Pushimet Verore!

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 29.06.19 | 10:56

Pushimet verore

Qershori kur vjen
sjell diell e qershija,
dredhëza e boronica,
mbushet aromë shtëpia!

Qyteti ikën në fshat
Atje ka gjallëri
Ajri i freskët, i duhur për mushkëritë.

Qëngja, keca e vjeta
kudo në livadhe
Flutura shumëngjyrëshe
Çuna të gëzuar dhe vajzat si sorkadhe!

Në mbrëmje deri vonë
në fllad grupe rrijnë
Flasin, qeshin, pijnë
k’shu mbajnë harmoninë!

Shkollat mbyllin dyert
deri në Shtator
dëftesat me plotë pesa,
nxënësat e mirë tregojnë!

Korriku i nxehtë kur vjen
Me grur mbushën hambarët
sigurojnë bukën vjetore
Komod ndihen gjithë banorët!

Kur Gushti ja bëhu
Ajri dhe më nxehtë
tashmë u hapën udhët
Për freski shkojnë n‘ Det‘.

Por Gushti disi shpejtë e shpejtë kalon
Mërgimtarët kthehën
për Gyrbet
Shumë votra mbyllën
E pragu lahet n’lot’…

N’fillim çka përshkrova
Të gjithë ndiem kënaqësi
Por, fundin vërtetë s’desha
Të iu sjellë mërzí!

( Dëshira = fillimi,
Realiteti = nga fundi!!)

Zef Prenka
Stuttgart
Qershor  2019

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen