Braktisja e Kosovës, pasojë e politikave jo europiane

Rrezore | admin | 12.07.13 | 16:32

Kosova ka katërmbëdhjetë vite, prej kur është çliruar nga Serbia dhe pesë vite prej kur është bërë shtet. Kjo kohë, do të duhej të ishte e mjaftueshme që Kosova ta qartësonte rrugën e vet dhe të ardhmen e saj, por kjo nuk ka ndodhur. Përkundrazi, kjo periudhë, nuk ka mjaftuar që shqiptarët e Kosovës të gjejnë lirinë dhe mirëqenjen. Ata vazhdimisht ballafaqohen me lajme të këqija, si korrupsioni në rritje, klientalizmi politik e ekonomik, si dhe rritja e ekstremizmit fetar. Për këto çështje jetike, institucionet përgjegjëse të vendit, vazhdojnë të qëndrojnë duarkryq.
Për këtë mungesë mirëqenjeje dhe atmosferë jo shpresëdhënëse, përgjegjëse direkte është politika, institucionet e vendit, të cilat e kanë lënë qytetarin e Republikës së Kosovës në mëshirë të fatit.
Qeveria e vendit, këto viteve të fundit nuk ka bërë asnjë hap me rëndësi në zbutjen e papunësisë, krijimin e një klime me të shëndoshë shoqërore dhe luftimin e dukurive devijante, që po rrezikojnë kohezionin e brendshëm shoqëror e social. Në mungesë të një shprese për ditë më të mira, qytetarët e vendit tonë, ja kanë mësyrë rrugëve ilegale të kalojnë në shtetet e perëndimit. Ky lajm, është një sinjal shumë i dëmshëm dhe ogurzi, se qytetarëve të vendit tonë, që kanë sakrifikuar çdo gjë për lirinë e tyre, tani në kushte të lirisë dhe shtetit, për të cilin kanë luftuar, ikin dhe e braktisin vendin.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), inkurajon qytetarët e vendit tonë, që mos të zgjedhin këto rrugë ilegale për të përmbushë ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë, por të qëndrojnë në Kosovë dhe me votën e tyre, ta ndryshojnë gjendjen shoqërore.
Ne bashkërisht duhet ta bëjmë Kosovën si krejt Europa.
Kosova ka proklamuar agjendën europaine dhe në këtë rrugë nuk ka alternativë. Ne jemi të bindur se ecja e sigurt dhe e qartë kah demokracia europaine dhe kah vlerat e përgjithshme europiane, krijojnë kushte për një jetë më të qetë dhe më shpresëdhënëse.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), me kohë ka shprehur shqetësimet e saja për politikën joeuropiane që po ndjekë Kosova, me një qeveri të papërgjegjshme dhe me devijime nga rruga perëndimore. Kjo politikë dhe flirtet e panevojshme që bën qeveria jonë herë pas herë në vend me idetë joeuropaine, kanë qenë pengesa serioze në ecjen e Kosovës drejt rrugës Europaine. Krahas gjendjes sociale, kjo është arsye më e madhe pse Kosova po braktiset.
Qeveria e Kosovës, duhet të ndërmarrë masa urgjente në përmirësimin e klimës së brendshme, në luftën kundër korrupsionit dhe në zbutjen e papunësisë, që të ndalë Kosovën nga ky trend negativ. Me apele të kota e banale, nuk ndalen qytetarët e vendit tonë. Ata duan që tu përmbushen kërkesat e tyre legjitime, që të jetojnë si gjithë Europa.
Për PSHDK-në, kjo braktisje e Kosovës, është dëshmi se qytetarët e vendit tonë duan ta bëjnë vendin e tyre si krejt Europa. Ne jemi të përkushtuar në këtë rrugë dhe jemi të bindur se e ardhmja e Kosovës nuk ka alternativë tjetër.

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen