Shtutgart-Meshë dhe Akademi për Pavarësi të Kosoves!

Diaspora, Reportazhe | Zef Prenka | 19.02.17 | 23:08

Meshë për pavarësi të Kosovës dhe akademi përkujtimore për dëshmorët Gaspër Karaqi dhe Pal Paluca.

Zef Prenka

Sot me dt.19.02.2017, në Shtutgart u celebrua mesha për 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe për dëshmoret e rënë për liri të cilën ne sot e gëzojmë. Meshë kjo, të cilën me një përkushtim sa fetar, po aq kombëtar, duke i ngritur nderin dhe rrespektin e të rënëve në luftën heroike për liri dhe pavarësi të Kosovës!

 

Don Albert Krista

Don Albert Krista

Don Albert Kristaj, shkelqeu ashtu siç shkelqenin shpirtërat e të gjithë Heronjëve dhe dëshmorëve sot nga amshimi kur nuk ndiheshin të braktisur, të përbuzur etj.por të lartësuar në altarin e lirisë së Kosovës.

Akademi përkujtimore për Gasoer Karaqin dhe Pal Palucen
Kisha ishte përplot e mbushur me përfaqësues të Shoqatave që veprojnë në Gjernani, ne aktivistë të qështjes kombëtare etj.
I pranishëm ishte edhe Konzulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Blerim Canaj.Nga Akademia Gasper Karaqit dhe Pal Paluca
Pas meshës u mbajt Akademi Përkujtimore për dëshmorët Gaspër Karaqi dhe Pal Paluca nën patronatin e Qëndtes Kulturore Shqiptare në Shtutgart dhe në bsshkpunim të plotë me Misionin Katolik Shqiptar “ Shën Nëna Tereze“ në Gjermani.
Në moderimin e znj.Gjylije Lecaj u ftua të nderohën Hymni Kombëtar të cilën e kënduan të rinjët e Misionit dhe Hymni Shtetror i Kosovës nën përkujdedjen e artistit të mirënjohur z.Gjergj Lleshaj.
U mbajt një minut heshtje për të gjithë deshmoret e rënë.

Kryetari i QKSHSH z.Vitor Spaqi

Kryetari i QKSHSH z.Vitor Spaqi

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të QKSHSH,z.Vitor Spaqi i cili, u dëshiroi mirëse ardhje familjarëve të dëshmorëve Gaspër Karaqi dhe Pal Paluca si dhe të gjithë të pranishmëve ua uroi përzemërsisht 9 vjetorin e Pavarësisë së RK.
Nga z.Domenik Spaqi u promovua për herë të parë kompozimi i melodisë kushtuar dy dëshmorëve!
Ishte një interpretim plot emocion dhe baladesk, që të pranishmit e pranuan shumë ngrohtësisht!

Zef Prenka- referencë për heroin Gaspër Karaqi

Zef Prenka- referencë për heroin Gaspër Karaqi

Zef Prenka iu referua jetëveprimtarisë së dëshmorit Gaspër Karaqi si bashkveprimtar i disa periudhave të caktuara kohore dhe i cili kërkoi publikisht që Konzulli i pranishëm z.Blerim Canaj të përdor autoritetin e tij që të niset proçedura për shpalljen e ketyre deshmorëve, pra, Heronjë të Kombit Shqiptar, sepse ata bënë heroizëm të vërtetë për lirinë dhe Pavarësinë që ne e gezojmë sot!
Poezinë e Gapser Karaqit
“ Sot për Kosovën“ e deklamoi z. Valentin Spaqi!

Më pas, referëncën për dëshmorin Pal Paluca e mbajti z. Vitor Spaqi, si bashkëvendas i Palit, i cili analizoi heroizmin e tij dhe bashkveprimtarine e Pal Palucës me dëshmoret dhe heronjet e Kosovës.

Poeti Mentor Thaqi-Poemë për dëshmoret Gasoër Karaqi dhe Pal Paluca

Poeti Mentor Thaqi-Poemë për dëshmoret Gasoër Karaqi dhe Pal Paluca

Poeti mahnitës z. Mentor Thaqi, artistikisht dhe nën tingujt me sint Domenikut,
deklamoi poemën ekskluzivisht kushtuar dy dëshmorëve të kësaj akdemie! Ishte poemë që të mbushte emocione rënqethëse! Poetit Mentor Thaqit me ketë rast iu dhurua „Njesa e Shën Nënës Tereze“ enkas e sjellur nga Vatikani me rastin e Shënjtërimit të Nënës Tereze në shënjë mirënjohje për angazhimin e tij me poema e piezi gjithandej ku mbahen akademi, përvjetore e festa kombëtare!
Ai përshëndeti edhe në ëmër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në Mërgatë, pasi i pranishëm ishte edhe z.Franë Tanushi sekretar i kesaj Shoqate zë madhe në mërgim!

Pjesmarrës në meshe dhe akademi!

Pjesmarrës në meshe dhe akademi!

Për dëshmorët evokuan
z.Zef Karaqi i vëllai i Gaspërit dhe Motra Terezinë Paluca për Palin.

Me Zef Karaqin, Mejdi Laçaj dhe Kolë Merturi

Me Zef Karaqin, Mejdi Laçaj dhe Kolë Merturi

Ata falenderuan Don Albertin dhe Qendren Kulturore Shqiptare në Shtutgart

Me shokë!

Me shokë!

për siç thanë,meshën dhe përkujtimin për keta dy heronj që ishin pjesë e ketij komuniteti deri kur iu kthyen Atëdheut për t’i dal zot për tu çliruar nga Serbosllavët deri në flijimin e tyre..

Me shokë!

Me shokë!

Në pamundësi të te qenurit prezent në ketë akademi dhe pasi që, ditë më parë kishte konfirmuar ardhjen
Ish Presidenti i RK.Prof Dr. Fatmir Sejdiu kishte derguar një telegram përshëndetës për Misionin respektivisht QKSHSH. dhe akademinë përkujtimore!
Në vazhdim telegrami i ish Presidentit F.Sejdiu që ia dergon në e- mail z.Lonn Karrica këshilltar i MKSh.:
Përmbajtja:

Misionit Katolik Shqipar në Gjermani dhe
Qëndrës Kulturore Shqiptare në Stuttgart

I nderuari z. Karrica,
Duke mos pasur objektivisht mundësinë që të jem me ju e manifestimin kushtuar 9 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe përkujtimit të deshmorëve Gaspër Karaqi dhe Pal Paluca, të cilët bënë sakrificën më sublime për lirinë dhe pavarësinë e vendit, ju lus që të pranishmëve të ju përcillni përshëndetjet dhe respektin tim më të thellë.
Me këtë rast dua që bashkë me ju në rradhë të parë të kujtojmë gjithë njerëzit e Kosovës dhe të botës shqiptare të të gjitha gjeneratave që u shkrinë dhe sakrifikuan për këtë ditë të madhe të kombit tonë.
Të dashur pjesëmarrës,
Patëm fatin e madh që në udhëkryqet më të ndieshme të rrugëtimit tonë u prinë proceseve burrat e mëdhenjë të kombit si Presidenti Rugova – njeriu i vizionit largëpames, themeltar i shtetit të pavarur të Kosovës dhe Adem Jasharin – komandantin e UÇK – së, heroin legjendar dhe shembullin unikal të sakrificës për liri.
Kam besuar dhe besoj gjithmonë se gjithë këtë forcë dhe energji të pashterrur në luftën për liri dhe pavarësi e ka bekuar i Madhi Zot dhe se engjull mbrojtës është E Shenjta Nëna Terezë që u lut gjithmonë për ne.
Dhe tani të dashur pjesëmarrës me kujtimin për Gaspërin dhe për Palin, kujtojmë edhe gjithë trimat e dheut që u shkrinë dhe sakrifikuan per Kosovën e lirë, për Kosovën dardane.
Drita e pasosun qoftë gjithmonë me ta!
Po keshtu, një falenderim të madh i adresoj popullit dhe shtetit gjerman që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit tonë.
Përzemërsisht,
Prof.Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës 2006-2010

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

  1. Pingback: Malltretimet e RTK- së ndaj mërgimtarëve! | Rrezore

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen