2.Marsi u festua për herë të parë në Diasporë!

Diaspora | Zef Prenka | 04.03.19 | 23:20

Qëndra Kulturore Shqiptare Stuttgart, ishte pjesë e përmbylljes së aktivitetëve, të 575 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, ose “ Besëlidhja e Lezhës“ që Bashkia e Lezhës organizoj manifestimin qëndror pikërisht me dt.02.03.2019  dhe për të vazhduar edhe në mërgim ( sepse siç tha Kryetar i QKSHSH z.Vitor Spaqi, citoj: „… po e përmbyllim ketë aktivitet  të nisur në Lezhën e Kryeheroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe këtu në Shtuttgart të Gjermanisë,ne QKSHSH, me prezencën e njërit nga organizatorët kryesor të kësaj ngjarje z.Paulin Z.Zefi, që po manifestohet për herë të parë në gjithë diasporën shqiptare…“).

Prandaj, në një ambient të improvizuar si në vëndlindjen tonë, me një pjesëmarrje nga intelektual, poet, shkrimtar, aktor dhe artistë,po thuaj nga të gjitha trojet etnike, u mbajt një ligjeratë nga drejtuesi i Memorialit të Gjergj Kastriotit në Lezhë z.Paulin Z.Zefi, se ciles i parapriu Hymni Kombëtarë, një fjalë përshëndetëse nga Kryetari i QKSHSH z.Vitor Spaqi i cili e bëri publike me ketë rast edhe një projekt që është fillimisht kërkesë e Kryesisë së QKSHSH dhe e vet z.Spaqi, ngritja e Shtatores së Shën Nënë Terezës në ambientet e jashtme të Kishës së St.Konradit në Stuttgart, aty ku ndodhet Misioni Katolik Shqiptarë për Gjermani dhe që mbanë emërin e Nënës Tereze.

Ketë projekt pasi është lejuar zyrtarisht, do vazhdohet nga Famullia nën udhëheqjen e don.Albert Kristaj, famullitar aktual dhe i cili po ashtu e përshëndeti ketë manifestim.

Nga ajo që entuziasmoj të pranishmit ishte referati nga z.Paulin Zefi që, para publikut solli informacione shkëncore, të pa dëgjuara deri më sot për kryheroin kombëtar dhe të princave të Arbërisë.

Ai u duartrokit me respekt dhe dashamirësi për shkathtësitë e tij prej historiani dhe njohuritë e tij të thella, aq profesionale dhe të bazuara nga fakte historike…!

Me atë rast QKSHSH  i ndau një mirënjohje për angazhimin e tij në kauzën Kastriotiane dhe gjithëshqiptare.Mirënjohjen e ndau Prof.Lekë Preçi i cili e përgëzoj dhe inkurajoj z.Paulin Z.Zefin për punën që po angazhohet.

Këtij manifestimi i erdhi edhe një telegram urimi nga Konzulli i përgjithshëm i Shqipërisë z. Arten Hanku
të cilin e përshëndeti z.Vitor Spaqi.

Vlenë të cekët se Konzullata e Republikës së Kosovës edhe pse kishte ftesë për pjesëmarrje në ketë aktivitet, jo vetëm që nuk morën pjesë, por as edhe një reagim nuk kanë bërë!?

Ky rast indinjoj shumë nga të pranishmit dhe pati të tillë e lidhën me skandalin e dt.01.Mars ku, në Lezhë pasi ishin bërë pregaditjet për vëndosjen e Shtatores së Kryeheroit Kombëtarë Gjergj Kastriotit, pikërisht me dt.02.03.2019, vjen urdhëri nga Kryeministria e Shqipërisë që të shkatrrohet bazameni dhe të pa mundësohet projekti i Bashkisë së Lezhës, që aktualisht Lezha  udhëheqët nga PD.

Pra, edhe pse nuk ishin prezent asnjë përfaqësues Diplomatik, eventi skena shoqërohej me flamujt kombëtarë dhe i Kosoves…

E gjithë pjesa akademike udhëhiqej me plotë dashamirësi dhe elegancë  nga moderatorja znj.Gjylije Lecaj, e cila mbanë edhe detyrën e Sekretarës së QKSHSH.

Ishte mjaft interesante paraqitja në një skene dramatike në formë dialogu, ku Princi ( z.Gjergj Lleshaj) lexonte letrën që poezia e poetit  Xhenc Bezhit “ Letër Mbretit tim“ interpretohej në skenë, me ç’rast Gjergj Kastrioti( Aktori z.Vilson Spaqi) i përgjithej letrës dhe ua rikujtojë mesazhin e Kuvendit të Lezhës…

Poeti Ali Sh.Berisha – anëtarë i Shoqates së Shkrimtarëve Kosovës , deklamoi dy poezi nga libri i tij më i ri
„Ora e Gjergjit“ me poezi kryesisht për kryeheroin kombëtar Gjergj Kastriotin.Me pastaj u bë një intervistë për portalin rrezore.com.

Pas pjesës akademike, festa vazhdoi me një ekspozitë nga nxënêsja Kaltrina Lleshaj ( piktore e talentuar), e cila për herë të parë ekspozoi tek QKSHSH,pikërisht në ketë Jubilé të Besëlidhjes së Lezhës.Pikturat u mirëpritën nga të pranishmit me shumë dashamirësi!

Për fund, me zërin e saj të veçantë,nxënësja Laura Spaqi, të pranishmit i argëtoj me dy këngë të vjetra, “ Moj e bukura Morenë“ dhe “ Vajta Kalova gjithë Kalabrinë“ , ku publiku e duartrokiste me ëndje!!
Për fund një kotej rasti dhe përcjellur me muzikë të lehtë- Këngë qytetare  nga me klarinet Rolan Disha dhe kitaristi Hysen Bajraktari,
ku të pranishmit kënduan së bashku njëzëri dhe argëtimi nuk mungoi…!

Z.P.
Stuttgart
04.03.2019

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen