Ramush Haradinaj “ peng „i koalicionit të „gabuar“?!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 29.08.17 | 12:05

Ramush Haradinaj njeriu i duhur për kreun e ekzekutivit,por, në koalicionin e gabuar?!

Duhet të mësohemi edhe me praktikat e politikës pluraliste. Spektri politik në shtetin tonë, aq sa i nevojshëm, po aq i brisht dhe aspak i pregaditur për bërjen e shtetit, nuk po tregohet i aftë të menagjojë makro politikë. Shteti duhet të forcohet, jo vetëm të pritet për ndihma, remitenca apo pushimet e mërgimtarëve që, të mbushën arkat e shtetit!?
Kur them të shtetit, aludoj në atë, që edhe sektori privat është i shtetit dhe që duhet deomos të “ vjelën“ arkat fiskale të mega kompanive !!
Ndryshe, e kuptojmë si një uzurpim të ekonomisë së shtetit nga individ, kompani dhe grupe të interesit për përfitime vetanake( pa patur „leverdi, as populli dhe as shteti…!).
Zgjedhjet e 11 Qershorit të këtij viti, prodhuan edhe një herë krizë institucionale të përgjithshme.

Kjo situatë politike( e ndjerë), po reflekton negativisht në shumë sektorë të institucioneve shtetrore e përmes tyre, goditet rëndë qytetari, sektori i mesëm dhe ai i ulët privat.
Përfitues të këtyre “ hallakamave“ ekonomiko- politike, janë, pa dyshim, ata që i prodhojnë këto situata.Një fjalë popullore thot …“ Ujku do mjegull“.

Për të mirë të shtetit dhe mbarësi të zhvillimit ekonomik, nuk duhet të vihën vija të kuqe me asnjërin subjekt politik, me asnjë koalicion parazgjedhor ( edhe pse ato zakonisht janë, jo të mira në praktikën politike,si të tilla po japin rezultate negative).
Subjektet duhet që, në skenën politike, të krijojnë ( të rreshtohen) infrastrukturë politike sipas, statutit dhe programeve që kanë,pra, të majta, të qëndres, ose të djathta( së paku edhe për dy parë zgjedhje në të ardhshmen dhe deri sa të zhduken inatet politike të tipit“ Mustafa“ i cili siq po duket, duhet të jetë njeriu kryesor i ngerqit politik, sepse, ai duhet edhe LDK- në ta zhbllokoj dhe jo ta mbajë peng me tre- katër servila të tij).
Ndërsa subjektet politike të ashtuquajtura „të qëndres së majtë“ apo “ të qëndres së djathtë“ janë pikërisht “ dallaveret“ politike që, po ua shohim sherrin…

LVV do të ishte zgjidhje e problemit sikur të mos ishte vet problemi.!?Politika destruktive, e sidomos me miqët tanë ndërkombëtar, nuk jep shpresë që kjo Lëvizje politike, ta merr besimin  për të udhehequr me shtetin…

Z.Ramush Haradinaj kandidati më i pranueshëm për postin e Kryeministrit të vëndit, si duket, ka bërë një gabim ( jo të qëllimshëm, por rezulltoi si i tillë) që, bëri koalicion parazgjedhor me PDK. Po të kishte garuar si subjekt në vete, sigurisht do luante rolin e Jocker- it. Si e tillë do kishte zgjidhje të këtij ngërqi politik. Ketë mundësi, po mundohet ta shfrytëzoj z.Behxhet Pacolli, por është poashtu i pa kënaqur me PDK.
Zgjidhja, më e mirë dhe më e drejtë do të ishte që, koalicionet parazgjedhore të zhbëhen dhe të krijohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve të reja nacionale së bashku me ato lokale( pse jo, një rrugë e dy punë të vlefshme!).
Koalicionet duhet që, në të ardhmen, subjektet politike, të mblidhen sipas orjentimit politik dhe jo sipas ambicjeve ( individësh, grupacion etj.) për pushtet..!
Prandaj, kësaj radhe, nëse z.Behxhet Pacolli reflekton pa inate politike, ngërqi politik ka zgjidhje, por jo me afat të plotë. Për jetëgjatësinë e Qeverisë Haradinaj do të ishin përgjegjes tre kryetarët e subjekteve politike pra, PDK, AAK dhe AKR.resp.z.Veseli, z.R.Haradinaj dhe z.Pacolli.

Për rrezore.com
Zef Prenka
Stuttgart,
Gusht 2017.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen