Kujtojmë poetin e madh Ali Podrimja

Analiza & Komente | admin | 22.07.13 | 19:28

Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoj dhe veproj deri në vitin që lam pas,ku vdekja e tij ishte parapa të ndodhëte në Lodove të Francës.
. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet
pesëdhjetë.

ali podrimja

Ali Podrimja
1942 – 2012

Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën „Jeta e Re“. Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e
armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere
agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe.
Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit

Pra një jetë me letërsinë e artin,një poet i cili pas Azem Shkrelit,llogaritet poeti më modernpra është modern, i cili la gjurmë vlerash në letërsinë tonë: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t’u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t’i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë.

Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike.
Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.

Ali Podrimen e njoha në Prishtinë,kur isha student,iu ofrova lehtë nga se ai ishte mik i ngrohët,i afërt me miqët,i urtër,i menqur,kishte gjitha tiparet e një njeriu të mirë në çdo lëmi.Kam pasur fatin edhe si
mërgimtarë të rri me te,të këshillohem,ai vinte në Gjermani,bashkohej me krijuesit e mërgatës,na mbante tubime letrare,na këshillonte,i dhimbseshim,ai ishte njeri i cili në zemër mbante atdheun dhe kombin.

Podrimja ishte njësoj i mirë,sikur rrije dhe bisedoje me te,sikur kur i deklamonte vargjet e veta,sikur kur e lexoje,aty hasnim vargje të bukura,plot figura,heronj,madhështi,krenari,legjenda.

Më kujtohen si sot,fjalët e tij para mërgimtarëve në Gelsenkirchen të Gjermanisë,kur vinte viteve të 90-ta,e në këte qytet e sillte veterani i arsimit,veprimtari e mësuesi Sejdi Gashi,me të cilin ishin miq nga fëmijëria kishin kryar shkollimin së bashku.Atë botë i madhi Podrimja u shpreh kështu para mërgimtarëve:Anë e mbanë Kosovës janë bijët e bijat tona,të cilët po pregadisin një jo të madhe për pushtuesin:Ata po e pregadisin edhe flijimin,për të bërë lirinë e tokave shqiptare realitet,ata po pregadisin rrugën që ju mërgimtarët të ktheheni e të jetoni të lirë në atdheun tuaj.

Një mërgimtarë qau me zë,kurse edhe zemrat tona e ndienin atë vajë,ishte e arsyeshme të qanin mërgimtarët.Podrimja ishte i zgjuar dhe i zellshëm,i brumosur me ndjenja atdhetare e liridashese.Ai nuk kurseu asgje për çështje kombëtare.

Në zemër kishte atdhe dashurinë,në kokë mençurinë,në dorë armën e fortë penën,e cila në çdo varg kishte mesazh të fuqishëm,mesazhe që u jipnin zemër atdhedashësve,të cilët çdo varg i tij frymëzonte brezat të gjakojnë për lirinë shqiptare,për të nxjerrur nga kthetërat e pushtuesëve,tokat e pushtuara shqiptare.Ali Podrimja ishte shkrimtar,poet,pishtarë i pashuar i lirisë.Podrimja ishte talent,me aftësi të pashpjegueshme,njeri i cili i kapte shpejt mendimet,drejt dhe pagabime.

Natyra,mesi familjar patriotik,i kishin dhuruar atij dhunti,por edhe puna e tij e pandalur,e bëri të dëpërtoj thell në lëminë e letërsisë
dhe kulturës.Ngaoemthi lirik ,Hija e tokës“, të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.

Në vitet ’80 e ’90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Po secila në vete mund të jetë kryevepër,vetëm „UNË BIRI YT KOSOVË“ dhe „LUM LUMI“,shquhen ndër mesazhet më të fuqishme të poetit të madh Podrimja.
Unë Biri Yt

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.

Lum Lumi

Në ciklin e poezive të përfshira në vëllimin „Lum lumi“, që me leximin e parë shquan dhimbjen në përmasa totale për sëmundjen e pashërueshme të të birit, por njëkohësisht është e pranishme edhe fryma e krenarisë dhe e qëndresës së fisit. Është e pranishme, gjithashtu edhe dhimbja për syrin e birit të sëmurë, për të cilin ka nevojë frëngjia e kullës në mbrojtjen e truallit dhe të dheut. Edhe tek poezia tjetër „Dhoma e vdekjes“ janë të pranishme grimca dhe reflekse të legjendave autoktone: lufta nëpër shekuj e fisit ndaj të keqes në përgjithësi.

Në drejtim të ligjërimit artistik, poezitë e vëllimit „Lum lumi“ mund të emërtohen si lirikë e pikëllimit, me prirje elegjiake. Në këtë poetikë vërehet shqiptimi i drejtpërdrejtë i emocionit dhe i mesazhit, pa mbështjelljen e domosdoshme me petkun figurativ. Këtë derdhje të drejtpërdrejtë të botës së brendshme të pikëlluar, që vetëpërmbahet nga një tendosie e madhe shpirtërore dhe fizike, do ta hasim edhe më pas në atë pjesë të lirikës së Ali Podrimjes, të cilën mund ta emërtojmë dhe si lirikë politike. Si rrethi tematik, ashtu dhe frymëzimi poetik, vendosen në sfondin e tërësisë lirike me tematikë patriotike, sfond ky që shtrihet si qiell universal në tërë veprën krijuese të Ali Podrimjes.

Variacionet e frymëzimit tematik, si dhe perspektiva e soditjes dhe e detajit poetik, modelet dhe ngjyrimi i ngarkesës emocionale dhe filozofike të kësaj poezie apo strukturimi figurativ i vargut, mund të konsiderohen si një prirje bosht apo si prirje në tërësinë poetike shqiptare sot. Janë të shumtë emrat e poetëve të rinj që e pasojnë krijimtarinë e Ali Podrimjes, natyrisht ata që me forcën e talentit arrijnë ta asimilojnë brenda individualitetit të tyre krijues.

Pra,me dhimbje të madhe në zemër,po përkujtoj një vit pa të madhin Podrimen,të cilin nuk e shoh të vdekur,fatkeqësisht mungon prania e tij fizike në mesin tonë,por na la vepra të cilat ia ruajnë përjetësinë,
na shtojnë krenarinë,la vepra të cilat nuk i harrojmë ne,nuk i harron as bota,nga se është i përkthyar në shumë gjuhë të botës,ky njeri i madh i kombit është bërë piramidë e kulturës.
I gjallë dhe i nderuar kujtimi për te,për jetë e mot.

Bukuria

Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
„Mos – fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
„Mos! – përsëri m’u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m’u bë.
„I lumi ti!“ – dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s’pashë as ndjeva.

Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë
Me Jetue

Tim bir, Lumit

Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh

Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kosmos.

Ti dhe Uji

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s’mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.
———————————————-

Vrima e Parë Fyellit Tim

ç’gurron guri në gurinë
gur guri ndër gurë më i guri

gur i gurëzuar pranë gurit
gurth i nguruar rreth gurit

gurron guri në gurë gurësh
guro guroje gurin në gurinë

ç’guri pranë gurit gur guri
vrimë e parë e fyellit tim.
Epika

Me shekuj kam shitur gjakun
E jam rritur me gjakun e shitur
-Me shekuj kam hëngër veten
E ditur s’kam të qesh me veten e tepruar…

Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!
Unë Biri Yt

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.
Hija e Tokës

Ara e misrit është kallur

(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)

dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi.
gjithë natën e lume kallur janë

me sytë e mi të përgjakur
Ara e misrit është herrur
Plepi ka rënë
Dhe zogu im i mbramë.

Unë kam kafshuar etjen
Deri sa vdekja pikon

– O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?

Medet, na i dogj krejt
Fushat e bukës
Dhe livadhet tona
Rënkimi

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur…
Për gjithkë e për askë vrarë jemi…

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.
Guri

(Pres me ditë tres përditë)

hudh gurin në hapësi
sizifi plak me mund
prapë e hudh dhe e hudh
valë e më valë e i gjallë

pres me ditë tres përditë

hapësi e hapësi kërkon

rrënjë lëshon në mundësi
në pamundësi erna tremb

hudh gurin në hapësi
hapësi çpon e çpon

kohëra e kohëra përgjak
dhe mund Sizifin plak.
Hija e Tokës
Pylli
Poema e Heshtjes
Lum Lumi
Poezi

Bukuria
Me Jetue
Ti dhe Uji
Vrima e Parë e Fyellit Tim
Epika
Unë Biri Yt
Hija e Tokës
Rënkimi
Guri
Metafora e Jetës Sime
Shtat Lëshon një Lulëkuq
Një Ditë
Metafora e Jetës Sime

nëse s’flas
jeta ime s’ka qetësi

fiala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s’flas
jeta ime s’ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë
Shtat Lëshon një Lulëkuq

heshtja ime është më e vjetër
se unë e më e fortë
se vdekja ime

ajo është pamundësia ime

heshtja kur fle
numëroj yjet
luaj me hije luaj me thika

e një fushë të bardhë
shtat lëshon
një lulkuq

se heshtja ime
ka peshën e gurit të mallkuar
dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb
Një Ditë

një ditë heshtja
do të më gjuajë
me eshtra të mia
ose do çmendem duke rrënuar.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen