Sot u mbushën dhjetë vjet pa Dr. Ibrahim Rugovën

Analiza & Komente | Zef Prenka | 21.01.16 | 02:01

Dhjetë vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

21 Janar 2016

Sot shënohet dhjetë vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ndërsa më 26 janar u varros, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në Prishtinë.

Lidhja Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë qendrore do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit Rugova, si dhe do të vizitojnë familjen Rugova në Velani. Homazhe do të bëjnë edhe anëtarët e Kryesisë së degëve tjera të LDK-së.

Edhe Presidentja znj. Jahjaga beri homazhe.

Pastaj ish presidenti i Republikes se Kosoves z. Fatmir Sejdiu, Hashim Thaqi, Ramush Haradinaj etj. bënë homazhe.

Tirana zyrtare poashtu nderon figurën e Presidentit Rugova.

Presidenti i Kosovës dhe lideri shumëvjeçar i LDK-së Ibrahim Rugova vdiq nga një sëmundje rëndë në vitin 2006 në Prishtinë.
Burrë shtetas dhe politikanë të njohur botërorë kanë vlersuar lart figurën e Ibrahim Rugovës.

Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut”.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist, ndërsa më 24 maj 1992 u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen