Augustin Gojani – Jeta jonë në Gyrbet

Diaspora | Zef Prenka | 24.03.13 | 00:16

Quhem Avgustin Gojani, i biri i Mark Gojanit, le e rrit në Marmull te Gjakoves, ku kam kry edhe shkollen fillore ne Bishtazhin, e tash jam plak mbi 70 vjeqar. Me falni se du me shkru ashtu qysh edhe flas shqipen teme. Kur jam kan un i ri, mora rrugen per Slloveni me punue per shpi. Ne vitin 1966 deri 1968 fillova me punu veq shpis me i ndihmu. Masanej kam marr rrugen per Gjermani kam shkue per ma shume me fitue. Por kur morem rrugen per Gjermani me shku me kta shok jam taku: Kol Bisaki, une- Avgustin Gojani, Pashk Nokaj, Avgustin Palokaj, Zef Nikolla prej fshatit Marmull kurse Zef Preka prej Becit, Prek Spaqi prej Shpenadis e keshtu qe ne muajn e 9 -1968 kemi mbrri ne Gjermani. Atje na ka prit zotni Mark Bisaki i pari ne Gjermani kish pas fillue qysh ne vitin 1962, e ne na gjeti pune dhe ne pune tanve na ka que. Kemi marr punen me fillue veq shpis secili mi ndihmue se kushte shtira kem pas qellue, varfni e madhe n kosov a kan veq me mujt me i mbajt bab e nane e vllazni. Baca Kigj Bisaki kishte ardh ne vitin 1966, keta ken te part ner ne shqiptart ne Gjermani qe i kemi njoft ne rreth te Shtutgartit ne Baden wirtemberg edhe kta jan kan te Marmullit e dikur paten ra ne Prizeren. Shkojshim e rrishim te njani e tjetri merzin me kalu se pa familje kem pas qillue. Te tan grat te shpija i kem pas lane me ju ba hyzmet per bab e nane se dikush edhe pleq jan kan. Kemi ardh tu njoftue me shoqni dhe ne vitin 1971 ne Rommelshausen WN, jemi takue me kta burra: Gjergj Perkolnika, Nue Perkolnika, Lek Perkolnika, Prek Gojani une Augustin Gojani, Gjon Gojani, Lek Delija, Nue Delija, Prenk Mirdita, Nue Mirdita, Jak Markaj, Marjan Markaj, Mihill Markaj, Uk Markaj Nosh Ivezaj prej Grude, qe e thirrshim Nikoll Ivezaj qe na jemi kan gjenerata ma e vjeter. Keshtu jemi bashku 1972 neper kisha ne gjuhen gjermane ne fillim e masanej edhe te kroat shkojshim ne meshe u bashkojshim. Ne vitin1972 i pari prift shqiptar qe erdh ne vizit ne Shtutgart ishte dr. Gasper Gjini tash drit past edhe me gjithse kem nji grup i vogel me gezim te madh e patem prit. Prej gzimit qe patem Gjergj Kuzhnini ja dhuroj nji lule dranofille. Aty ishin Gjergj Kuzhnini, une A. G. , Mark Gojani, Nok Karaqi, Zef Karaqi, Lek Perkolnika e disa tjer qe i kam permen ma parë.

Don Gaspri na tha meshen ne gjuhen amnore shqipe, se naj pat gzu zemrat fort. Masanej mas pak kohe pati ardh edhe Dom Milloradi qe u quajshim Dom Mila edhe aj na tha meshen ne gjuhen shqipe ose gjuhen amnore edhe ate e pritem me gzim te madh se ishim te permalluem per venlindje e kur na vishin priftat me than meshen shqip zemra mal na u bajke, se menojshim se nuk kemi hup po jemi shqiptar te forte. Edhe Dom Miles prap Gjegj Kuzhini ja dhuroj ni lule Dranofille. Mbas meshe bisedojshim ner veti dhe u knaqshim se tan kohen veq tu punue e qysh me mujt familjen n Kosvov me ndihmue.

Prej viti 1970 deri ne vitin 1975 paten ardhe keta: Kol Luzi, Pashk Nikolla, Simon Zholi, Luz Karrica, Nue Karrica, Ded Karrica, Zef Dedaj, Gasper Lleshdedaj, Pjeter Radi, Nrec Domgjoni, Shtefen Prenka, Martin Nikolla, Prek Lleshi, Tom Doda, Tom Pervorfi, Lush Pervorfi, Nue Pervorfi, Nikolla, Nreca e Pali Markalushve, Nikoll Bashota, Marka Nreca, Nikoll Nreca, Mark Marku, Pashk Gojani, Kol Merturi, pastaj Marjani, Tuna, Pali, Pashki, Marki, Martini te Krasniqve, Pren Kola, Marjan Musolli, Lush Musolli, Pren Biba, Pal Lleshi, Bardhec Lleshi, Mikel Nikolla, Kol Marashi, Frrok Gjugja, Marka Kala, Pjeter Spaqi, Lazer Spaqi, Nrec Spaqi, Gjergj Spaqi, Pjeter Spaqi, Luz Spaqi, Simon Veseli, Mikel Buzhala, Martin Buzhala, Nrec Buzhala, Gjer Buzhala, Nikoll Buzhala, Nikoll Grubanica, Pal Grubanica, Ndue Frroku Prekaj, Kol Vila, Zef Shala, Pashk Shala, Mhill Shala, Fran Shala, Nue Shala, Kol Paloka, Gjergj Gojani, Lush Gojani, Kol Rrasi – Ndreca, Krist Rrasi – Ndrecaj, Luz Rrasi – Nrecaj, Nue Lekaj, Frrok Komani, Martin Komani, Gjergj Komani, Tom Lleshi, Kol Shala, Martin Shtufietj. Me vjen keq se jan kan edhe do shok tjer po spo ja u di emnat.

Ne vitin 1978 jemi taku me Pjeter Mjedeni cili na perkthejke meshen prej kroatishtes ne shqip. Gjithashtu edhe dokumentat na i perkthejke gjermanisht-shqip e tjera. Ne vitin 1983 kemi fillu me festue diten e Nanave ku ishin Pjeter Mjeda me familje, Kigji dhe Mark Bisaki me Familje, Tom Doda me Familje, Kol Vila me Familje, edhe na ni pakic kem pa familje. Keshtu se bashku me Pjeter Mjeden dhe u perpoq me gjithë antaret e kishes katolike qe ta kemi nji prift shqiptar dhe ta thot meshen shejte ne gjuhen amtare shqipe. Keshtu fal zotit dhe Pjeter Mjedes ne pranver 1984 vjen pater Hil Kabashi, dhe filloj punen Misioni katolik shqiptar ne Shtutgart per krejt Gjermani edhe per Franc e Zvicerr, por ma shpesh ne Shtutgart, Munchen, Hamburg, Dyseldorf, Sigen, Hanover, Manheim, Gopingen, WangenAlgau etj. Kur u formue Misioni katolik Shqiptar me 1884, prifti bani njoftsi me krejt zyret gjermane deri ne bundestag dhe ju kallxojke te gjitha gjanat qe ndodhshin ne kosoven tone, per skamje, probleme me shkijet te cilet paten fillu mi tuturu djemt e vajzat studenta dhe intelktet, mesusat, doktorrt shqiptar. Pater Hili ka qene njeri i besushem shume te gjermanet dhe sikur nji ambasad e pranojshin gjermanet. Pater Hili ka punue shume per komb e fe e atdhe per shume vjet. Perveq meshëve shejte kishte edhe pagzime, kunorzime i pari kunorzim ishte Nora Bisaki dhe Anton Pervorfi masandej Vera Gojani dhe Bekim Saliquni. Pastaj erdhi Pater Antoni dhe mbas tij tash e kemi Pater Marjan Lorenci qe po kalojme shume mire ne Famullin Shqiptare katolike ne Shtutgart. E kshtu me rend sa vishin e u shtojshin edhe kunorzimet edhe pagzimet, Pagzimi i pare ishte Angjelina Nue Prekaj me sa di une.

Tash po ju tregoj se sa shqiptar paten ardh ne Hamburg:i pari ishte Gasper Bisaki e prej viti 1966 per kta ka qen por edhe per krejt jugosllavent e athershem perkthys edhe per gjuh edhe per dokumenta Gasper Bisaki nga Bishtazhini e njifke gjuhen gjermane per mrekulli i cili studimet i ka kry ne Prishtinedhe Avgustin Bisaki, Ded Pernrecaj, Palush radi, Nik Radi, Zef Radi, Anton Radi, Nrec Radi, Nik Karrica, Tun Karrica, Krist Shala, Llesh Laski, Kol Buqa, Pal Buqa, Mihill Gjugja, Gjon Nikolla, Tun Nikolla, Anton Nikolla, Gjon Nikolla, Prek Dani, Marjan Prenka, Mikel Prenka, Nikoll Prenka, Luk Prenka nga Rezina, Prenk Kola, Mark Saliquni, Frrok Bisaku e Ded Bisaku nga Firza, Pashk Bibaj, Ded Tuqi, Dod Domgjoni, Gjon Berisha etj ndersa ne Libech paten ardh Gjergj Domgjoni, Zef Domgjoni, Mark Kuqi, Gjon Domgjoni, ne Hanover: Nue Oroshi, Ded Oroshi, Fran Oroshi, Zef Quni, Zef Qupi, Gjergj Qupi, Martin Qupi, Nue Allaku, Kol Spaqi, Marjani P. Frroki, Frrok Rrasi, Marjan Karaqi, Mark Karaqi nga Berdosana. Ne vitin 1970 ne Sigen: Serafin Nokaj, kurse ne Hagen, Bib Nokaj. Ne Dortmund: ne vitin 1972 ishin Simon Bardheci, Nrec
Bardheci, Gjergj Rrasi. Ne Munchen ishin ne vitin 1969 disa deri ne vitin 1975, Martin Bardheci, Krist Gojani, Kol Markaj, Nue Gjok Rrukaj, Gjet Qetaj, Frrok Halili, Tom Halili, Pjeter Halili, Hil Saliquni etj. Ne Augsburg: Mihill Kaqinari.

Ne vitin 1968 e deri ne 1975 edhe ne Belford te Frances kan punue edhe keta: Nue Demaj, Simon Demaj, Mark Nokaj, Marjan Nokaj, Serafin Domgjoni, Pjeter Domgjoni, Pashk Gojani, Pashk Neziri, Prek Nikollaj, Ded Spaqi, Ded Kaqinari etj…

Nga Zvicrra jan keta: Prej 1968 deri 1975 po edhe ma von disa Avgustin Demaj, Tun Demaj, Pashk Demaj, Gjok Milici, Pal Nokaj, Gjon Karrica, Pal Karrica dhe Noc Gojani qe kan punue ne Laufen. Prej 1970 deri 1975 ne Kusnach kan punue keta: Nikollë Gojani, Ded Gojani, Zef Gojani, Nrec Gojani, Zef Shkorreti, Pal Morina, Pashk Morina, ndërsa ne Luzern edhe Mihill Gojani.

Ne Badenbaden – Fran Markaj, David Markaj, Fatmir Markaj, Gjon Markaj dhe Vitor Shtufi nersa ne Cyrih prej 1970 deri 1975 ishin: Luz Buqa, Nikoll Buqa, Gasper Allaku, Mus Bardheci, Gjon Bardheci etj. Prej vitit 1970 ne Willishin Mark Qeta, Mark Bardheci, Pren Gojani, Pal Pernrecaj, Nue Pernrecaj, Nikoll Shtufi, Zef Shtufi, Gjergj Oroshi e tjerë.

Ndërsa Ne St. Gallen ishin prej vitit 1970 edhe Pashk Oroshi, Martin Oroshi, Umbert Pernrecaj, Mark Qupi, Tush Karrica por ka edhe ma shum burra qe nuk po me bien nermend tash e ju kerkoj falje se nuk jau kam permend emnat ne kete leter timen per keto vjet te Gyrbetit qe do burra qe i kam permen tash nuk gjinen ne mes tonin sepse kan kalu n’amshim.

Foto te Kisha -Shtutgart  25 vjetori i Misionit

Foto me rastin e 25 vjetort te Misionit Katolik Shqiptar ne Shtutgart dhe z. Gjon Berisha

Tash due mi kshillu pak rinin ne gyrbet, se duhet me ditun te rijt e te rejat shqiptare dhe mos ti harrojne kurren e kurres Atdhene e te parve shqiptar se kena vujt me rujt vatanin e mos me lan kurr me na permys kush se kena djem e vajza te shkolluem deri edhe doktorra shkencav si ne venlindje edhe ne diaspor. Pra mos ti harrojm gjyshat tan se ata jan mundue per ne e kan rujt kombin shqiptar qe ju te rijt e te rejat e sodit te keni jeten e lumtur me dashuni e liri e shtet tonin Kosoven e pa t mvarme. Mos e perbuzni kulturen, traditen dhe jepjani besen e zotit kur te martohi e mos ndahi me kunoren shejte se ska gja ma mkat.

Edhe me ndihmu njani tjetrin e jo me tradhtu, se vetem sbashku mundi me perballu tana stuhit e jetes. Respektoni prindet e juej sikur na qe i patem dasht prindit tan e jemi djeg ne gyrbet veq mi ndihmu ata edhe kshtu e kemi rujt zakonin shqiptar. Tash jemi ti pa sjellet e rinis dhe po tutna mos po dalin prej drejtimit ton komtar e duhet me lut zotin e mi nigue ma te vjetrit se kan pervojen dhe nuk jau dojn te keqen po veq te mire. Mos e harroni kurr, kurr venlindjen Kosoven ton se tjeter vatan nuk kemi na shqiptare. Ne gyrbet me punue e me vyet per familje dhe ti nihmue familjes i ndihmon edhe shtetit e krejt njerzimit. Zoti ju ruajt shqiptar kudo qit jan, ju pershendet vllau, miku, shoku kumara e kojshia i juaj Augustin Mark Gojani nga fshati Marmull komuna e Gjakoves, dhe falemners Zef Prenkes se ka ba ball me e marr ket shkrim temin dhe me qit me lexue i madh e i vogel, i ri e plak shqiptar ne kater anet e botes.

Faleminers per durim qe e lexuet kete shkrim.

Augustini

Avgustin Gojani

Shkrue ne Hemmingen me 13.09.2011

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen