Agron Shabani-Roli dhe misioni i intelektualit politik

OP-ED | Agron Shabani | 04.09.19 | 06:16

  Agron Shabani- Politikolog

‚In Medias Res‘:

Roli dhe misioni i intelektualit politik

 Kritika dhe filozofia e njohur politike në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur politike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur mënyrën dhe formën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose societale, edhe vlerat dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj.
Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, heterodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të ‚kapitalizmit të ri‘ evrolindorë ose ballkanikë të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i „një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë politik, ushtarak, finansiar,  tregtar ose ekonomik“ ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie „mono-dimensionale“ për t´u shërbyer „elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike“ që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë. Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta relative. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste ku e bukura bëhet konkubinë ose kurtizane e“ industrisë pushtetmbajtèse“ ose politike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për popullin (kombin), shtetin, pushtetin, edukatën, kulturën, moralin (etikën), politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve, duke iu përshtatur në një masë të madhe pushtetit dhe  ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politik, kulturor ose informativ- përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.
Ndryshe nga kjo, nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës dhe politikës ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: Edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndonëse, përmjes kategorive shoqërore ose qytetare, teoria etike dhe estetike, duhet tè paraqesin konceptin dhe modelin paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globalen ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionëve, ëndërrave, dëshirave, dashurive, pritjeve, shpresimëve, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore ose qytetare që e bëjnë çlirimin e subjektiviteti- për të gjetur lidhjen empirike, organike ose dialektike midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë “ opus magnus“ ose „genèralè intellect“. Kjo mbase është vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator. Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore ose qytetare.
Për me tepër ndërkaq, në një shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike (si Gjermania etj.), ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënieje me praxis-in, e bën të mundur integrimin e  kulturës shtetrore, nacionale ose politike në kuader të një shoqërie të lartë industriale ose kapitaliste ku çmohet ose vlerësohet edhe puna intelektuale edhe ajo manuale ose mekanike.
Ndèrkaq, midis motiveve ose stimujve të njohur të kritikës së kulturës në shtetet ose shoqëritë e ndryshme tranzitore, post-komuniste ose neoliberaliste, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës. Aty pra ku kultura shtetrore dhe nacionale, paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare dhe e cila i mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale ose ekzistencialiste, ku ngrihet ose lartèsohet çdo gjë që është njerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë klikat ose strukturat e korruptuara dhe të trafikuar (kontrabanduara) nè emër të ekzistencës ose mbijetesës sè pèrbashkèt. Është teza e kulturës purodemokratike ose neoliberaliste, si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit (ndonëse, si reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës), e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror dhe nacional. Me ç’rastë, pèr dallim të mediokritëve të ndryshëm ‚pseudoo‘ , ‚anti‘ ose ‚kontrakulturorë, ose atyre shkatërruesve të zellshëm të shkencës, kulturës dhe politikès (qofshin të majtë apo të djathtë) të cilët „venë dorën në brez ose revole“ sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e oponentit ose kundèrshtarit tè tyre: Përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër që e denoncon tè parën.
Ndaj, misioni ose detyra e një kritiku dialektik të kulturës shtetrore, nacionale ose politike, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, politikës nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi etj. Apo, t’i prolongojë dhe mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Jo. Por, misioni ose detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë mbi një kulturë të lartësuar ose glorifikuar, n’përbërjen e sè cilës premtimi për lumturi dhe barazi, mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture shtetrore, nacionale ose politike nè kuptimin më të gjerë të fjalës. Ndërkohë që penetrimi dhe varësia e saj nga rrethanat materiale të pushtetit ose shoqërisë aktuale në pushtet (analoge me të kaluarën)- kontribuojnë në frustracionin dhe radikalitetin e këtij realizimi.
Me fjalë të tjera, forcat dhe energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës shtetrore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin ose pozicionoheshin në funksion të palës kundërshtare “antropologjike” ose antropolitike. Nërkaq, narracionët dhe impulset progresiviste të së dytës, do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

Pak apologji diskursive ose analogjike:

Flozofi dhe sociologu i shquar gjerman,Theodor Adorno në bashkëpunim me kolegun e tij madhor ose gjenial, Max Horkheimer nè „Dialektikën e Iluminizmit“, asokohe i gjetën ose zbuluan një ndër shkaqet themelore ose esenciale të paradokseve të ndryshme reaksionare ose anakroniken në konceptet e arsyes instrumentale ose  arsyes subjektive.
Ndryshe nga kjo, iuminizmi, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), domethënë do duhej të ishte një proces çmitizues, prodhoi të kundërtën e tij: një mitizim të ri, më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm, atë të arsyes instrumentale. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore”, koncept që Adorno dhe Horkheimer e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”.
Ndaj, edhe përthithja e kulturës, reduktimi ose mono-dimensionaliteti i saj shihen si rrjedhim i një administrimi negativ nga ana e totalitetit social, në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave sociale ose materialiste të shoqërisë së lartë industriale dhe teknologjike me metoda të njejta ose analoge të borgjezisë në momentet e shkëlqimit të saj më të madh. Ndonëse, shoqëria borxheze ose feudaliste, në mungesë barazie ose uniteti etiko-estetik ose socialo-ekonomik, në esencën ose substancën e saj ishte një mish-mash social ose politik pa asnjë lidhje sociale ose organike me njeri-tjetrin në kuptimin e „paqës sociale“ dhe barazisë ose harmonisë së përgjithshme klasore, shoqërore ose qytetare.
Ndaj, edhe politika kosovare është shembull i keq, se si fetishizmi, dogmatizmi, hedonizmi dhe recidivizmi politik, çojnë në një regresion dhe degradim të pëgjithshem ku zgjedhësit (elektorati) janë të programuar ose denuar të pranojnë vetem një „muzikë“ ose „melodi politike“ pa asnjë zhvillim koherent që paraqet një “kotësi hapësinore” i cili i kontribuon gjithëmonë „identikes”,gjegjësisht, klisheve, kthetërave dhe recidivevve të njohura autoritare ose totalitariste si dhe përforcimit të pritjeve, interegnumëve dhe status-quove të ndryshme politike, ushtarake, historike ose gjeografike si një fat i paevitueshëm individiual dhe kolektive
Zëvendësimi aparent ose transparent i një „mode“ ose merode politike me një tjetër në politikën komerciale ose neoliberaliste, është në të vërtetë një recidiv ose „riprodhim i sofistikuar“ po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin (regjimin) paraprak në tërësinë e tij. Në rastin konkret, regjimin kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit etj.
Bota shqiptare ose kosovare nuk ka nevojë për të vërteta absolute, por vetëm për ato relative. Bota shqiptare ose kosovare kanë nevojë për pyetje dhe pèrgjigje.
Sipas Ziegmund Freudit“ të jesh gjithmonë i ndershëm, i sinqertë dhe i kënaqur me veten ose vetvetën tënde, është një fiskulturë ose ushtrim i këndshëm“.
Një person ose personalitet i lartë, mund t’u bëjë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tij. Ndaj, në cilindo rast, ai ligjërisht është përgjegjës për atë që bën dhe për atë që nuk e bën.“ Do thoshte dikur John Stuart Mill në kuader të veprës ose shkrimit të tij të njohur „On Liberty“ ( „Për Lirinë“).
Se këndejmi, të gjithë ne ose shumica prej nesh, jemi thjeshtë aktorë ose „protagonist“ të ndryshëm që tentojmë të kontrollojmë ose menaxhojmë fatin, reitingun dhe imazhin tonë publik ose politikë. Në veprojmë ose reagojmë kryesisht duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin dhe pranojnë të tjerët dhe jo se si e shohim, njohim dhe pranojmë ne vetën ose vetvetën tonë. Duke e vënë theksin në imponimet ose nënshtrimet tona ekstreme para rrethanave ose faktorëve të ndryshëm ushtarak dhe politik, duke i mohuar ose anashkaluar të kaluarën, historinë, traditat, kulturën, njeri tjetrin ose vetvetën tonë në emër të do farë „miqësive“ ose „aleancave historike“ me turqit dhe të tjerët.
Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë.

ASH

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen