Urime për Rrezoren nga Prof. Xhelal Zejneli

OP-ED | Zef Prenka | 18.12.15 | 21:22

ME RASTIN E 10-VJETORIT TË VEPRIMTARISË SË PORTALIT RREZORE

Dhjetëvjeçari që lëmë pas, është një nga periudhat më të rëndësishme të historisë politike të kombit shqiptar. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një ndërkomunikim dinamik kombëtar, trojet shqiptare në Iliri kaluan nëpër fazën plotë peripeci të pluralizmit politik, Kosova shpalli mëvetësinë, Shqipëria ndërkaq, u bë anëtare e Aleancës Veri-Atlantike.

Në periudhën e sipërthënë, portali respektabil Rrezorja, luajti një rol të rëndësishëm për njoftimin e publikut shqiptar, por edhe të faktorit ndërkombëtar, me zhvillimet politike, shoqërore dhe kulturore në të gjitha hapësirat shqiptare në gadishull.

Rrezorja i afirmoi me devotshmëri vlerat kombëtare shqiptare, traditat si dhe virtytet e larta të popullit shqiptar.

E mbrujtur nga e kaluara e lavdishme e Gjergj Kastriotit si dhe nga idealet e rilindësve tanë, Rrezorja ishte dhe vazhdon të jetë, një dritare e hapur dhe zëdhënëse konsekuente për penat e intelektualëve atdhetarë, të fushës së ideologjisë kombëtare, të letërsisë, të artit, të mendimit filozofik, estetik dhe etik, të shkencës dhe të historisë.

Rrezorja e afirmoi me vigjilencë orientimin properëndimor të kombit shqiptar, u dha dritë dhe hapësirë opinioneve të analistëve politikë që afirmonin miqësinë e kombit shqiptar me faktorin politik ndërkombëtar perëndimor.

Kam pasur kënaqësinë, njëherazi dhe nderin, që shkrimet e mia të kenë parë dritë nëpërmjet faqeve të Rrezores.

I përgëzoj drejtuesit e Rrezores për 10-vjetorin e veprimtarisë së saj, duke qenë i bindur se portali i lartpërmendur do të vazhdojë misionin e saj historik, në funksion të bashkimit kombëtar shqiptar.

Me respekt
Më 19.12.2015 Prof. Xhelal Zejneli

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen