Imzot Rrok Mirdita: Ngushëllim atyre që vuajnë, shpresë për të gjithë

OP-ED | admin | 07.04.12 | 19:46

imzot Rrok Mirdita

Ipeshkvi i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës dhe njëkohësisht Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita ka uruar besimtaret per festen e Pashkes.

“Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për të gjithë njerëzit”-ka thene ai.

Sipas tij, pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes.

“Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Për dashurinë e njerëzve Zoti është bërë njeri, për dashurinë dhe besnikërinë ndaj nesh ka vdekur në kryq. Pikërisht kjo dashuri besnike e ka mundur vdekjen me ringjalljen e Krishtit. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri.”- deklaroi Imzot Rrok Mirdita.

 

Ringjallja 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen