Vajza e (zhdukur) i flet s’ëmës!

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 10.07.08 | 09:04

Vajza e (zhdukur) i flet s’ëmës!

 

Sapo i mbusha të 15-tat!
Sot e gjetën trupin tim
Nuk e di sa kohë ka ikur
Qëkur me vranë me pushkatim

Atë trishtim mos e provofshi
Kur vdekjen t’a shohësh me sy
As xhelatë të tillë mos pafshi
Le të zhduken për t’mos u përtri

Një gjë e di dhe shumë kam vuajtur
Kur nëna ime çdo ditë m’kërkonte
Lotët e saj rrëkajë si lumi
e mua shpirtin fort më lëndonte

Sa e rëndë është kur t‘ kërkon nëna
Një shpirt i gjallë që vuan shumë
Nga nëntoka trupi im
S’mund t’i thoja- oj nënë, ja ku jam unë!

Se s’mundsha dheun ta largoja
T‘ njomë më mbuloj ky dheu i zi
Çfarë faj bëra unë e gjora
A, vetëm pse lozja me fëmijë?!

Më ndanë nga shoqet dhe gjenerata
Kur plane kisha dhe shumë dëshiroja
Të bëhesha mjeke dhe të punoja
Një ditë, nënën time dhe shumë të tjera,do t’i sheroja

Tani shpirti im po pret
Pafajsia jonë le t’i ndëshkojë
Borxh n’a kanë jetën dhe vuajtjet e nënave
Lotët dhe trishtimin e tyre
S’paguhen dot me asgjë

Nëna ime sot më gjeti
Një palë këpucë dhe eshtrat e njomë
Asaj po i dukem ajo e bukura
Dhe dora i shkon të më ledhatojë

Shiqon foton dhe më prek kafken
Zemra e saj s’di si s’pëlcet
Mbahu nënë se e gjete vajzën
Jo nënë atë mjeken, por vetëm një skelet.

Sikur ëndërrat të më plotësoheshin
Do i shërbeja atdheut tim
Jemi kor engjujsh n’kup të qiellit
Çdo ditë lutemi për vëndin tim!

Kërkoni edhe tjerë të zhdukur e mos pushoni
Se shpirtat thërrasin e nuk qetësohen
Pa i prekur nënat, kafkat e tyre
Atëherë amshimit do i nënshtrohemi.

Zef Prenka
Stuttgart
10.07.2008

(Kushtuar gjithë adolshenteve të zhdukur nga masakrat e serboçetnikeve në Meje, Reçak, Izbicë, Srebrenicë etj.)

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen