Akademi përkujtimore për tre Akademikët në Frankfurt!

Diaspora | Zef Prenka | 04.12.17 | 13:07

Në Frankfurt- Tre Akademikët përkujtohën me nderime të larta!

Lidhja Shqiptare në Botë( LSHB) dega në Gjermani të Dielën e dt. 3 Dhjetor 2017, organizuan një akademi përkujtimore për tre akademiket; Mark Krasniqi, Pajazit Nushi dhe Esat Stavileci.
Kryetari i degës në Gjermani z.Sebastian Nujiçi dhe kryesia, kishin ftuar një numër të konsideruar të aktivistëve atdhetar anë e kënd Gjermanisë, degën e LSHB për Zvicërr dhe shoqata nga të cilat do i veçoi atë të, Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgard,LSHAKSH, Shoqata humanitare „Dardania“ nga Wissbadeni si dhe Shoqata e bizneseve për Gjermani dhe Zvicërr.
Me prezencën e tyre akademinë e nderuan edhe kryetari i LDHB, z.Simon Kuzhnini, shkelqësia e tij Ambasadori i RK në Berlin z.Skender Xhakaliu.
Akademia u zhvillua në një atmosferë dhëmbjeje për Amblemat e Shqiptarisë dhe referencë përkujtimore e mbajti z.Shaban Arifaj redaktor përgjegjës për 10 vjet rresht në RTK dhe nënkryetar i LSHB, i cili kishte mbledhur fakte, kujtime dhe përjetime për akademiket e ndjerë tashmë që, të pranishmit u ndien mjaft të privilegjuar me atë referencë përkujtimore.
Akademinë e përshëndetën edhe kryetari i LSHB për Zvicërr z.Nazmi Jakurti për LSHAKSHz.Pal Sokoli dhe Kryetari i QKSHSH z.Vitor Spaqi.


Për mua ishte edhe një ndjenjë kënaqësie pasi që në ketë Akademi i ftuar ishte edhe ish nxënësi im nga Shkolla e Mesme Teknike në Gjakovë- drejtimi i Gjeodezisë dhe tani Prof.Dr. Enver Hoxhaj, i cili e përshendeti ketë akademi përkujtimore edhe në emër të kolegëve të tij.
Pos Akademisë ishte rezevuar edhe promovimi i librit “ Misioni Rus“ nga autori i mirënjohur z.Ibrahim Kadriu, referencën e mbajti z.Neki Lulaj, ndërsa mbi jetën e autorit foli z.Jamëz Halabaku.

Edhe autori z.Ibrahim Kadriu me një fjalë falenderuese për të pranishmit bëri që publiku të disponoheshin përmes batutave të këndshme..
Në fund vjen „deserti“ i takimit z.Simon Kuzhnini Kryetar i LSHB i cili nga një fjalim mjaft përmbajtsor fitoi duartrokitje frenetike.

Pati edhe dy pika muzikès se lehte tenori Izet Salihi!
Në fund të pranishmit u sherbyen me darkën e përbashkët që kishte organizuar LSHB. dhe torte të disa llojeve me çka të pranishmit ishin shumë falenderues!

Akademinë e përshëndetën permes mesazheve online z.Anton Shala dhe z.Agim Dedaj, të cilët vetë kryetari i LSHB z.Simon Kuzhnini i falenderoj përzemësisht!

Zef Prenka

Frankfurt, Dhjetor 2017.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen