Ja pse vëndosa ketë foto në profilin tim të Fb.!?

Rrezore | Zef Prenka | 24.09.17 | 11:10

Fakte dhe mllef së bashku!!!

Shqiptarët sikur janë të prirë të mbërthehën nga euforia,frika dhe serviliteti.Këto tipare të ulta nuk i gjejmë edhe tek popujt tjerë, qoftë Ballkanik e më gjerë nëpër Evropë.
Në qoftëse i zbërthejmë një nga një, dalin fakte edhe të turpshme biles. Vetëm në një rast nuk mundemi t’i vërtetojmë keto,kur u referohemi raporteve mes vetë shqiptarëve!? Për vëllaun jemi trima e mbi trima!
Në kohën e para luftës, siç dihet në Kosovë, ishte bashkuar populli dhe vërtetë bindëshe që, mund të veprohej si një lëvizje gjithëpopullore …Ashtu edhe ndodhi!
U bashku populli shqiptar si asnjëherë më parë( në shek.e kaluar) dhe barrikaduam politikën gjenocidiale të Millosheviqit e të bashkpunëtorëve të tij.
Fillimisht me akcionin gjithpopullor të faljes së gjaqeve.Ky bashkim ideor dhe kombëtar sikur e tronditi Serbinë.Ashtu, lëvizjes i priu njeriu më i moderuar politik Dr.Ibrahim Rugova të përkrahur nga Akademik Mark Krasniqi, Prof.Anton Çetta , Dr. Fehmi Agani e shumë tjerë..
Shihej rreziku nga barbarizmi Serboçetnik dhe duhej të lëviznim në drejtim të mbrojtjes së popullatës.
Kush me humbje durimi e kush që i besonte politikës paqëdashëse të Dr. Rugovës, filluan të vetorganizoheshin grupacione lokala e dikur edhe rajonale.
Doli verzioni tjetër, ai i rezistencës së armatosur.
Ishte fillimisht e dëshirueshme dhe sikur ky modalitet organizativ kishte një përkrahje ( sidomos nga rinia, studentët etj.) duke mos llogaritur në pasojat që mundë të ndodheshin popullit të pa mbrojtur.
Kështu u veprua paralelisht ( sikur të kishte një marrëveshje mes Dr.I.Rugoves dhe grupacioneve guerile), por në fakt aty filluan divergjencat politike dhe bajraktarizmi.Kjo e fundit sëmundje gjithpopullore, mjerisht!
Pluralizmit i duheshin edhe parti tjera dhe pos Lëvizjes Demokratike të Kosovës ( kështu quhej atëbotë) iu shtua edhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës me iniciativën e Dr.Gjergj Rrapit, Dr.Engjëll Sejda, Avdulkah Kajrakdiu, Ing.Lazër Krasniqi, Veli Bytyqi, Prof.Ymer Jaka, Tadej Rodiqi, Dr.Nikë Gjeloshi , e shumë tjerë..! Ndryshe nga Lëvizja, që kishte tërë popullatën e Kosovës,PSHDK-ja tuboj pjesën e popullatës që dëshironin bashkimin e trojeve etnike shqiptare, pa marrë parasyshë bindjet fetare e ideologjike të popullit..Por më esenciale ishte ajo që, përmes PSHDK-së shihej mundësia e përafrimit të shqiptarëve me Evropën Demokristiane!
Prandaj, në radhet e saj u regjistruan mbi 69000 anëtarê me të drejtë vote, nga ata mbi 60% të besimit islam.Më vonë
në krye të PSHDK-së erdhi Akademik Mark Krasniqi.Ai kishte një lidhje të ngushtë miqësie me Dr.Ibrahim Rugovën. Ishte partia e dytë dhe opozitë konstruktive, pa ndërskamca politike.Pa, veprimtari kriminale, abuzime politije etj.
Kishte një lidhje të ngushtë me CDU Gjermane të Helmut Kohl- it.
Ndodhi lufta!
Ka tregime e rrëfime të ndryshme. Me merita e pa to, filluan bajraktarizmat.Situata u rëndua.Terrori i serbisë u shendrrua në gjenocid.Nato u informua se ka një politikë paqësore të zgjidhjes së këtij problemi, por ka edhe një ushtri institucionale ( FARK) dhe ajo guerile e vetorganizuar e quajtur UÇK.
Ishte ndjenjë krenarie dhe sigurie!
Akcioneve të sukseshme të Dy grupeve iu gëzohej masa popullore, që deri atëherë ndiheshin të pa mbrojtur.
Ndodhi gjenocidi!!!
Nato e kuptoj që duhej intërvenuar.
Bill Clinton, Tony Blair u rreshtuan në favor të Dr.Rugoves deshironin zgjidhje paqësore.Atëbotë edhe Akademik Mark Krasniqi, por edheDr.Bujar Bukoshi ( kryeminister në ekzil), Haviz Gagica etj. senzibilizuan Bundestagun Gjerman.
Edhe shënjtorja tashmë Nëna Tereze u përfshi në ketë situatë të rëndë për poullin e saj!
Dihet edhe biseda e saj me Bill Clintonin.
Nato veproi..
Kosova u çlirua!
Pas lufta u kthye në tmerr politik, me vrasje të aktivistëve dhe nuk dihej atëherë e nuk dihet as sot se, kush kë e vrau…?! Thjesht ndodhi një “ Texas“ shqiptar.Dhimbje dhe humbje së bashku.
Akademik Mark Krasniqi iu afrua edhe më shumë Presidentit Rugova.Aty ishte edhe Dioqeza e Kosoves me Imzot Mark Sopin.Edhe para lufte por edhe pas saj Dr.Rugova, Imzot Mark Sopi e Don Lush Gjergji nuk lanë kancelari nga Washingtoni , Londra e Berlini pa vizitua.
Duhej ti njihej pavaresia e Kosoves.
Edhe Papa Gjon Pali i II – të u përfshi në ketë zgjidhje.
PSHDK.gëzonte akoma një përkrahje të antarësisë.Akademik Mark Krasniqi punësoj në institucione më shumë anëtarë të PSHDK të besimit islam, se sa të krishtërë sepse nuk ishte dhe nuk njihej faktori ideologjik i saj- thjesht parti shqiptare.
Por, me kalimin e kohes linden partitë e krahut ushtarak.
Ato filluan ta përvetsojnë masën popullore duke mos patur kujdes në krijimin e një lokalizmi i cili më vonë do shndrrohej në konkurencë të ashpër politike.Rajoni që përfitoj në zgjdhje, e uzurpoj institucionalisht Kosoven. PDK doli ngadhnjimtare.AAK pasoj me antarësi por duke u identifikuar si Drenica dhe Dukagjini prej nga ishin liderët e tyre.
Spektri politik i moderuar LDK e PSHDK u dobësuan.Kjo e dyta shumë keq biles.
Antarësia e saj iku, sa në PDK e sa në AAK.
Shqiptarët e besimit islam e braktisën PSHDK- sepse u ndikuan nga kleri islam.
Islami u kthye pjesërisht në radikalizëm.Partitë në pushtet mbyllnin sy e vesh, që të mos humbnin votat.Agjencionet ndërkombëtare nga lindja, nën petkun e bamirësisë, sollën islamin politik radikal.
LDK dhe PSHDK ishin para aktit të kryer.Kjo e dyta pesoj ndarje.u dërrmua edhe nga koalicionet që lidhi me PDK.
Edhe sot vazhdon tendenca e zhdukjes nga skena politike e saj.Edhe pse UNMIKU ofroj mundësinë e 6 -7 vëndeve të rezervuar në Parlamentin e Kosovës( si pakicë fetare) „katolikët“ shqiptar nuk e tradhtuan Shqiptarinë as për lakmi!!!As sot nuk janë të përfaqësuar,as nëpër ambasada, as në institucione vëndore.E turpshme!
Kjo histori duket e pa pranueshme për PSHDK-në.Ky subjekt politik nuk njeh krim të organizuar, as politik e as ekonomik.
Thjesht tani ka një antarësi simbolike që nuk mund ta kaloj pragun zgjedhor dhe si Parti e grupimit të djathtë politik, vazhdon betejat zgjedhore gjithnje pa mbështetje të ish anëtarëve të saj( përfituesve tradhtar! ).
Kjo gjendje me thot ta përkrah sepse ishte parti me vlera kombëtare me orjentim përëndimor, është dhe do të mbetët e tillë, qoftë edhe vetëm me antarësinë e Gjakovës.Aty udhëheqë z.Anton Shala, politikani më besnik i këtij subjekti politik, që nga krijimi i saj!
Kryesia ekzistuese ose duhet të vetëdijësohet dhe të mbështesë elektoratin e saj, ose duhet të rreshtohet në krah të subjekteve tjera për lakmi e poste politike.
PSHDK kurdoherë, përseri do të bindë skeptikët që është parti kombëtare dhe jo fetare.
Kultura Kombëtare Shqiptare dhe ajo Demokristiane Evropiane janë udhërrëfyesit e saj!
Për ketë e mbështes dhe uroj të jetë gjithmonë vetja dhe statuti i saj!

P.s. Të më falin gjithë ata  kontribues të zellshëm,që për mungesë kujtese nuk ua përmend emrat!
Zef Prenka
24.09.2017
Stuttgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen