In memoriam – dr. Jak Gjergjaj.

Rrezore | Zef Prenka | 31.05.15 | 01:41

Dhimbje dhe Krenari.

I ndodhur me qindera kilometra larg nga Trupi Yt i pajete, qe sapo i eshte dorezuar Dheut te lindjes- majes se larte permbi trojet tona, prej nga si femije e te rritur bashkarisht here te panumerta kemi sodite panoramen me te embel te Vendlindjes; si ne shuplake te dores gjithe Lugun e Drinit ne prapra shpine me pjese tjeter te Dukagjinit e krejt ne horizont me Alpet shqiptare.
Lexues i nderuar, miqe e dashamire te nderuare, ju kerkoj ndjese qe ne kete Perkujtim do ti drejtohem me emer Serembit te dashur (hasretit te Jakut).
I dashur Seremb, me pikellim te thelle e dhimbje te madhe mora lajmin e hidhur per vdekjen e te dashurit-Jakut tone. Jam thellesisht i bindur se i gjithe ai lume miqsh e dashamiresh qe e kane njohur, e kane takuar ose kane kontaktuar me Te dhe po (e do) te ngushellojne keto dite, ndjejne (perpos dhimbjes) edhe respekt per jeten dhe vepren e Jakut. Ndaj, Seremb i dashur, kjo te ben te jesh dhe ji krenar dhe ballehapur per Babushin tend. Ti, sikurse edhe rrethi yne i perbashket, tashme e dini se une vec ka nje cerek shekulli qe jam (vetem fizikisht) larg Kosoves.Por, une (para se kjo te ndodh) me Jakun tone kam hanger nji thes krype-sic thuhet shqiptarisht. Jemi rritur bashke ne nje femijeri me gaz dhe pa brenga, me nje rini te paksa te veshtire, por gjithsesi te ndritur, gjithnje ne perpjekje per te shuar etjen tone per horizonte te reja dije, bese, burrerie…Si te mos i kujtoj gjithe ato caste gezimi e jete te perbashket duke lodruar neper Ograjen tone, duke lozur dhe gumezhuar ne Lendinen tone. Gjithe ato takime tona rinore me te gjithe te rinjte e te vogles, por luaneshes sone-Krusheves se Vogel me gjithe ata intelektuale qe do te krenoheshin edhe vendbanime qe prane emrit mbajne edhe mbiemrin i,e madh/e. Gjithe ato shetitje e freski te perbashketa buze valeve t’Drinit. Gjithe ato biseda, shqyrtime e rrahjetema te pafundme ne netet e kethjellta verore nen driten e henes ne Koder t’Lenes mbi jeten, vdekjen, boten, yjet, idealet tona; Rilindjen tone kombetare dhe rilindasit, Kosoven e lire, jeten pertej kufirit etj. etj. Mu ashtu sikurse ishim bashke edhe ne momentet e veshtira e shumehere dramatike si gjate Pranveres se Madhe shqiptare te ’81-it., si gjate periudhes se eger te diferencimit ideo-politik te kohes, deri tek ndertimi i sistemit paralel aresimor e shendetesor bashke edhe me kontributin Tend te madh-ne Kosoven e (atehere te) izoluar.
I dashur Jak, edhepse i ndodhur me qindera kilomatra larg dhe me zemer te lenduar (sidomos per pamundesine e pjesemarrjes ne varrim), ketu, publikisht permes ketyre rreshtave (e duke falenderuar botuesin) para lexuesve dhe dashamireve tane do ta them ate qe ta kam thene gjithmone; Faleminderit vella. Nderkaq, sot per te fundit here po te them ate qe do ta kisha thene edhe dje buze varrit; (prape dhe njemije here) Faleminderit vella. Lamtumire vella.
I lehte te qofte Dheu i Vendlindjes.
Drite paste. Pushofte ne paqe. Ashtu qofte.

Prend Gjergjaj

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen