Çfarë thot halla nga Sangalla

Diaspora | Dedë Preqi | 18.09.15 | 06:24

Dedë  Preqi

(Cikël tregimi nga mërgimi)

Rastësisht, edhe halla e muar rrugën e mërgimit,  jo për të ikur nga atdheu i vet për ndonjë telashe, por për të jetuar më mirë me familjen e saj të ngushtë, e cila kishte mbetë e vetme në shtëpi. Kush të kujdesët për të, edhe pse ajo i kishte gjashtë djem e tri vajza, të gjithë kishin krijuar familje, por të gjithë u shpërndanë në botën e përëndimit.  Dy djem i kishte në Australi dhe të tjerët në Zvicërr, ndërsa kur i vdiq burri, ajo i kishte rrafshuar të shtatëdhjetat dhe nuk ishte më në gjendje të gatuaj as bukë për vete  dhe mosha e saj kishte nevojë për një përkujdesje të veqantë. 

Pas vdekjes së burrit,  jeta e hallës dukej ndryshe dhe ndodhej para një enigme që e mundonte shumë dhe zgjedhja e saj do t’ia merrte kohën. Vendosi  të thërret djemtë e saj në Zvicërr, që ta marrin atje, e cila në këtë mënyrë, ndoshta do të mund të jetojë edhe ndonjë ditë. Mendja  e saj ishte akoma e kthjelltë dhe i kujtohet fare mirë kur flisnin djemtë e saj, se në Zvicërr punohet shumë. Dhe në ditët në vijim, halla u largua pa pritmas nga vendlindja e saj dhe e muar rrugën e mërgimit, pakëz e befasuar kur arriti në qytetin Sangallen të Zvicrres, sepse tani, kur për herë të parë ishte në një ambient tjetër, për të cilin as që kishte menduar ndonjëherë më parë.

Halla, i kaloi afër 20 vjet në Zvicërr,  në qytetin e bukur të Sangallenit, ajo nuk punoj, por nuk e kaloj kohën kot, për derisa ishte e fortë, ajo i rriti disa nipa dhe mbesa. Disa herë kisha rastin ta vizitoja dhe me kureshtje i dëgjoja këshillat e saj dhe herë pas herë fjalët e saj i rrokollisësha nëpër kokë, sidomos fjalët e urta të saj, të cilat më ndezëshin për ti studiuar, lidhur me domëthënjën e tyre. Kur erdhi në Zvicërr, në fillim nuk e zinte gjumi, çdo gjë i luante para syve, i kujtohet vendi i vet, të cilin e kishte lënë të boshatisur, gjitha ato ndërtesa dhe mallëra, pa asnjeri  brenda, duke e ndjerë vetën fajtore, sepse mendote,  gjithë ajo boshatisje kanë lidhje më të, duke e mos  ditur përse…?  Mëzi priste të agonte dita, e bindur se ajo do ta qetësonte dhe shëronte dhembjet e saja. 

Të gjitha ngjarjeve halla u jepte peshë , duke kaluar nëpër gjitha ndërrimet e kohëve, duke ndikuar edhe në fatin e saj. Ajo  shpesh më thoshte, çfarë janë këta zvicërranët, që nuk ndalen duke punuar dhe një ditë nuk e bëjnë pushim, por vetëm punë, punë pa pushue fare!… Sa herë që zgjohen djemtë e saj herët në mëngjes me shkue në punë edhe hallës i del gjumi,  e cila mundohet ti përcjell dhe për ti uruar një ditë të mbarë.  Ajo thoshte, sa po më dhimsen, trupi i tyre i pa pushuem e i lodhur, nganjëherë kur e kujtojë mundin e tyre, as buka nuk më bënë mirë. Edhe granimi shkojnë në punë, edhe fëmitë e rritur shkojnë në shkollë, halla  mbetët e vetme, vetëm me fëmijët e vegjël , të cilët e njomin jetën e saj. I dua shumë të vegjlit thotë halla, ata më shoqërojnë në çdo hap,  dhe po i mbajë  rreth vetës dhe po mundohem me i rritë, mos me ua humbë kohën e punës nënave të veta. 

Sa herë që  vie fundi i muajit, halla i vërenë djemtë e saj  me një llogaritje në dorë, të cilët i bëjnë llogaritë e shpenzimëve të muajit dhe ajo befasohej me ato shuma marramendëse që duhet ti paguanin,  e cila shpesh u thoshte djemve të vet,  djemtë e lokës, mos hargjoni pa nevojë edhe për mue mos bleni asgjë që kushton, sepse kjo „rroga“ e juaj po shkon dhe po hargjohet shumë shpejt. Dhe nuk ishte e çuditshme, pse hallës nuk i pëlqenin disa shpenzime të pa nevojshme, sidomos disa ahengje që bëheshein në fund të javës, duke pritur e përcjellur musafir të shumtë. Halla shpesh herë e përsëriste, mos harroni djemtë e lokës, mos bëni  shpenzime të  panevojshme, edhe pse është djersa e juaj, por kujtoni edhe ata njerëz, që gëzimi i jonë  i tepruar, i përbuz fytyrat dhe lotët e atyre që nuk e kanë kafshatën e gojës…

Halla ishte edhe këshilltare e mirë, sa herë u shpjegonte nipave dhe mbesave të veta, se martesat mos i bëni për letra, por duhet të jeni të vëmendshëm, sepse martesa është e çmueshme, nëse atë e bëni me vullnet të mirë dhe me dashuri të sinqertë. Mua nuk po më pëlqejnë disa „muhalife“ të sotme, kur dëgjoj se, shumë të rinjë po martohen vetëm për letra, me shkue në Zvicërr, Gjermani, Austri, apo dikund tjetër dhe pastaj po ndahen pas një kohe të shkurtë. Çfarë martese i thojnë kësaj, kur ndahesh prej kurorës tënde pa i mbushë as tre muaj, apo tre vjet, pa e llogaritur jetën dhe dashurinë martesore, si dhe ato shpenzime që janë marramendëse. Jo, pasha hallën, në kohën time nuk kemi pasë shumë pasuni  dhe jemi martuar me pak hargjime, mirëpo dashuria ka qenë ndryshe, ka qenë më jetë gjatë, apo deri në vdekje. Ndërsa sot, nuk mundesh me i kuptue këta  të rinj, ndahen për asgjë…

Para disa ditëve dëgjova se një qift u nda pas tre jave të martesës, sepse djali që kishte ardhë te vajza për tu martuar në Zvicërr, nuk dëshironte që kjo të punojë në vendin e punës ku punojnë edhe  mëshkuj. Ndërsa një qift tjetër, djali që kishte ardhë në Zvicërr dhe letrat i kishte në procedurë të rregullimit, ditë përditë qëndronte para  vendpunimit të vajzëz dhe nëse kjo vonohej nga puna për pak minuta, ky e qortonte dhe i thoshte fjalë të rënda dhe kishte tentuar ta sulmojë… Një ditë e kishte vërejtë ngjarjen edhe punëmarrësi, sa që e kishte lajmëruar policinë, të cilët e dëbuan djaloshin  nga kishte ardhë. Dhe në anën tjetër, shumica e djemve po ndahen se, vajzat që po i marrin në Kosovë, ato kur po vijnë këtu, nuk po dinë të sjellën edhe në shitore po duhet me i përcjellë si „qurat“.

Dhe çka ju thotë halla, traditat tona shqiptare nuk duhet të nëçmohen, ato duhet ti ruajmë dhe ju që jeni këtu, mirë është ta ndihmoni ndonjërin nga atdheu për rregullimin e letrave dhe ta nxjerrni nga situata, por jo të bani martesa vetëm për letra,  të bëni një martesë pa dashuri. Po çka thua për mua, iu drejtue mbesa e vet Fëllenza, që ishte ardhë dhe martuar për Fatonin këto ditë në Santgallen të Zvicrrës. Unë ju kuptoj thotë halla, ju jeni dy qifta të bukur dhe të bekuar dhe dashuria e juaj është e lumtur, sepse kur ke ardhë ti Fëllenza  në Zvicërr edhe pse në fillim ishe pakëz xheloze, ishe edhe tolerante. Shpesh herë Fatoni vonohej nga puna, kurse ti  e pritëshe me buzëqeshje e përqafime. Pas një kohe edhe ti u punësove dhe punojshe deri në orët e vona, kurse Fatoni të pritëte krahëhapur, që do të thotë se dashuria e juaj ishte e ëmbël dhe besimi ishte i sinqertë te njëri tjeri, dhe ky besim i mund të gjitha thash e thënmet dhe xhelozinë , që të kaloni një jetë të lumtur në  martesë dhe jetesë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen