PSHDK nuk është subjekt fetar!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 03.08.20 | 18:32

PSHDK i duhet politikës, ekonomisë dhe strategjisë shtetformuese të RKS!

Shpesh në fjalorin shqip-shqip, takojmë fjalë që kanë dy e më shumë kuptime.Ato, duhet folur(zbatuar gjatë të folurit),sipas mënyres,rastit, kohes dhe rënd-zbatimit.
Kur përkthehet një fjalë, apo fjali, nga gjuhë të huaja, ka ndodhur që, kuptimi në gjuhen tonë shqipe të mos jetë i kjartë, ose, i pa kuptimt,ose vështirë i kuptueshëm…!
Edhe tek titulli i subjektit politik ( i, dyti në pluralizmin e Kosovës pas, LDK), hasim në fjalë që lidhet me qështjen e besimit.
Kjo parti, ishte sinonim i partive tradicionale Europiane, dhe Jo rastësisht, apo me qëllime të bazuara në religjion, si parti fetare e krishtërë.
PSHDK është Parti e sfidave, e përgjegjësise, e respektit për shtetin laik, demokratik, liberal dhe frymen kombetare , e ndertuar mbi vlerat e djathta politike u konceptua nga koloset e ndërtimit të shtetësise së Kosovës- Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe figura e respektuar Akademike dhe Kombetare e kolosit Mark Krasniqi…!

Partitë simotra me PSHDK, janë gjithandej shtetëve të fuqishme Europiane që, kanë pushtet.Ato nuk shiqohen si parti fetare( siç e shiqojnë pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosoves PSHDK, që shumë nga ata e braktisën kur islami radikal shpërtheu në Kosovë, si kauzë fetare dhe që, është pëngesa kryesore e rrugëtimit të RKS drejtë BE- së), por është subjekti që identifikohet me kulturen Europiane dhe jo, Aziatike, Arabe,Afrikane etj.

Prandaj, ky subjekt politik( tashmë) tradicional, ka një program kombëtarë, ka një, statut dhe platformë që, 100% i mbronë, i zhvillon, dhe bashkjeton në çdo rrafsh, qoftë politik, ekonomik,strategjik etj.me vlerat kombëtare shqiptare, pa asnjë element fetar.
Shqiptarët e besimit katolik, kryesisht janë aty të antarësuar, jo pse, dallohet fjala- …kristiane…, sepse kuptimi i saj ka të bëjë vetëm me vlerat e kultures Europiane, nga të cilat edhe subjektet tjera të spektrit politik në RKS, (me përjashtim të disa partive fetare me bazë dhe ndikim fetar në islamin politik)janë, pro ketyre vlerave Europiane, por, kanë toleruar edhe derpërtimin e ndikimit fetar islam dretëpërdrejtë si kompenzim të votës dhe si të tilla ndryshojnë dukshëm me shqiptarizmen e vërtetë që ka PSHDK.

Nga ky këndveshtrim PSHDK ka mbetur jashtë Parlamentit të Kosovës tash e sa vite.

Padrejtësisht dhe poshtërsisht!

Shtrohet pyetja;
Edhe sa vjet( decenje) do të arrijnë shqiptarët t’a kuptojnë se, një parti e (qëndres së) djatht, si PSHDK, do duhej t’a ketë vëndin në parlamentin e shtetit, që, partitë simotra Europiane( CDU, CSU, të Gjermanisë, CVP – Zvicërr, CPÖ Austri, CSV Luksemburg, CSP Belgjikë, CSP Francë,etj.) të kenë mundësi dhe çasje që, proceset demokratike në Kosovë të marrin mbështetjen e pa rezervë dhe të sigurtë nga ato, por edhe për faktin që PSHDK, NUK është identifikuar si subjekt politik me shantazhe korruptive, zhvatje, hajni, kriminalitet të te gjitha ngjyrave etj.por, edhe për faktin që secili koalicion nga partitë e mëdha, e shkallmuan dhe nuk e përkrahen të ketë qasje parlamentare, pra që PSHDK të ketë rolin, vëndin dhe fjalën me peshë e të pranueshme pa rezervë nga BE…!?

Me një fjalë, më tepër kanë përfituar partitë e pakicave kombëtare si ajo Turke, Boshnjake, Rome etj, se sa, PSHDK që është krenaria e pluralizmit dhe politikes Kosovare, që është
„shtepia e vogël “ e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugoves, që është shtepia politike e Akademik Mark Krasniqit por, mjerisht edhe gjahu special i PDK, AAK dhe LDK.
Tani jemi në një situatë kur, ky subjekt do duhej të jetë vetvetja dhe të bashkërëndisë veprimtarinë kombëtare me partitë si motra dhe të sigurojë ardhmeri të sigurtë në gjiun e politikës Europiane.

Për ketë qëllim do duhej që PSHDK së pari të kërkojë një përsonalitet të dëshmuar politikisht,profesionalisht dhe kombtarisht të besueshëm, jo vetëm për elektoratin demokristian( që mjerisht është mjaft pasiv për arsyet e lartë cekura…),por edhe për ata që besojnë në keto vlera Europiane, për ata që duan, që RKS të jetë pjesë integrale e BE dhe për të gjithë ata që, vlerat kombëtare i kanë si qëllim parësor në jetën e tyre.
Një kandidat/ e, konsensuale që, mund t’iu prijë proceseve demokratike dhe që, di mund dhe zbaton vijën neutrale në mënjanimin e cilit do grupacion dhe kundërthënjet që ua shkaktuan pikërisht koalicionet para dhe pas zgjedhore radhë pas radhe të partive të lartëcekura, të drejtojë në mandatin e ardhshëm dhe PSHD- së t’i kthehen antëtarësia e zhgënjyer pa dallime fetare por me bindje dhe besim në vlerat demokratike Europiane që si duket na i kanë mbyllur dyert edhe për faktin që partitë simotra Europiane nuk e kanë perfaqësuesen e tyre në Parlamentin e RKS.

Pa një përkrahje gjithëpopullore( në masë ),pa një Kryetar/e që, eliminon ato dukuri negative, dhe ka vizion bashkpunimi konstruktiv me partitë simotra në BE, nuk do ia dalim, as të ri- forcohet dhe as dëshmohet para Partive Popullore Europiane që, ne jemi të përkushtuar që RKS, i takon dhe do jetë pjesë e BE- së.
Kandidat/ ja, për Kryetare konsensuale tashmë është e vetmja zgjidhje!
Mos hezitoni, mos vononi, hapni rrugë proceseve të mbara demokratike, dhe ftoni atë që do jetë shpëtimi dhe mbarësia e politikës shtetërore dhe jo vetëm…!

Zef Prenka
Stuttgart
03.08.2020

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen