Analogji mes gjeneratash…

OP-ED | Zef Prenka | 15.04.18 | 21:30

Mos më thuani …“ hajt se bëhet mirë“!?
Por se: Ejani të veprojmë mirë!

Zef Prenka

Njeriu i „djeshëm“ nuk ndyshon aq shumë nga i sotmi. Për vlerat e njeriut të „djeshëm“ kemi mjaft argumente, biles, edhe të punuara si tema diplomimi në shkallë dhe lëmi të ndryshme. Karakteri i njeriut nuk ndryshon pse duhet, por pse e zgjedhë vetë. Po, në fakt do duhej të ndryshojë sa herë që, bie fjala, të prekën interesat e grupit, shtetit dhe kombit.
Karakteri i përsonit duhet të formohet nga edukata e tij/ saj!
Edukata fitohet nga prindërit( kujdestarët) dhe rrethi i ngushtë shoqëror( farefisi) në radhë të parë dhe më pastaj edukata përgjatë arsimimit të individit…Kjo e dyta është e mvarur nga sistemi shoqëroro-politikë i vëndit.
Edukimi nga sistemi mund të jetë edhe fatal, por edhe i rregullt!
Fatal bëhet kur shtresat udheheqëse të shtetit nuk japin apo nuk reflektojnë mirësi, mirëkuptim, dakordim, nënshtrim etj. ndaj ligjeve dhe kushtetutshmerisë së shtetit.

Edukimi i rregullt është kur, që nga kryetari i shtetit dhe deri tek punetori i zbatojnë rregullat, sjelljet, marrëdhënjet vetitë konformë ligjit dhe kodit të mirësjelljes.
E kundërta sjell gjëndje kaotike në shtet…“ nuk e njeh qëni t‘ zonë“ siç thuhet!!

Pra, një shëmbull, kur fëmijët(nxënësit) shohin, bie fjala policin, mjekun, arsimtarin por edhe prindin duke hedhur letrën e ndrydhur në tokë, atëherë ata nuk do hedhin vetëm letrën, por edhe shumë më shumë gjëra tjera gjithandej deri sa të bëhet grumbulli i bërllokut sa një kodër.
Prandaj, karakterët formohën edhe nga shëmbulli i mirë, sjellja dhe mëndimi pozitiv i gjeneratës më të vjetër dhe ato sjellje bartën tek gjeneratat e reja dhe marrin formën e vetive (veseve) që vështirë ndryshojnë.
Kështu që Frojdi thoshte: “ Fëmijëria është prindi i një përsonalitetit njerzor“

Kështu që, dallimi në mes të karaktereve të gjeneratave nuk qëndron në atë që, sa janë të zgjuar, por në atë që sa të sjellshëm dhe sa i nënshtrohën rregullave dhe ligjit.
Të arsimuarit nuk do të thot që sa dini dhe sa mbani mënd, por konsiston në atë që, sa dini dhe sa nuk dini mbi rregullat, ligjet dhe shkencat.

Ndyshimi mes gjeneratave konsiston në faktin se, cilit sistem shoqror- politik i përkasin…?!

Prandaj Albert Einstein citoj të ketë thënë:

Ideali im politik është demokracia. Ne e respektojmë çdo qenie njerëzore si qenie, dhe ne nuk bëjmë asnjërin si idhull( idol).
Z.P
15.04.2018

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen