Albin Kurti- Lokomotiva e VV…

Rrezore | Dedë Preqi | 20.03.18 | 16:34

Dedë Preqi

LËVIZJA VETËVENDOSJE PA ALBININ S’KA ALTERNATIVË, SIKUR VAGONAT E TRENIT PA LOKOMOTIVË !

Lokomotiva e trenit të Lëvizjes Vetvendosje, është vetë Albin Kurti, i cili i prini kësaj Lëvizje, që nga themelimi i saj dhe pa të cilin nuk do të kishte alternativë, pa njeriun e saj më të guximshëm dhe më të mundshëm për ta shpie këtë lëvizje në rrugën e saj dhe synimet për një Kosovë prosperuese, të integruar dhe të zhvilluar si një shoqëri bashkëkohore dhe zhvëllimore.

Është ky një politikan i pa manipuluar, prandaj nuk na befason ironia dhe një lloj humori i keq, të cilin e ngërthenë në vete «odisejada», e marshuar e disa anëtarëve të kësaj Lëvizje, të cilët përvidhën dhe hidhërohën sikur fëmijët e lastuar, që realizimin e ëndërrave të tyre, nuk do ta realizonin pa bekimin, e jo babait të kësaj lëvizje, por të një bashkëpunëtori dhe udhërrëfyesi të një miku të afërm, i cili thotë, ne nuk duhet të pasurohemi përmes kurrizit të popullit, por të varfërohemi dhe të gjunjëzohemi para hallëve të tyre .

Populli i Kosovës, akoma nuk e ka gjetë rrugën e vet, i cili i përngjanë kreaturave të humbura, që nuk mund të koncetrohet në rrugën e vet të duhur, jo vetëm për shkak të pasojave të luftës, por për shkak të konceptëve të humbura që ia kanë imponuar politikat e gabuara dhe të shtrembëruara dhe të cilat janë të zhytura deri në maje të hundës në krim të organizuar dhe korrupsion.

Ndërkaq, prisi i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti, i udhëhequr gjithnjë nga idetë e një politikani pro-popullor, e një protaginisti anti-pushteto-pushtues, dhe anti korruptues, bënë diferencimin e këtij lloji të pushtetit, i cili përqëndrohet në pasojat që sjellë ky lloj i anarkisë pushtetare, që ndikon edhe në dukjen e pasojave të tjera të kësaj shoqërie të lodhur nga plagët e luftës së fundit.

Filozofia e z. Albin Kurti, nga i cili vërejmë tendencën, që ngreh dy botëra paralele të ndara dhunshëm dhe pa të drejtë, duke formuar një kompakt natyral dhe real, i cili pastaj degëzohet në rrëfimet dhe konceptet e veta, por në një intonim të përbashkët, i cili do të stabilizoj një botë rreth e përqark dhe do i shëron plagët dhe gjithë shpirtin e një populli dhe një kombi në tërësi.

Përçarjet dhe krisjet brenda kësaj lëvizje janë filluar shumë herët, mirëpo, tani kanë dalë konstruktet dhe shantazhet, të cilat janë përgaditë shumë herët, që këtë Lëvizje, për ta shuar, ose për ta përçarë.
Ajo që ishte qelbur në këtë Lëvizje politike, u identifikua në kohën kur ishte në paraburgim z.Albin Kurti, me ç’rast një gjë e tillë ishte përgaditë dhe planifikue më herët, sigurisht nga rivalët e kësaj Lëvizje politike, apo rivalët politik brenda përbrenda kësaj lëvizje politike.

Qëllimi për ta ndarë dhe përqarë këtë Lëvizje politike është i mundshëm dhe i dukshëm, sidomos nga qarqet dhe ndikimet e partive rivale, të cilat janë të njohura në arenën politike dhe partiake të Kosovës.

Duhet të theksojmë se, Lëvizja Vetëvendosje, është e vetmja nga gjitha partitë tjera, që nuk ka medyshje në opinionet e veta kunder Asosacionit të komunave serbe në Mitrovicën veriore dhe Dermakacionin me Malin e Zi, si edhe pa pajtushmërinë e saj në kundërshtim të formimit të Gjykatës Speciale.

Ndër të tjera, anëtarët e kësaj Lëvizje, të cilët kanë dhënë dorëheqje, pikërisht, duke e pasur, apo duke e mos pasur të qartë horizontin dhe rrugën e kësaj Lëvizje, por deri më tani kjo Lëvizje ka reflektuar nga aspekti i këtij horizonti politik, me çrast bëhët i dukshëm edhe numri i shtuar i anëtarëve të saj. Prandaj, qëllimi i z. Kurti, është për ti hapur dyert e kësaj Lëvizje, pa dilema dhe rezerva në rrugën e mëtutjeshme të saj, pikërisht edhe në këto rrethana të plasaritjeve, të provojmë të bëjmë përputhjen harmonike, që të barazojmë dy jehonat tona në një jehonë të përbashkët dhe në interes të popullit tonë.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen