Don Lush Gjergji – Miqtë e mi në amshim

Rrezore | Zef Prenka | 24.09.15 | 21:05

Shkruan:

Don Albert Jakaj

Këto ditë doli në dritë libri i autorit Don Lush Gjergji, Miqtë e mi në amshim, Prishtinë, Drita, 2015 – 250 f.

„Jeta kalon thënë ndryshe, fluturon! E pyetja, të cilën shpeshherë ia bëjmë vetvetes dhe që kumbon fuqishëm, është: ne, ku mbetemi? Ndonjëherë, më duket se jetoj gjatë – gati me shekuj, kur mendoj dhe përkujtoj fëmijërinë dhe rininë time; 40 vitet e jetës dhe shërbimit meshtarak, sidomos “vitet e nxehta”, nga vitet 1968, 1981, 1989-90. E veçmas, pas 1999 e këndej, kur “shoqërohem” me miq të mi, të cilët tashmë janë në amshim.
Gjatë këtij “shtegtimi”, kam takuar shumë njerëz të njohur dhe të panjohur; kam udhëtuar në shumë vende dhe vise të botës; kam bashkëpunuar me shumë miq, shokë, njerëz vërtet të shquar dhe të dalluar. Ata, në jetën time, më kanë dhënë shumë – kanë lënë gjurma të pashlyeshme; ma kanë dhuruar miqësinë, mirëkuptimin, vëllazërinë, dashurinë, apo siç do të thoshte e Lumja Nëna Tereze, ma kanë dhënë “pjesën më të mirë të vetvetes.”
E shkrova këtë “histori” shpesh me shumë ndjenja, dridhje, përjetime, tronditje, lot gëzimi dhe pikëllimi, sepse ata s’janë më me mua fizikisht – me ne, në këtë jetë dhe botë.Kujtimi, nderimi, falënderimi, urata, dashuria, me lidhin gjithnjë me ata, nëpërmjet tyre, me Zotin, tash e tutje edhe me ju. Dy fjalë dhe qëndrime jetësore i mësova dhe zbulova: jeta qenka falënderim dhe falje, gjithnjë e “qendisur” dhe zbukuruar me dashuri.
Përmbajtja e këtij libri përmban këto personalitete: Dom Dominik Ramaj, Ernest Koliqi, Papa Pali VI, Atë Zef Valentini, Don Rrok Matej, Prof. Pjetër Gabrani, Dr. Don Gaspër Gjini, Don Pjetër Berisha, Prof. Dr. Josip Turčinović, Imzot Nikollë Mini, Gesuino Serra, Atë Kolë Berishaj, Lin Delija, Simon Shiroka, Prof. Anton Çetta, Imzot Nikë Prela, Kardinal Mikel Koliqi, Nëna Tereze, Azem Shkreli, Dom Simon Filipaj, Bajram Kelmendi, Atë Dr. Vinçenc Malaj, Asim Lokaj, Jakup Ceraja, Don Gjergj Berisha, Don Prek Ndrevashaj, Prof. Jak Mita, Papa Gjon Pali II, Imzot Mark Sopi, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Engjëll Sedaj, Ibrahim Kodra, Don Jak Prenku, Mons. Eleuterio Fortino, Carlo Maria Kardinal Martini, Ali Podrimja, Fehmi Korça, Dr. Gani Demolli, Idriz Kakruku – Kosova, Atë Emanuel Giordano.” (nga Parathënia e librit)

Urime e suksese autorit! Veprat e Don Lush Gjergjit janë të botuara në shumë gjuhë: shqip (28); italisht (15); kroatisht (17); anglisht (10); frëngjisht (3); spanjisht (3); sllovenisht (5); gjermanisht (3); polonisht (5); hungarisht (2); rumanisht (1). Ka botuar 60 tituj të ndryshëm me karakter psikologjiko-shoqëror, katekistik, monografik, përshpirtëri, në veçanti 15 libra kushtuar jetës, veprës dhe përshpirtërisë së Nënës Tereze. Shkruan në gjuhën shqipe, italiane e kroate.
Librin e gjeni në Zyrën famullitare në Stubëll.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen