Paradoksale?!

Analiza & Komente | Rrezore | 19.03.20 | 15:49

P A R A D O K S A L E!?

Si është e mundur që, AAK t’a mbështesë LDK, ose thënë në formë të thjeshtuar, si mundët Ramush Haradinaj t’ë dalë në anën e Isa Mustafës për mocion të Qeverisë Kurti, kur dihet që Isa Mustafa do urgjentisht të hiqet Tarifa 100% ndaj Serbisë, ndërsa Ramush Haradinaj, ish- urdhëruesi i Tarifës 100% ndaj Serbisë?!
Kjo është politika e klasës aktuale politike e Kosovës.

Nga ana tjetër, LDK, mbështetë PDK, ose thënë në formë të thjeshtuar, Isa Agimi dhe Luta, mbështesin Presidentin Hashim Thaqi, për planet e tij, drejtë ndarjes së Kosovës!?
Sh.B.A , ose vetëm Grenell, po kërkon një ndarje të Kosovës,por jo, edhe Pentagoni!?
Pentagoni nuk është në duart e Trumpi-t, Presidenti aktual Amerikan, që nuk e ka fare në axhendë Ballkanin dhe Kosoven hiq fare. Ai së fundit ka emrua Ambasadorin Grenell sa për fushatë zgjedhore dhe jo pse do.

Kosova do duhej ta përkrah Joe Biden, për President, pasi ai dihet botërisht që e përkrah hapur Kosoven në rrugtimin e saj drejtë vlerave demokratike.
Pra, kjo klasë e dështuar politike e Kosoves( në ketë rast Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe sidomos Presidenti Hashim Thaqi), janë peng i Gjykatës Speciale!?Ata, kanë brenga që nuk i ka  edhe Albin Kurti. Ata, duhet pa tjeter ta kenë Kosoven e kapur që të jetojnë akoma në liri, duke abuzuar me fonde dhe buxhetin e shtetit, me klane si
„Pronto“ që as Gjykata nuk guxon ti denojë për vepra botërisht kunderligjore…

Por jo, edhe Isa Mustafa është i rrezikuar nga Gjykata Speciale, i cili është peng i 70 aktakuzave nga LVV, për keqpërdorime të fondeve në kohën kur udhëheqte Prishtinën dhe si të tillë do përballen me ligjin, për sa kohë që të Qevirisë Albin Kurti.
Kjo, është „dhëmbja e dhëmballës“ së Ises që, i hoq ministrin Agim Veliun, që doemos do ta mbronte nga ndonjë arrestim i mundshëm nga Prokuroria e shtetit…?!
Pra, Ramushi dhe Kadria nuk kanë arsye tjera ta kërkojnë mocionin e Qeverisë, pos që,ata ndihen të rrezikuar ndaj keqpërdorimit, apo vjeljes së fondeve shtetërore, në mënyrë të jashtëligjshme për të cilat Albin Kurti i ka premtuar para elektoratit që i dhanë votat dhe e sollën në krye të Ekzekutivit për t’i kthyer ato prona, fonde, etj.të uzurpuara apo të vjedhura në mënyrë jo ligjore.
Populli keto gjëra i ka kërkuar dhe i ka besuar Albin Kurtit.Vullneti i popullit duhet respektuar!
Ramushi dhe Isa, le të bëjnë sa të duan marrëveshje, që ( janë në kundeshtim edhe me qëndrimet e tyre gjatë kohës kur ishin kryeministra…) të rrexojnë Qeverinë në një kohë kur vëndit i duhet bashkpunim, bashkëveprim kundër fatkeqsisë natyrore,kunder Koronavirusit, që siç po duket, ata, më shumë e kanë frikë „Albin Kurti virusin“ se sa atë vdekjeprurës si pandemi boterore.
Kjo quhet, politikë për interesa përsonale,miqësore dhe nepotike.
Kjo politikëbërje nuk i duhet popullit dhe shtetit.Prandaj, kjo marrëveshje duket e keqe dhe me qëllime të këqia për shtetin!!
V.U.
Prishtinë

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen