Vitor Spaqi – aktivisti i pa lodhur i qështjes kombëtare

Diaspora, Reportazhe | admin | 17.10.15 | 00:11

Vitor Spaqi dhe shqiptarizmi i tij!

Portreti i z.Vitor Spaqit mundë të paraqitet në forma shumë dimenzionale, ashtu siç është edhe jetëveprimtaria e tij.
Vitor Spaqin sot, nuk do e përshkruaj sipas biografisë së tij, sepse u përshkrua edhe në intervista të shumta dhe sidomos në mërgim, të cilit i takon edhe ai, por do i rreshtoj disa fjali që, për Vitorin , lexuesi do të ketë rastin ta njoh edhe kombtarisht.

Nga manifestimet në Stuttgart

Nga manifestimet në Stuttgart

Që nga vitet e 90-ta , kur shumë të rinjë u nisën për mërgim edhe Vitori ishte pjesë e saj.
Për Vitorin , as gjuha Gjermane dhe as kultura e e tyre nuk e penguan që të integrohet në një shoqëri me tipare ndryshe nga shqiptarët.
Pos një veprimtarie të sukseshme në biznes, z. Vitor Spaqi njohu shumë bashkatdhetar nga gjitha trojet etnike shqiptare, me të cilët bashkrënditi veprimtarinë e tij edhe për interesat e kombit shqiptar, për ta luftuar asimilimin në baza komëtare të familjeve mërgimtare.

Vitori shquhet si një Spaqjan i taditës dhe kulturës shqiptare, i lidhur fort me hapsirën gjithshqiptare. Ai din të këndoj shqip dhe melodi e tekst kënge e ka ; „Rreth Flamurit të përbashkuar…“, Kur ka ra kushtrimi n‘ Kosovë“ baladat me tematikë kreshnike dhe heroizmit kombëtar. Rrespekti dhe mirësjellja me institucionet diplomatike ( Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe më vonë edhe të Kosovës), bënë që , në shumë manifestime dhe kremtime të përvjetorëve apo, të ngjarjeve me rëndësi kombëtare z.Vitor Spaqi të rënditej në krah të diplomatëve shtetror.

Vitor Spaqi -Kryetar i ShKShSh.

Vitor Spaqi -Kryetar i QKShSh.

Si kryetar i Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgard, ka dhënë një kontribut të madh duke organizuar promovime librash nga autor shqiptar, duke bashkrëndur veprimtari (për qëllime integracioni të të rinjeve tanë në mërgim) me politikaj dhe deputet të Bundestagut Gjerman.

Ky atdhetar mendon shqip,vepron shqip dhe është krenar që është shqiptar.
Për z. V.Spaqi, kombi shqiptar është kulmi i tërësisë së botës së tij!
Flamurin dhe simbolet kombëtare i mbanë në shtepi, në portofol, në tavolinën e byrosë së tij,por mbi të gjitha e mbanë me nderë në zëmrën e tij!

Emblema e Shoqates Kulturore Shqiptare në Shtuttgart

Emblema e Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtuttgart

Moto e tij jetësore është: Ta bëjmë Shqiptarinë në tërësinë e saj natyrale!
Të punojmë me përkushtim që ta ndërtojmë Atëdheun tonë Shqipërinë e bashkuar!
Jo, dukurive negative dhe Po, ngritjes së vetëdijës për Atdhedashuri!
Z. Vitor Spaqi është shëmbull i një shqiptari të vërtetë së bashku me 6 vëllezrit e tij si në Kosovë, poashtu edhe në diasporë!

Zef Prenka
Stuttgart 2015.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen