Natë pa Koronë

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 15.03.20 | 21:56

Natë pa Koronë!

( Pandemia Covid-19)

Melodia e pianos, e ndyshon ritmin
Shushuritë e nuk pushon, si përroska pas shiut
Vazhdon të jetë monotone njëtrajtësisht
Por jo, si në matematikë.

Një përshëndetje nga Roma vjen,pastaj,
Një bisedë, pas vitesh me mikun nga Göteborg
„Jam me grip, por jo ato gripe…“
Deputetja gatuan bukën n’Tiranë
Se nga banesa dot s’lëvizte.

Piano-ja vazhdon e tingulli s’ndalet
Ah, me g’rryen shpirtin e vëndi- vënd s’më nxinët
Më kujton vitet e luftës, kur vëndlindja flakë përvëlitej.

Por, sot është decenje tjetër me kalendar të ri
Jemi n’lidhje me tërë botën, por asaj për ne, fare s’do ja di.
Viruse ç’është mbushur globi, emra n’lista të mbledhur
Të gatuar n’kuzhina speciale
se Zot’yn s’i ka zgjedhur.

Një gjë di secili, frikë mjellin me shkas
Për t’shitur produktet e tyre
Njerëzimi është në sprovë epoke
Beteja do fitohet,por
dashuri do ketë më pak…!

Zef Prenka
15.Mars 2020
Stuttgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen