Shqiptaret dhe Amerika

OP-ED | Dedë Preqi | 13.01.12 | 23:00

Cili djall po u’a bën me sy atyre shqiptarëve që e kundërshtojnë Amerikën?

Është e vërtetë se disa herë në shtypin dhe median e huaj ,ashtu edhe në ato amerikane,është shkruar dhe folur për shqiptarët, të vërteta dhe ka pasur të pa vërteta e trillime,të cilat këto të fundit kanë rrjedhë nga dashakeqësit e shqiptarëve. Mirëpo , shkrimet që pasqyrojnë fakte dhe të vërteta se,disa shqiptaro-amerikan,të cilët jetojnë në Amerikë, janë  kyqur në organizata terroriste,të frymëzuar nga Al-Kaida,dhe grupe tjera xhihadiste, duke i kundërshtuar SHBA-të,në shenjë hakmarrje për të këqiat që po u bëhën muslimanëve nëpër botë. Apo,të thëmi troq,cili dreq po ua bënë më sy, atyre shqiptarëve që kundërshtojnë Amerikën,duke ditur se ky vend dhe ky popull është miku më i madh në jetën dhe historinë shqiptare,me çrast është dëshmuar herët dhe vonë,pa dalluar shqiptarët të cilës fe i përkasin.Faktet janë ato të cilat nuk të lënë hapësirë të lëvizësh,prandaj sëcili që e ndien vetën shqiptar,ndihet i prekur dhe i penduar për rastët e tilla,të cilat shkojnë në dëm të gjithë shqiptarëve.

Në tetor të vitit kaluar,Gjykata Federale e Karolinës Verore,ka dënuar tre terrorista ,njëri prej tyre ishte një shqiptar,i quajtur H.SH.i cili ishte akuzuar për një sulm në një bazë ushtarake Amerikane afër Uashingtonit. Po ashtu edhe një shqiptar tjetër,i ashtuquajtur A.H.është arrestuar në Aeroportin e Nju Jorkut,i cili ka pranuar se ishte i lidhur me Xhihadin islamik,dhe ka përgaditur një komplot terrorist,sipas agjencisë INA.Para pak kohësh ,u arrestuan edhe katër shqiptarë tjerë,nën akuzat e një planifikimi terrorist,për të sulmuar ushtarët amerikan të Fort Dixit,të cilët ishin D,E,SH.Duka,dhe A.Abdullahu,që të gjithë ishin shqiptaro-amerikan.

Në këto ditë të janarit do të vendoset edhe procesi  kundër A.Ukës,i cili akuzohet për vrasjen e dy ushtarëve amerikan dhe një të plagosur në Frankfurt të Gjermanisë,i cili pranon se ka gabuar,me çrast ishte i frymëzuar duke lexuar dhe shikuar materiale islamiste në Internet. Tani del një shqiptar tjetër me preardhje nga një fshat i Prezerenit,i ashtuquajtur S.Osmankoqi,shqiptaro-amerikan,i cili akuzohet se kishte planifikuar të sulmojë klubet e natës në teritorin Tampabej,dhe zyrën e Sherifit,në shenjë  të hakmarrjes për të këqijat që po u bëhën muslimanëve nëpër botë,i cili sipas një citati të një agjenti kishte thënë se,gjaku i muslimanëve është më i vlefshëm se i atyre që nuk besojnë në islam. Edhe  me vrasjen e kryeterroristit të Al-Kaidës, Bin Lladeni,i cili konsiderohej se ishte terroristi më i madh në botë,njëherit dhe arkitekti i sulmit ndaj Kullave Binjake në Nju-Jork,ku humbën jetën më shumë se 3mijë veta të pa fajshëm,ndër ta ishin dhe tre shqiptarë,ku sipas një agjecie amerikane flitet se,afro 4mijë shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për kryeterroristin botëror.

Është e vërtetë se çdo njeri është i konfrontuar me fatin e tij,dhe angazhohet me qëllim që të arrijë diçka më të mirë në jetën e vet,po ashtu edhe shumë shqiptarë e patën fatin e tillë,të cilët e muarën botën në sy,për të përmirësuar kushtet ekonomike të jetës,por edhe për të ikur nga pushteti okupator serb i athershëm,të cilët zunë srehim dhe vend në SHBA-të,ku aty gjetën mikpritjen dhe vendin më të sigurtë e më të garantuar për të punuar dhe për të jetuar. Sipas historisë amerikane ,që nga Georg Washingtoni,i cili çmohet si „babai i kombit amerikan“,në letrat e tija presedenciale ka lënë porosinë për shqiptarët,në shenjë përkrahje të këtij populli nga shteti amerikan. Mandej,Woodrow Wilson në Konferencën e Paqës në janar të vitit 1919 në Paris,ndikoi që të mos bëhët eleminimi i shtetit shqiptar,por të jetojnë shqiptarët të lirë dhe të pavarur. Mandej,Presidenti Nikson,ishte njeriu më i vendosur dhe kyq,që vendosi për Autonominë e Kosovës 1974. Kurse,Presidenti Karter në vitin 1970-80,ishte i vetmi që ia përmendi Titos,që Kosova e meriton statusin e Republikës.

Dhe të gjithë presidentët e ardhshëm amerikan,deri te Presidenti Obama sot ,i ndihmuan shqiptarët dhe i afruan në tryzën e barabartë të kombeve tjera të botës,dhe deri te Pavarësija e tyre. Pa ndihmën e shtetit amerikan dhe Presidentëve të tyre,si Georg Bush i parë dhe i dytë,si dhe me ndihmën e Presidentit të pa harruar Klinton,përndryshe,Kosova kurrë nuk do të ekzistonte e lirë dhe e pavarur,të cilët së bashku me aleatët e tyre të NATO-s, e larguan qafe okupatorin shekullor serb nga Kosova.Dhe duhet ta pranojmë se ,pa ndihmën e Amerikës,Kosova sot ishte e çfarosur nga fashizoidet e Serbisë,dhe ishte dro se, kombi shqiptar në Kosovë nuk do të ekzistonte,sipas planëve që kishte bërë Serbija për zhdukjen e këtij populli. Amerika dhe qeverija amerikane nuk e ka dalluar Kosovën si një vend me shumicë islame,por e ka çmuar vetëm si popull shqiptarë dhe liridashës,të cilit ia shtrinë dorën në situatat më kritike të jetës së vet.Shqiptarët kanë  simpati të madhe ndaj popullit amerikan,dhe nga dashurija që kanë për këtë popull dhe vend mik, e quajmë „Engjulli shpëtimtar i  Kosovës“.

Për të kuptuar më mirë atë që ka ndodhur te shqiptarët,të kujtojmë vetëm luftën e fundit që shkakëtoi Serbija ndaj popullatës shqiptare në Kosovë,e cila asgjësoi dhe masakroi fëmijë,pleq,gra dhe të tjerë shqiptarë të pa fajshëm,dhe dëboi e boshatisi tërë popullatën nga vendbanimët e tyre,djegi dhe shkatërroi me qindra e mija shtëpija banimi e objekte të tjera kulturore e fetare,dhe sot pas 13 vitëve të pasluftës kemi edhe 1800 kufoma shqiptarësh të pa kthyer në vendin e vet,që të prehën në tokën e tyre të shenjtë,të cilët janë marrë peng të gjallë,apo të vdekur dhe janë të mëshehur nëpër djerrinat e Serbisë,ku shteti serb luan më këto kufoma sikur një lojë shahu,duke i përdorir si „piona“politik. Janë me qindra femra shqiptare(motrat e nënat tona shqiptare),të një gjaku dhe të një rrënje,të dhunuara e të malltertuara,të cilat sot janë të traumatizuara dhe të demoralizuara , si  ta vazhdojnë jetën e tyre të përbuzur që u shkakëtoi okupatori i fëlliqur serb.Ekzistojnë me qindra luftëtarë të lirisë që i lanë gjymtyrët e tyre në luftë,duke luftuar kundër armikut serb,dhe fare pak ka kujdesje për këtë kategori njerëzish sot,të cilët jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.Prandaj,si e ndiejnë vetën ata shqiptarë,apo islamët e tillë radikal ,të cilët i zëjnë rrugët e Amerikës ,duke protestuar për popullin jo shqiptarë,dhe duke terrorizuar popullin amerikan dhe Amerikën,përkrah atyre që nuk na lidhë asgjë e përbashkët, duke përkrahë grupet terroriste të Bin Ladenit .

Duhët të ndëgjohet zëri i arsyes,që shqiptarët ta ngrisin zërin e tyre kundër dhunës që iu bë shqiptareve nga pushtuesit,dhe jo të ngrisin zërin rrugëve të botës në kundërshtim të Amerikës,në shenjë përkrahje të xhihadit islam dhe radikal,me të cilët nuk na lidhë fe as atdhe,me të cilët nuk na lidhë gjak,as lak.

Dhe shqiptarët nuk e kanë të gjakut vet,apo vëlla Bin Lladenin,por mik e kanë Amerikën e vëlla e kanë  Gjergj Kastriotin e bac Ademin.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen