Promovim i librit të Akademik Mark Krasniqit “ Kujtime e Përjetime“në Frankfurt

Reportazhe | Zef Prenka | 14.04.13 | 00:05

Ky eveniment u organizua nga:

Konzullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt,z. Astrit Zemaj,
Lidhja Shqiptare në Botë,z. Sebastian Nujiqi dhe
Shoqata e Studenteve „Arbëria“,kryetar z. Erand Zeka

Fjala eveniment apo ngjarje me rëndësi,ia vlenë të përmendet për shumë arsye që, ne sot në Frankfurt e përjetuam!
Organizatoret kishin përgaditur në mënyrë dinjitoze me profesionizëm, kulturë dhe seriozitet të niveleve akademike ketë takim me njeriun (shqiptarin e madh!) Akademikun Mark Krasniqi që, përjetoj tri faza historike që kaloi populli i tij shqiptar; Përiudha e Mbretërisë, Luftën e dytë Botrore dhe atë të fundit Luftën e UÇK-së kundër shtypjes Serbe.
Redaktori i Librit „Kujtime e Përjetime, z.Vehap Zhita thot-citoj: Mark Krasniqi- shkëncëtar,poet e prozator i ndjeshëm,polemist i mprehtë,pedagog e politikan patriot në shërbim të popullit të vet.
Programin e udhëhoqi z. Myftar Dragidella që, përshëndeti pjesmarrësit në veçanti Akademik Mark Krasniqin-autorin e librit, Konzujt e Republikës së Kosovës në Frankfurt z. Astrit Zemaj, z. Milazim Vllasaliu, Akadamik Gjelosh Gjoka -Piktor, nënë e bijë znj. Suzana dhe Donika Gërvalla, LSHKASH etj.
Në vazhdim Konzulli z. Astrit Zemaj, i dëshiroj mirëseardhje Akademikut tonë z. Mark Krasniqi njeriut që duhet të mburremi të gjithë shqiptarët kudo ndodhën.
Për të shpalosur kujtimet dhe përjetimet e autorit të librit,recensentët z. Miazim Vllasaliu dhe z. Maxhun Ismajli elaboruan me shkathtësi profesionale dhe po thuaj nuk kishin harruar as edhe një rresht të librit pa e zbërthyer dhe komentuar vëllimin prej mbi 500 faqeve, që përmbajnë një jetë të tërër mbi 9 Dekada të akademikut Krasniqi që nga fëmijëria e tij e deri të sotmen që i afrohet të 93 vjetë  jete, me një vitalitet fizik dhe psiqik për ta lakmuar edhe të rinjët.
Në ketë takim kishin ardhur edhe nga qëndra tjera si nga Landi i Bajernit z. Luz Thaqi me bashpuntorë,akademik Gjelosh Gjokaj pastaj nga Baden-Wurtenbergu,piktori i njohur z. Dan Gashi ,Aktivisti z. Xhafer Leci, z. Lekë Preçi, z. Lon Karrica, Zef Prenka etj.(duhet kërkoj falje për intelektual të shumtë që ishin prezent dhe nuk ua përmend  emrat).Për të disponuar të pranishmit,nën tingujt e pianos agëtojnë znj.Adelina Ushaku- Hashani, pianiste e diplomuar dhe z.Dritan Gashi me Gitarë që, secili ndihej mirë dhe komod duke e zbukuruar ketë tubim në shkallë dhe kulturë europiane.Zonja Adelina Ushaku-Hashani shfrytëzoi rastin që nga piano e saj të na e zbuloj një kompozim të babait të saj, që për herë të parë ishte ruajtur që të shfaqet sot në promovimin e librit të autorit Akadamik Mark Krasniqit.Duartrokitjet nuk kishin të ndalur nga të pranishmit,që vërtetë ndihej mirë secili prej pjesëmarrësve.
z. Sebastian Nujiqi nga foltorja falenderoj të pranishmit dhe uroj z. Mark Krasniqi që të rrojë sa malet dhe ndau me ketë rast edhe mirënjohjet.

Libri Kujtime e Pörjetime -Mark Krasniqi

rrezore. com - Mark Krasniqii

 

Adelina Ushaku-Hashani

 

Konzulli i RK ne Frankfurt  Astrit Zemaj

 

Leka ,Loni, Zefi

 

rrezore.com -Donika Gervalla

 

Adelina Uashaku-Hashani

 

Me Gjelosh Gjoken- Zefi e Leka

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen