Varrtretunit

Këndi poetik, Rrezore | Xhenc Bezhi | 27.04.16 | 21:19

Xhenc Bezhi

Sot në 17 vjetorin e masakrës se Mejës, në vendin ku u vranë, e u masakruan 377 persona të fshatit Mejë dhe të fshatrave tjera të Rekës së Keqe.

Opinga teke,
copa rrobash,
një plis të bardhë,
sandale fëmijësh,
pash në atë fillim vere
në dheun e grumbulluem në Meje
si varr.

Si në Tivar,
duerthamit tanë,
varrtretun,
pre e pjellës së keqe.

E varri atrap
i mbushun –
shpresë e ankth.

Në ditë feste,
në çeta të vogla,
na i kthejnë
t’i varrosim
bashkëme shpresat për ta.

Salzburg 07.05.07

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen