Dëshmorët nuk ndahën, ata janë të barabartë para altarit të lirisë…!

Histori & Fakte | Zef Prenka | 27.04.18 | 23:54

Masakra e Mejës në Gjakovë.

Sot në 19 vjetorin e Masakres së Mejês në Gjakovë, pas 19 vitesh, akoma nuk janë kryer projektet mbi rregullimin e varrezave.

Varrezat e të masakruarve në Meje nga serboçetniket me 1999.

Të tubuarit e sotëm nga familjarët e martirëve dhe dëshmorëve të rënë nga barbaria serboçetnike, shprehën indinjatë dhe mllef të thellë ndaj institucioneve shtetrore të Kosoves.

Ata nuk deshtën që zyrtarë të lartë shtetror të vënin homazhe, sepse nuk kanë bërë asnjë investim në rregullimin e varrezave te të rënëve në ketë masakër që, është nga më të mëdhatë në Kosovë, me mbi 350 të masakruar pikërisht me 27.Prill 1999, nga serboçetniket.

Prandaj, apelohet që mos të bëhën dallime edhe me të vdekur të pafajshëm, mos të “ vriten“ edhe nga liria për të cilën vdiqën, mos t‘ i dalloni dëshmorët, ata janë të gjithë të barabartë para altarit të lirisë…

Nuk është e drejtë dikujt t‘ i ipen epitete deri n‘ kup të qiellit e ndonjë dëshmori që nuk i ka të afermit në politikë dhe në udhëheqje shtetrore, t‘ i zbehet dëshmorësia, vdekja për liri dhe merita patriotike!?

Dëshmorët në momentin e rënjes, nuk njohin grada dhe epitete, ata mbetën të barabartë para lirisë dhe duhet të trajtohën të tillë!!!

Zef Prenka
27.04.2018
Stuttgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen