SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Histori & Fakte, OP-ED | Zef Prenka | 26.11.15 | 12:54

Në një mesazh në emër të Presidentit Barak Obama, Sekretari i Shtetit John Kerry uron Shqipërinë me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë.

Si një vend anëtar i NATO-s, thotë Sekretari Kerry, Shqipëria luan një rol jetik për nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në mbarë botën.

Që kur Presidenti Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, të dy vendet tona kanë punuar së bashku për të krijuar jë miqësi të qëndrueshme, bazuar në vlera të përbashkëta dhe respekt reciprok, thotë zoti Kerry.

Shtetet e Bashkuara, shton ai, vlerësojnë kontributin e Shqipërisë për sigurinë globale, që nga Afganistani, Iraku, Ukraina e deri në përballimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe pjesëmarrjen në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit ISIL.

Shtetet e Bashkuara, thotë ai, janë të angazhuara të mbështesin Shqipërinë gjatë kryerjes së reformave të nevojshme për të realizuar aspiratat e saj Euro-Atlantike.

Shtetet e Bashkuara, përfundon zoti Kerry, do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë në vitet e ardhshme drejt përparimit, begatisë dhe paqes

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen