuhet se i kishin shkruar edhe këto fjalë: „Në fushën e njohur ushtarake ose luftarake, janë të cekura (shkruara) fama ose lavdia e tij, ndërsa në fushën politike, turpi dhe marrëzia e tij!“, fund i citatit.

3. Disa në Kosovë, i ngriti, promovoi ose ‚burrëroi‘ lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-s, ndërsa, i koriti, kompromitoi dhe i zhburrëroi paslufta. U bënë gaz i botës. Bashk me ta edhe ato „figura supreme“ ose „madhështore“ që i zotëronin dikur edhe „mbretëritë e yjeve“ së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Udbashèt, supovcat, kalorèsit ose gardianèt e serbit, rusit, turkut etj.
Dhe, ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato „flegëra të njoma“ të buzëve ku ngritet zëri dhe shtohet volumi i fjalëve dhe premtimëve të njohura elektorale ose paraelektorale nga ana e atyre që “ i kanë shpallur luftë krimit të organizuar, kontrabandës, nepotizmit, familjarizmit, tribalizmit partiak ose politikë dhe korrupsionit të lartë“ që i kanë sjelllur dhe promovuar vet.

4. Në atë ‚zgjua të madh‘ paraelektoral ose politikë, është edhe PSHDK-s..e cila edhe kësaj radhe, në saje të miopisë, daltonizmit, mazohizmit, kretenizmit, kriptopatriotizmit, hedonizmit, alkimizmit, dogmatizmit, konformizmit, oportunizmit, fatalizmit, nihilizmit dhe fanatizmit të verbër politikë të lidershpit aktual, apo të disa anëtarëve të kryesisë së PSHDK-s, kanë vendosur t’i bashkangjitën „partisë si motër të LDK-s“ në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe qeveritare në Kosovë. Kjo edhe përkunder faktit tashmë të njohur se PSHDK-s, shpeshherë janë tradhëtuar dhe keqpërdorur nga Isa Mustafa ose LDK-s etj.

5. Ne nuk lindëm ose nuk erdhëm në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithëçka. Sigurisht. Por, ne duhet arrirë dhe fituar gjithëçka ose çdo gjë me forcat tona. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së LDK-s etj. Pa ua ditur kurrë gjërave as vlerën dhe as kuptimin. Sidomos nderit, traditës, krenarisë dhe historisë së shquar të PSHDK-s.

6. Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, thonë se të urtit, të diturit ose burrat e mençurë dhe fjalëpak, ndoçën yllin e dritës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë „dikushi“ ose „dikushat“!

7. Në këtë frymë, mund t’iu urojmë të diturve dhe të merituarve -jetë të gjatë dhe suksese të reja në jetën ose karierën e tyre politike etj. Sidomos partisë dhe elektoratit të nderuar të PSHDK-s në zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë! Qofshi faqebardhë dhe me mendje pjellore kèsaj radhe!

8. „Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë, nuk janë vetëm drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria, por se si të jemi të sjellëshëm, të mençur, të ndërgjegjëm, të urtë, të qetë, të matur, racional dhe patriot“, predikonte asokohe Platoni i Madh, duke menduar në kontrollin ose vetkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, moralin, urtësinë, racionalitetin, profesionalizmin, edukaten, kulturèn etj.

9. Platoni e ngriti ose themeloi asokohe Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës, e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Qytetarèt akademik shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shume, pos asaj se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.

1O. Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si udhëheqja ose lidershipi politikë i PSHDK-s, i kanë nxjerrë jashtë ligjit ose i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me moralin, guximin dhe disiplinën e shquar shtetrore, nacionale, shkencore(akademike), intelektuale, profesionale, institucionale dhe konstitucionale të Akademik Mark Krasniqit etj.

11. U mor vesh se me vdekjèn e Dr. Rugovës, si duket vdiç dhe u varros edhe LDK-s!
Lidershipit aktual të LDK-s, i mungojnë figura ose personalitete të spikatura dhe me pedigre të lartë si Alma Lama, Fatmir Sejdiu, Hafiz Gagica etj.

12. Ndaj, t’u thuhet lmtumirë kolalicioneve fatale me LDK-s nga ana e PSHDK-s, mendoj se është koha e fundit. PSHDK-s, ështe parti e traditës dhe frymës shqiptare dhe europerèndimore.
Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive., do thoshte dikur Akademik Mark Krasniqi-lideri historik i PSHDK-s.

ash

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen