SHBA dhe BE mbështesin dialogun

Arkivi | admin | 14.10.10 | 19:00

 këtë rajon ka një përparim të dukshëm në reforma dhe integrime euroatlantike, porse ende duhet të kryhen punë, njoftojnë agjencitë. Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE së, Maja Kocjançiç, citohet të ketë thënë se gjatë shkëmbimit të gjithanshëm të pikëpamjeve ndërmjet Sekretares amerikane të Shtetit dhe të Përfaqësues së Lartë të BE së, është mbështetur edhe dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit mbi çështjen e Kosovës. Klinton dhe Eshton po ashtu kanë shfaqur vendosmërinë e SHBA dhe BE që bashkërisht të punojnë për përparimin e mëtejshëm të BE së drejt realizimit të synimeve të këtij vendi për t’u inkuadruar në strukturat euroatlantike.

Po ashtu, Klinton dhe Eshton kanë shkëmbyer pikëpamje edhe mbi synimet e SHBA e BE për të çuar përpara perspektivën evropiane të Serbisë. Një nga përfundimet e takimit ishte se qëndrimet e Uashingtonit dhe të 27 ës evropiane janë të qarta, por është vlerësuar se vendimi i Këshillit të Ministrave të BE së mbi kërkimin e mendimit nga Komisioni Evropian rreth gatishmërisë së Serbisë për kandidaturë duhet të jetë unanim i të gjitha 27 vendeve.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen