Mbi inteligjencën e individit

OP-ED | Zef Prenka | 13.12.17 | 21:57

Nga Agron Shabani,

Diçka mbi inteligjencën e brendshme shpirtërore, emocionale dhe mentale-psikologjike të personit ose individit

Siç e kemi thënë ose cekur shpeshherë : çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja(truri) dhe trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Mëqe, psikologjisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: „ç’është shpirti i njeriut?“, „a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?“, „dual apo jodual“, „a është i vdekshëm, apo i pavdekshëm shpirti i njeriut?“, „në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët ai me trurin (mendjen) dhe trupin e njeriut?“ dhe kështu me radhë…

Atëherë do cekur në vazhdim se sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë, mendja (logjika), koshienca ose intelekti i lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.

Në këtë prizëm edhe „logosi“ është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj.

Me fjalë tjera, „logosi“ është ‚organ‘ ose ‚enërgji e gjallë‘ që levizë ose penetron vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. „Logosi“ pra në radhë të parë është ‚ligjë‘ ose një ‚princip i lartë universal‘ i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike , botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.
Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose ekplikative të ‚fizikës‘ dhe ‚kimisë‘ ose ‚ biokiminsë së brendshme‘ të trurit dhe shpirtit të njeriut.
Atëherë ç´është inteligjenca ose intelegjenca në kuptimin e plotë të fjalës…?
Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine ‚interlligere‘, që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve, raporte mes raporteve ose lidhje midis lidhjeve. Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjenca) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij.

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë me njeri tjetrin në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij operative ose funksionale: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.
Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut. Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është ‚gardiani‘ ose kujdestari i të gjithë jetës tonë logjike ose psikologjike. Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur objektive dhe subjektive e njeriut. Shopenhauer e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë esencial ose substancial.

Dekarti e përcaktonte intelegjencën si „mjet“ ose „instrument“ për përfitimet e shkencës dhe teknikës perfekte ose unikale të lidhur (a) me një pafundësi gjërash“. Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore. Karl Poperi, Tomas Kuhni dhe mendimtarë të tjerë me renome botërore ose nderkombtare, shpirtin dhe mendjen ose intelegjencën e lartë njerëzore i shihnin dhe përceptonin si ‚instanca‘ ose hyjni të brendshme që e prekin ose arrijnë të lartën dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, Darvini, në librin e tij „Origjina e specieve njerëzore“ pohon se „qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve“.
Në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person tjetër jointelegjent ose më intelegjencë të kufizuar: enërgjinë ose kapacitetin për të punuar dhe krijuar si dhe performansen, luciditetin, subtilitetin dhe sensibilitetin.

Me fjalë tjera, një person inteligjent ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent.

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj. Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili e mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të kufizuara ose limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit dhe intelegjencës së tyre konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale, psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelegjent ose më pak inteligjent.

Personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, nuk arrijnë t´i dekodojnë dhe identifikojnë burimet, vlerat dhe resurset e njohura globale ose universale së bashku me nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare etj.etj.

Me fjalë tjera, njerëzit e ditur ose intelegjent, apo si u thuhet shpesh „ardhacakët e bardhë“ nga Evropa, janë bërë superiorë ose dominant mbi indianët dhe popujt tjerë autokton ose indogjen në Amerikën Qëndrore, Amerikën Jugore ose Latine dhe gjithandej falë zgjuarsisë ose intelegjencës.

Intelegjenca është ajo që i çon njerëzit në Hënë, Mars, Saturn, Jupiter ose Afërditë si dhe në ekspedita, hulumtime ose eksplorime tjera interstelare ose galaktike. Apo….?!
ASH

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen