Komunikatë e Rrjetit Intelektual Shqiptarë mbi situatën politike në Kosovë

Analiza & Komente, Diaspora | Rrezore | 06.08.23 | 15:28

Çfarë do bëhet me RK-s, nëse, në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së, vjen Trump, apo një alias Trump?!

Politika e jashtme e Republikës së Kosovës(që faktikisht nuk funksionon fare!), a do e ketë diskutuar një fitore të re ( të mundëshme) të Trumpit, edhe pse proceset gjyqësore ndaj tij, nuk e kanë zbehur fare figurën e ish Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ose të një “ Trumpi të ri”, që Kosovën definitivisht do e kthente nën administrim të Serbisë në çfarëdo modeli të mundshëm?
Nga burimet jo zyrtare që vijnë në RRISH, thuhet se;
është me urgjencë regjistrimi i një subjekti të ri politik gjithpërfshirës në Kosovë, ku do të bashkohëshin kokat më eminente të shkëncës dhe politikës, nga të gjitha subjektet politike, por edhe të shoqërisë civile(që mëndojnë seriozisht se kanë dështuar politikisht në planin shtetëror dhe kombëtarë ( jo për fajin e tyre të përvetshëm…)dhe që janë të gatshëm të heqin EGOt e tyre si servil dhe militant të pa vlerë në subjektet e dështuara, përfshirë me ketë rast edhe subjektin në pushtet dhe lidershipin e tij.

Analiza vjen nga SHBA dhe nga BE përmes burimeve që i rrijnë afër RRISH-it dhe inkurajojnë ketë të fundit për një iniciativë të tillë, ku do të ftoheshin publikisht ( si detyrë me peshë kombëtare), intelektual dhe profesionistë, por edhe politkanë që e shohin hapur dështimin e subjekteve politike, që u kanë shërbyer me vite, por që nuk kanë mundur të ndikojnë në mbarvajtjen e proceseve politike dhe se zëri i tyre është dëgjuar vetëm si i ndonjë servili apo militanti politik dhe jo si bashkëpuntor i proçeseve politike të secilit subjekt në pushtet radhasi, përfshirë dhe rolet e tyre si opozitë plotë mëkate…!!

Drejtoria e Përgjithshme e RRISH-it dhe kreu i saj z . Z. Prenka, kanë “shoshitur” ketë thirrje dhe e kanë vlerësuar si shumë pozitive.
Më tej,nga drejtoria mësohet të kenë thënë se;…”kjo mënyrë e organizimit të ri politik, do ishte një rast(mundësi e re),që do të fuqizonte ribërjen e politikës konstruktive dhe ringjalljen e miqësisë me SHBA dhe BE…”. Por, jo vetëm kaq, sepse, kërkohet organizim thelbësor politik me refuzim total të përvojave të organizimit, si deri më tani.
Koncepti i ri politik që ofron RRISH, është komplet në dobi dhe vetëm për dobinë kombëtare.
Individit, përveq lirisë së shprehjes, punës, aktiviteit dhe të drejtave të njeriut, i pa mundëson keqveprimet, keqtrajtimet, keqbërjet, krimin, dhe e ndëshkon rëndë për veprimtari jo ligjore etj…

Politika e gabuar dhe tejet armiqësore mes subjektesh politike, LDK, LVV, PDK, AAK, e disa subjekte të vogla, mbështetëse të tyre, e kanë sh’kurajuar faktorin politik ndërkombëtarë në shumë aspekte dhe si të tilla janë të pa dëshiruara për pushtet demokratik, sepse, të gjitha me radhë na kanë zhgënjyer.
Ata i mbesin besnik thënjes popullore:”…ujku qimën e ndërron por veset s’i harron”. Pra, nuk u besohet më!!

Nga këndvështrimi ynë politik, ne do të formonim komisione për ndërmjetsime ( informime, raportime, sygjerime etj.) me SHBA dhe BE, të cilët në kuadër të MPJ, do të bënin të mundur lidhjen më të përafërt më faktorët relevant ndërkombëtarë dhe ambasadat tona të bëheshin më aktive, sepse, si deri më tani, ato janë vetëm dekoracion diplomatik, pa asnjë vlerë të këtij kuadri, për të cilin janë funksionalizuar dhe ekzistojnë sa për të shpënzuar buxhetin e Kosovës.

Sa i përket ri-ardhjes në krye të Shtepisë së Bardhë në Washington D.C të ish Presidentit Trump, apo të ndonjë Trumpi tjetër, RRISH-i ka një platformë bashkëpunimi të hulumtuar nga ekspertë të lëmisë diplomatike dhe që përfundimisht e sjellë situatën në atë nivel bashkëpunimi që, pa marrë oarasyshë se kush vjen në udhëheqje të Shtepisë së Bardhë, raportet tona të shkëlqejnë nga bashkëpunimi.
Nga BE, do krijonim fillimisht njohjen e saj( që akoma nuk është kërkuar …) dhe pasraj të krijohet besueshmëria e konsideratës serioze dhe me besueshmëri të plotë në administrimin e pushtetit që nuk do dallonte fare nga ai Evropian.

Vonesat dhe mos marrja seriozisht e intelektualëve nga subjektet dështuese, sigurisht që, janë fatale edhe në ketë moment të rëndë politik, kur Kosovës i janë mbyllur udhët drejtë SHBA-së e BE-së, sa që, janë detyruar të kërkojnl ndihmën e Papa Franqesku, që, në kuadër të një ndihme simbolike ka planifikuar një vizitë të shkurtër në Kosovë, por që nuk do ketë edhe peshën e ribërjes rrënjësore të politikës në Kosovë.

RRISH- Infocentër
Berlin
Gusht’ 23
DP

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen